Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Interpelanca me Ahmetajn/ Braçe: S’do ta mbyll gojën. Fino “lë në baltë” socialistët

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Interpelanca me Ahmetajn/ Braçe: S’do ta mbyll gojën. Fino “lë në baltë” socialistët

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i ka kërkuar llogari ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetajt, sa i takon luftës së evazionit fiskal në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Erion Braçe: Uli Hënes është një kampion bote, është dënuar me 3.5 vite burg për evazion fiskal, dhe mori në detyrim për të paguar 18.5 mln euro detyrime tatimore që u ishte shmangur.

Ronaldo pagoi 18.8 mln euro gjatë periudhës që luante në Spanjë. Po ashtu edhe Murinjo është dënuar me një vit burg dhe detyrimin për të paguar 1.78 mln paund. Por edhe Messi që është dënuar me 21 muaj dhe detyrimin për të paguar 5 mln euro për evazion, Neymar, etj.

Nga Gjermania që udhëheq Evropën deri te Spanja, ka shembuj ku barazia fiskale marrin një vlerë themelore. Po në Shqipëri? Dua të mbetem te sporti. FSHF është një nga institucionet më të rëndësishme. Pa më të voglin diskutim duhet të ishte institucioni që të duhet të reflektonte ligjshmëri fiskale. Që nga shkurti kam kërkuar informacione. Por me thënë të drejtën, nuk marr një përgjigje të saktë për përputhshmërinë me ligjin. Pres një përgjigje nga Ahmetaj për këtë fakt.

Arben Ahmetaj: Struktura ligjore për futbollin dhe pjesës së pronësisë, e cila është konfuze, pjesës së sponsorizimeve dhe promovimeve. Ka sjellë në shumë raste kaos në klubet sportive. Kërkesa për interpelancë ka qenë e gjerë. Përsa i përket FSHF-së, sot për shkak të mbështetjes të qeverisë Rama 1, ka tre stadiume të reja. I Elbasanit, Shkodrës dhe kompleksi sportiv i Tiranës. Stadiume në këtë vend janë ndërtuar vetëm në kohën e Enverit në 1980. FSHF ka qenë dikur një institucion pa zë, sot është në fokus. Vëmendja ndaj sportit është rritur ndjeshëm.

Në aspektin fiskal është regjistruar në 08.08. 1996. Ka statusin e organizatës jo fitimprurëse dhe deklaron në tatimin mbi të ardhurat, kontributet, dhe tatime të tjera në burim.

Ka një problem serioz me klubet. Po u nxjerr tre klube, që kanë nevojë për formalizim. Skënderbeu, një klub dinjitoz dhe çfarë ndodh. Kristi Vangjeli paguhet 100 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa ekonomistja merr pak më shumë. Merr 130 mijë lekë në muaj, në 2014 këta futbollistë. Me këto listë pagesa, këta futbollistë nuk kanë pasur mundësi të hanë, jo për të luajtur. De Souza paska marrë 22 mijë lekë të reja në muaj, dhe kur ka hyrë në fushë.

Bujar Lubani, trajner i madh merrte 36 mijë lekë në muaj. Gugash Magani ky punonte me zero, e bënte nga pasioni nuk merrte pagë. Pastaj Klodian Dervishi, edhe ky me zero.

Ze Maria ky merr vetëm 19 mijë lekë, pastaj kemi Ilion Likën 19 mijë lekë. E kuptoni sa larg janë klubet nga formalizimi? Astrit Nallbani, paga bruto është 1 lek. Ndalemi te Vllaznia, Armango Cungu 544 mijë lekë.

Për hir të së vërtetës është më afër formalizimit. Te Partizani, kemi Alveshin. Ky merr 130 mijë lekë në muaj, Alban Hoxha 100 mijë lekë. Dua të them që formalizimi në futboll është emergjencë. Me ligjin e ri të sportit, jam i bindur që situata do të avancojë.

Erion Braçe: Në asnjë rast nuk do ta mbyll gojën para institucioneve që kanë fituar imunitet fiskal. Qofshin nderi apo llumi i kombit. Para ligjit, të gjithë të barabartë. Duhet të paguajnë tatime dhe taksa. Unë pyeta për tatimin mbi të ardhurat që paguhet nga FSHF, dhe sa është 10% që i takon buxhetit nga e drejta TV në 10 vitet e fundit.

Por nuk mora përgjigje. Që në shkurt, kam kërkuar te Financat për tatimin në burim, honoraret dhe bonueset që paguhen nga FSHF në 8 vitet e fundit. Por përgjigje nuk kam marrë. Për 8 muaj nuk jepet përgjigje, por as këtu.

Ministri iu referua të dhënave për pagat të personelit. Çfarë është zëri ‘paga jashtë federatës’? Pasi vlera është tre herë më e madhe se vlera e pagave të paguara për personelin. Nuk mund të ketë imunitet FSHF nga tatimet. Në Belgjikë janë mbi 100 të arrestuar për evazion. Kur kjo ndodh në zemër të Europës. Pse ne duhet të pranojmë alibinë e një personi që nuk heq dorë nga një karrige atje për këtë gjë. Pse duhet ti jepet imunitet një institucioni të tillë. Bëni detyrën. Nuk ta solla Ronaldon, për të krahasuar me Vangjelin, por për shembull.

Arben Ahmetaj: Unë mendoj që të harxhosh kaq shumë kohë për FSHF dhe sportin është gjëja e duhur. Ia vlen të fokusohemi edhe te bastet. FSHF ka statusin e organizatës jo fitimprurëse, deklaron disa tatime. Ka në listëpagesa në 2018, ka 72 të punësuar për sigurimet, ka paguar 75 milionë lekë.

Erion Braçe: E kuptoj ironinë tuaj, ishte e zgjuar. Do të vijoj që të harxhoj kohën. Dje në orën 15:20, zyrtarët e hetimit tatimor në Fier shkuan në një lokal në fshatin Çermë. E gjetën bosh dhe e gjobitën për mos prerje të kuponit tatimor.

Teksa ka qenë duke u zhvilluar në Kuvend interpelanca për kontrollin financiar në FSHF, në përfundim të replikës së Erion Braçes me ministrin Arben Ahmetaj, një pjesë e deputetëve sdocialistë kanë shpërthyer në të qeshura.

Po kjo nuk është pritur aspak mirë nga Bashkim Fino. Ai u ka kërkuar kolegëve të mos qeshin, po të bëjnë detyrën për të cilën janë zgjedhur.

“Mos qeshni, po bëni detyrën”, mësohet të ketë thënë Fino kolegëve të tij socialistë.

Fino i është drejtuar dhe ministrit Bushati me fjalët: Mos qesh, se je i akuzuar nga PD-ja për vjedhjen e votave.

 

Tags: AhmetajbraceFino

TË LIDHURA

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike
Aktualitet

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

15:39 | 14/04/2026
Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin
Aktualitet

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

15:35 | 14/04/2026
Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë
Aktualitet

Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë

15:09 | 14/04/2026
Next Post
Sheiku në hall, gratë ia mbledhin. Nuk e lënë të martohet

Sheiku në hall, gratë ia mbledhin. Nuk e lënë të martohet

Cardi B, Selena, Dj Snake dhe Ozuna; ja hiti që po sfidon “Despacito”

Cardi B, Selena, Dj Snake dhe Ozuna; ja hiti që po sfidon “Despacito”

“Nuk do ta mbyll gojën, s’pranoj tallje”, Braçe i përvishet keq Armand Dukës

“Nuk do ta mbyll gojën, s’pranoj tallje”, Braçe i përvishet keq Armand Dukës







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk
Bota

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

by mirseda
15:47 | 14/04/2026
0

Ushtria ukrainase tha sot (14 prill) se kishte goditur një depo dronësh me raketa kruiz “SCALK” dhe...

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

15:39 | 14/04/2026
(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales

(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales

15:37 | 14/04/2026
Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

15:35 | 14/04/2026
Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë

Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë

15:09 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com