Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Importimi i rrezikshëm i betejës së Erdoganit mes nesh

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Nga Mero Baze/Ka një përpjekje të qëllimshme për të devijuar debatin mbi ekstradimin e të akuzuarve politikë, nga Kosova në Turqi, dhe përballja me këtë problem dhe në Shqipëri, me debatin pro gulenistëve dhe erdoganistëve në të dy anët e kufirit.

Ajo që duket se Erdogan po bën në Shqipëri dhe Kosovë tani, është të diversifikojë luftën speciale kundër armiqve të tij, duke i ndarë shqiptarët në pro tij dhe pro Gulenit.

Një portal anonim në Kosovë ka botuar “zbardhjen” e një prej dëshmive të të ekstraduarve në Turqi, i cili gjoja paska dëshmuar për mediat që financon Gylen në Kosovë, që ngjan me rrëfimet e diversantëve para Kadri Hazbiut, që pranonin se i kishte dërguar ose Papa, ose Kenedi.

Në Shqipëri po ashtu, mbështetës të Erdoganit në një emision në Televizonin Publik, u përpoqën të krijojnë idenë se ekstradimi është shpëtim i Shqipërisë nga terrorizmi.

Ky devijim i qëllimshëm i debatit është një nga shenjat e rrëshqitjes në thonjtë e Erdoganit.

Askush nuk ka bërë debat nëse vlen Gulen apo Erdogan më shumë. Gulen është një fanatik fetar në Turqi, që fillimisht ka frymëzuar dhe Erdoganin, dhe pastaj janë ndarë në rrugën për pushtet.

Përpjekja për t’u përfshirë në këtë debat, për të vlerësuar nëse njëri është i mirë e tjetri është i keq, në funksion të justifikimit të ekstradimeve, është tërësisht perversitet politik i Erdoganit.

E vetmja gjë e sigurt në debatin mes Erdoganit dhe Gulenit, është se ata janë kundërshtarë politik me frymëzim fetar, që të dy urrejnë qemalizmin dhe janë në thelb kundër shtetit laik turk. Por kjo nuk ka lidhje me ekstradimet nga Kosova dhe Shqipëria.

Njësoj sikur në pushtet në Turqi të ishte Gulen dhe të shpallte terrorist Erdoganin, sërisht ne nuk duhet të përfshiheshim në këtë debat, dhe në momentin që e shikojmë se është ekstradim për arsye politike, duhet ndaluar.

Detyrimi i një vendi për të mbrojtur azilantët politik është parësor dhe predominon mbi vlerësimet apo cilësimet për rrezikshmërinë e tyre.

I vetmi rrezik real që i vjen Kosovës dhe Shqipërisë nuk është prania e ndonjë azilanti politik këtu, por përfshirja në luftën politike në Turqi, si një shtet primitiv.

Tendenca për të filluar të gjykojmë se kush është më i mire, Erdogan apo Guleni, dhe kush është pro njërit e tjetrit, është në të vërtetë lufta reale që fut mes shqiptarëve Erdogani, dhe një rrezik shumë më i madh se mosdorëzimi i ndonjë kundërshtari të tij politik, siç do ta mbante çdo shtet i Perëndimit.

Lufta reale kundër nesh dhe rreziku real për shoqëritë tona, është pikërisht tendenca për të na futur në debat, për të gjykuar mbi dy kundërshtarët politikë në Turqi, dhe sidomos vlerësimi se me kë duhet të bëhemi. Ajo është ta importosh luftën dhe marrëzinë nga Turqia në trojet shqiptare. (TemA) 

Tags: betejësErdoganitImportimineshrrezikshëm

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Shoqatat fantazmë”/Komisioni i Disiplinës zbulon mashtrimin e Armand Dukës

“Shoqatat fantazmë”/Komisioni i Disiplinës zbulon mashtrimin e Armand Dukës

Shtypi i ditës, 8 prill 2018

Shtypi i ditës, 8 prill 2018

Çfarë ka ndodhur më 8 Prill? U themelua Shteti Islamik

Çfarë ka ndodhur më 8 Prill? U themelua Shteti Islamik







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com