Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Imazhi i Shqipërisë përmes gazetarëve

8 vjet ago
in Të Gjitha
Imazhi i Shqipërisë përmes gazetarëve

Nga Elvin Luku/Gjatë një konferencë me Kreun e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, në Bruksel, ku diskutohej hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Kryeministri Edi Rama i tërhoqi edhe njëherë “veshin” gazetarëve shqiptarë që edhe në kësi takimesh të rëndësishme për vendin “mes citimeve të mira e të këqija” zgjedhin këto të fundit, duke dëmtuar imazhin e vendit!

Po citoj: Unë nuk mund t’i shtoj ndonjë gjë asaj që tha Presidenti për shtypin dhe rreth asaj që ju citoni. Ka artikuj që na citojnë për keq, ka artikuj që na citojnë për mirë, por më befason që në këtë mundësi që keni, ju citoni ato për keq dhe kjo nuk është e mirë për ty, për mua, sepse jemi këtu për të njëjtin vend që ka një emër: Shqipëri!

Kjo nuk është hera e parë, e me shumë gjasë, nuk duket se do të jetë as e fundit, që kreu i qeverisë, por dhe deputetë të Partisë Socialiste, artikulohen publikisht me një tezë të tillë, sipas të cilës lajmi i keq në media, sidomos kur jehona e saj është ndërkombëtare, është një tjetër “njollë” në perceptimin që të huajt kanë për vendin tonë.

Në fakt, Kryeministri ka të drejtë!

Imazhi dëmtohet nga çështje të tilla, si “kanabizimi i vendit”, “dosja Habilaj”, “mbledhja dhe përpunimi i plehrave në Shqipëri”, etj., por ky nuk është një problem i gazetarëve, për sa kohë këta të fundit i përmbahen parimeve kryesore të profesionit të tyre, por një problem i politikës dhe zyrave të tyre të PR-it.

Gazetari, secili ne këndvështrimin e tij, e ka detyrë raportimin e ngjarjes dhe të vërtetës që ai sheh se fshihet pas saj, duke cituar fakte dhe prova, sikundër mund të ndërtojë një opinion a koment, qoftë dhe negativ, duke argumentuar rrethana të caktuara edhe pa prova të faktuara, kur në mënyrë intuitave, gazetari ka krijuar bindjen se kjo çështje “mban erë”.

Kjo qasje, sigurisht, nuk i pëlqen asnjë kryeministri, politikani apo drejtuesi të një zyre PR-i, të cilët imazhin e kanë të shenjtë! Duhet thënë se kjo tendencë e qeveritarëve për të orientuar mediat sesi duhet të shkruajnë e raportojnë nuk është lokale, por një fenomen botëror.  Në SHBA ky debat është bërë në vitet 1920, që kulmoi me një sërë botimesh nga Walter Lippmann e Edward Bernays, mbi përpjekjen e politikanëve për të orientuar raportimin mediatik, një tendencë kjo që ka vijuar përgjatë gjithë këtij Shekulli (lexo “Manufacturing consent” nga Noam Chomsky dhe Edward Herman), deri në ditët e sotme, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë është Presidenti Donald Trump.

Në librin e tij “Liberty and the news”, Walter Lippmann, i njohur si “themeluesi i gazetarisë moderne” dhe dy herë fitues i çmimit “Pulitzer”, denoncon shtypin e kohës së pasluftës së Parë Botërore, i cili publikonte artikuj sipas një teorie ku raportimi i drejtë dhe i vërtetë duhej sakrifikuar në emër të të mirës së qytetarëve:
…pas nënshkrimit të armëpushimit, dukej sikur miliona amerikanë ishin betuar se nuk do të mendonin më kurrë për veten e tyre. Ata ishin të gatshëm të vdisnin për atdheun, por jo të mendonin për të.

Ndërsa ajo pakicë, e cila kishte mundësinë dhe detyrën të reflektonte, me kokëfortësi besonte se vetëm ajo dinte të mendonte për të mirën e atdheut dhe shpikën një teori sesi publiku duhet të dijë çfarë është e mirë për të… Puna e gazetarëve ngatërrohej nga politikëbërësit me punën e klerikëve, profetëve dhe propaganduesve. Kjo mënyrë e të bërit gazetari parashikonte se e vërteta dhe e drejta duhej sakrifikuar sa herë që dikush mendonte se ajo ishte e nevojshme për të mirën e qytetarëve… – Kjo teori, shkruante Lippman, për mënyrën sesi duhet të raportohet lajmi përtej të vërtetës, është një sulm i hapur ndaj themelit kushtetues, për të drejtën e fjalës dhe asaj për informim. Nuk mund të ketë ligj më të madh për gazetarin se të raportojë të vërtetën dhe të “nxjerrë djallin zbuluar”. (Lippmann, 1920, pp. 7-13)

Ndonëse një histori e ndryshme në kohë dhe hapësirë, shembulli dhe analiza e Lippmann vjen shumë aktuale në Shqipërinë e sotme, të një Shekulli më pas, veçanërisht po të kujtojmë kritikat dhe ankesat e Kryeministrit Rama për mënyrën e raportimit të gazetarëve dhe mediave, të cilat ai preferon ti quajë “kazan”.

Në disa raste, kreu i qeverisë mund të ketë të drejtë, dhe ai ka pjesën e tij në këtë “kazan”, por ti thuash gazetarit se raportimi dhe pyetjet e tua për kanabisin, korrupsionin dhe krimin e organizuar po dëmtojnë imazhin e vendit, është një shmangie totale e përgjegjësisë si shtetar dhe një përpjekje për të vrarë lajmësin!
Kujdes, lajmësi është i shenjtë!

Mes një gazetari-llustrues dhe një tjetri baltosës (sipas konceptit të kryeministrit), personalisht, po jam i sigurt dhe gazetarë “të një planeti tjetër” si Lippmann, Bernstein, Frost, e të tjerë shërbestarë të interesit publik si Edward Snowden e Julian Assange, do të zgjidhnin këtë të dytin.

Tags: elvin lukugazetarëveimazhipermesShqipërisë

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Nuk ka pushime për De Biasin, rikthehet në Serie A

Nuk ka pushime për De Biasin, rikthehet në Serie A

“Magjiku” Ronaldo, i shënon supergol Dortmundit (Video)

“Magjiku” Ronaldo, i shënon supergol Dortmundit (Video)

Rripi i Gazës/Trump vë në lëvizje palestinezët, digjen flamujt amerikanë

Rripi i Gazës/Trump vë në lëvizje palestinezët, digjen flamujt amerikanë

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë. 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër e frikësuar fshihet në pyll

Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë. 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër e frikësuar fshihet në pyll

10:35 | 08/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge
Aktualitet

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

by mirseda
18:37 | 08/08/2025
0

“AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër të operacionit...

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

18:21 | 08/08/2025
Greqia “pushtohet” nga flakët, evakuohen disa zona banimi për shkak të zjarreve në pyje

Greqia “pushtohet” nga flakët, evakuohen disa zona banimi për shkak të zjarreve në pyje

18:06 | 08/08/2025
“Gjykata shkeli Kushtetutën”, Vetëvendosjes nuk i konvenon vendimi – sulmon Kushtetuesen

“Gjykata shkeli Kushtetutën”, Vetëvendosjes nuk i konvenon vendimi – sulmon Kushtetuesen

18:03 | 08/08/2025
530 fëmijë në shkolla/ Rënie në arsimin parauniversitar, rritje në të lartën

530 fëmijë në shkolla/ Rënie në arsimin parauniversitar, rritje në të lartën

17:58 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com