Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sonte se nuk ka asnjë lidhje me Klement Balilin dhe se nuk e ka takuar kurrë.
Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit”, në “News 24”, Meta deklaron se përshëndet arrestimin e Klement Balilit duke shtuar se që në momentin që ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ai në cilësinë e kryeparlamentarit ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për arrestimin e Klement Balilit kur ishte President Bujar Nishani.
“Kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për arrestimin e tij kur ishte President Bujar Nishani. Nuk kam pasur asnjë takim fizik dhe asnjë kontakt me shtetasin Klement Balili. Si President dhe si qytetar përshëndes arrestimin e Klement Balilit”, deklaroi Meta.
Në media llogoret e politikës dhe në media është folur se Klement Balili ka pasur shumë mbështetje politike duke filluar që nga PD-ja fillimisht, pastaj e ndjekur nga LSI-ja dhe më pas PS-ja.
Si lidhje e fortë me LSI-në është marrë për bazë detyra e drejtorit të transporteve që ka mbajtur në Bashkinë e Sarandës.