Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Ilir Daja: Në “Elbasan Arena”, rikthehet një tjetër Skënderbe

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Ilir Daja: Në “Elbasan Arena”, rikthehet një tjetër Skënderbe

I kënaqur me rezultatin, por i zhgënjyer nga arbitri, Ilir Daja premton se në Elbasan Arena do të jetë një tjetër Skënderbe nga ai që u pa në stadiumin Maksimir të Zagrebit, një skuadër akoma më e fortë që do të japë më të mirën në fushë për të arritur një tjetër kualifikim historik në fazën e grupeve të Europa League. Barazimi 1-1 në Zagreb është konsideruar si një rezultat shumë i mirë nga trajneri i korçarëve Ilir Daja i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes akuzoi gjyqtarët letonezë për faktin se i anuluan me të pa të drejtë një gol të rregullt Skënderbeut:

“Mund të them se ne morëm çfarë deshëm, ky është një rezultat shumë i mirë për ne. Kemi luajtur një pjesë të parë të madhe, nuk e kam parë ende videon por kam marrë shumë mesazhe që na është anuluar me të padrejtë një nga golat në ndeshje”, deklaroi Ilir Daja. Më tej trajneri theksoi:” Nuk i dhamë shumë kohë dhe hapësirë Dinamos dhe u paralizuam nga faullet. Ky është një rezultat i madh për ne, do të shihni një Skënderbe tjetër në ndeshjen e kthimit, në Elbasan presim mbështetje të madhe nga tifozeria jonë”. Përsa i përket momentit të pësimit të golit në sekondat e fundit me 5 minutat që realisht ishin të ekzagjeruara nga gjyqtari, 50 vjecarit i stolit të korçarëve, shtoi: “Ne u tërhoqëm në fund, nuk arritëm të kontrollonim më topin, por nuk mendoj se ishim të lodhur, edhe pse nuk ishim ashtu siç duhej”.

Skënderbeu tashmë ka shanse të mëdha për të arritur kualifikimin të Enjten e ardhshme në Elbasan Arena dhe Daja është i vetëdijshëm për këtë:

“Dinamo ka një skuadër të madhe, ne mund të fitonim, por edhe ky 1-1 është një rezultat i mirë për ne. Kush është i favorizuar? Është ende e hapur, do të jetë një ndeshje interesante dhe nëse kthehemi pas te ajo që bëmë në ndeshjen e parë, është një hap i madh për ne në grupet e Europa Leagues”, theksoi në fund të fjalës së tij trajneri i Skënderbeut.

Edhe mediat kroate e pranuan që Dinamo u favorizua nga arbitri ndërkohë që trajneri i skuadrës kroate, Mario Cvitanovic ishte shumë i pakënaqur me lojën që zhvilloi skuadra e tij, ndërsa mbeti i befasuar nga paraqitja e shkëlqyer që bëri sulmuesi i korçarëve Ali Sowe edhe pse e kishte ndeshjen e tij të parë. Gjithsesi Cvitanovic beson te kualifikimi dhe e paralajmëroi Skënderbeu se në Elbasan Dinamo e Zagrebit do të ketë në dispozicion sulmuesin e saj kryesor algjerianin Soudani, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi në sfidën e zhvilluar në Maksimir. 

Tags: Elbasan ArenaIlir Dajarikthehetskenderbe

TË LIDHURA

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror
Sport

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror

20:31 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti
Sport

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës
Bota

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

14:18 | 11/03/2026
Next Post
Opposition leader: Elections will be followed by major reforms in Albania

Basha: Rama më vodhi zgjedhjet, ministrat teknikë u sabotuan; E tregoi edhe raporti i tyre

Dikur prindërit e shitën për 26 dollarë, sot Jackie Chen e do gjithë bota

Dikur prindërit e shitën për 26 dollarë, sot Jackie Chen e do gjithë bota

A ka Shqipëria një problem amerikan?

A ka Shqipëria një problem amerikan?







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com