Në prononcim për shtyp ka dalë edhe kryetari i PDIU-t, Shpëtim Idrizi i cili u shpreh se është optimist për gjetjen e një zgjidhje nga takimi Rama-Basha.
Idrizi tha gjithashtu se 16 korriku është data e pranuar edhe nga PDIU pasi është data e paketës “McAlister”
“Besoj se ishte një diskutimi i munguar, ne PDIU, i qëndrojmë paketës “McAlister”.
Këto zgjedhje duhet t’u japin mundësi shqiptarëve të zgjedhin .
PDIU është pro datës së kësaj pakete, pra 16 korrikut.
Është çështje vullneti dhe besoj se takimi Basha- Rama do ti japë një zgjidhje kësaj krize të gjatë.
Basha ka pasur një kundërpropozim nga Rama, por që në fund ishim dakord për disa pika.
Nga të gjitha qëndrimet që u mbajtën në tryezë duhej se ky takim dhe besoj se në historinë e partive politike, vendi ynë e ka gjetur zgjdhjen çastet e fundit”-tha Idrizi.
Kujtojmë se takimi zgjati për gati 2 orë dhe u thir nga kreu i PAA-së dhe PR-së.