Jose Mourinho e dëshiron sulmuesin suedez, Ibrahimoviç, të paktën edhe një vit tek skuadra e tij dhe, për këtë, “Djajtë e Kuq” janë gati t’i ofrojnë Ibrës një kontratë “faraonike”.
Sipas “Mirror”, Manchester United është e gatshme t’i ofrojë Ibrahimovicit 20 milionë stërlina në vit.
Suedezi 35-vjeçar deri më tani ka shënuar 28 gola, gjatë këtij sezoni, duke shfaqur një formë shumë të mirë për moshën që ka.