Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

IA në shëndetësi, Sala në Milano: Po krijojmë një model në rang kombëtar

4 javë ago
in Aktualitet, Politikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, prezantoi në Milano strategjinë kombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, me fokus onkologjinë, gjatë Kongresit të Parë të Inteligjencës Artificiale në Onkologji, organizuar nga Shoqata Europiane për Inteligjencën Artificiale dhe Kërkimin Shkencor për Tumorin, e drejtuar nga mjekja shqiptare Arsela Prelaj.

Në fjalën e saj, ministrja Sala vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në avancimin e shkencës dhe në mbështetjen e reformave të shëndetësisë në Shqipëri, veçanërisht në fushën e onkologjisë dhe inovacionit teknologjik.
“Jam shumë krenare sepse presidentja e Shoqatës organizuese të Kongresit është një mjeke onkologe shqiptare, pjesë e diasporës. E asaj diaspore që po na ndihmon aktivisht në përmirësimin e sistemit onkologjik në Shqipëri, që nga Instituti i Onkologjisë, tek qendrat rajonale të onkologjisë dhe Rrjeti Shqiptar i Onkologjisë”, u shpreh ajo.
Ministrja Sala theksoi se gjatë pjesëmarrjes në këtë kongres është prezantuar strategjia e qeverisë shqiptare për inteligjencën artificiale, inovacionin dhe digjitalizimin në shëndetësi, me fokus të veçantë shërbimin onkologjik, një prioritet i rëndësishëm në transformimin e sistemit shëndetësor në vend.

“Po punojmë me intensitet për ndërthurjen e sistemeve digjitale, për përmirësimin e teknologjisë, si dhe për implementimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi. Shqipëria është një vend i vogël ku po ndërthurim teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, duke krijuar një model në rang kombëtar”, tha ajo.

Ministrja Sala nënvizoi se ky transformim përbën një mundësi të rëndësishme për krijimin e një modeli të integruar kombëtar, i cili mund të shërbejë si praktikë e suksesshme edhe për vende të tjera.

Kongresi dyditor i Inteligjencës Artificiale në Onkologji, i organizuar nga Shoqata Europiane për Inteligjencën Artificiale dhe Kërkimin Shkencor për Tumorin, e drejtuar nga mjekja shqiptare Arsela Prelaj mblodhi në Milano ekspertë, studiues, mjekë dhe përfaqësues institucionesh nga vende të ndryshme të botës, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në përdorimin e inteligjencës artificiale në diagnostikimin, trajtimin dhe kërkimin shkencor në onkologji.

TË LIDHURA

Aktualitet

“Kollaj t’u sillesh rrotull protestave të sotme me fjalë boshe dhe konspiracione”, Elisa Spiropali

13:31 | 05/06/2026
Aktualitet

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

13:28 | 05/06/2026
Aktualitet

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:20 | 05/06/2026
Next Post

CIA rrëzon luftën e Trump-it: Irani mund t’i rezistojë muaj të tërë bllokadës në Hormuz

Von der Leyen pas komunikimit me Trump: Progres i kënaqshëm drejt ratifikimit të marrëveshjes

Vetëvendosje “vulos” koalicion me tre parti, Gërvalla: Për një shtet që nuk lëkundet







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Kollaj t’u sillesh rrotull protestave të sotme me fjalë boshe dhe konspiracione”, Elisa Spiropali

by mirseda
13:31 | 05/06/2026
0

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali thotë se duhet një marrëveshje e re për Shqipërinë. Duke iu referuar...

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

13:28 | 05/06/2026

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:20 | 05/06/2026

Deputeti i PD: Qeveria po ndan Shqipërinë, qytetarët të protestojnë!

13:12 | 05/06/2026

Xhaxhai i Enea Mekollit akuza të forta: Kush e urdhëroi operacionin të përgjigjet para ligjit.

13:06 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com