Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“I zhytyr në mjerim”, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Të largohet nga politika, ka përçarë demokratët

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë

Enkelejd Alibeaj ka akuzuar sërish , ish-kryeministrin, Sali Berisha, për përçarjen e demokratëve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Alibeaj i ka kthyer përgjigje Sali Berishës, i cili deklaroi në konferencën e përjavshme me gazetarët, se është i gatshëm të diskutojë me këdo, “përveç dy personave.”

Alibeaj e cilëson Berishën si humbës të zgjedhjeve të 14 majit, ndërsa thotë se me ligësinë e tij po mban peng një pjesë të demokratëve.

Sipas Alibeajt, Berisha duhet të largohet nga jeta politike dhe të heshtë.

Postimi i plotë i Alibeajt

Humbësi i zgjedhjeve të 14 majit ka vijuar dhe sot serinë e përsëritjes së justifikimeve bajate që nuk ja hanë më as kandidatët dhe as besnikët e tij. I zhytur në mjerimin e mungesës së shpresës dhe alternativës, Sali Berisha vijon serinë e shpalljes së armiqve me shpifjet e zakonshme dhe banalitetin konstant, për të gjjthë ata që mendojnë ndryshe nga ai. I dëshpëruar por i palodhur nga përpjekja për të përçarë PD, i rrënuar moralisht por i paepur në përpjekjen për të mbajtur peng një pjesë të demokratëve, me ligësinë e dikujt që koha dhe veprat ia kanë shkruar fundin e palavdishëm, ndaj Sali Berishës ka vetëm një zgjidhje: të largohet i braktisur dhe të heshtë duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti, nëse i ka mbetur. Kështu demokratët do të fitojnë mundësinë për të qenë alternativë e re për shqiptarët. Duke lënë pas të shkuarën dhe pa ngarkesat e korrupsionit familjar dhe të shpurës së tij, pesha e të cilave i shërbejnë veçse Ramës e të ngjashmëve të tij për ta mbajtur gjallë në politikë dhe që i kanë lënë demokratët në opozitë.

Dy ditë më parë u caktua data për zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike. Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun partisë më 29 korrik. Kryesia ka vendosur afat deri më 20 qershor për dorëzimin e kandidaturave për kreun e ri të partisë, ndërsa pritet me interes nëse do të futet në garë edhe Lulzim Basha, i cili tashmë i është rikthyer politikës aktive.

Ndërkohë, Kryesia u ka lënë kandidatëve rreth 1 muaj kohë për fushatën për kreun e partisë dhe më pas do të mbahen zgjedhjet. Sa i takon Kuvendit Kombëtar, duhet të mbahet brenda muajit shtator, për të bërë edhe ndryshimet stautsore.

Kujtojmë sr pak ditë pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar.
Pas dorëheqjes së tij, Alibeaj tha se partia duhet të riorganizohet për t’u ndarë nga Sali Berisha dhe për të ndërtuar aleancë me potencial për zgjedhjet e vitit 2025.

Si rrjedhojë, Gazment Bardhi u zgjodh kryetar i grupit parlamentar pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj. Sakaq largimi Alibeajt ka sjellë në dritë skenarin për rikthimin e Lulzim Bashës. Burime bëjnë me dije se Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me të rinjtë e FRPD-së në një hotel në Tiranë. Ia vlen të theksojmë se Lulzim Basha nuk ka folur publikisht për një rikthim në PD. Mbetet për tu parë se si do procedohet me liderin e PD-së zyrtare.

TË LIDHURA

Aktualitet

Përcillet për në banesën e fundit polici hero, do të prehet pranë vëllait të ndjerë

12:30 | 05/06/2026
Politikë

Seanca në GJKKO, avokati i Kryemadhit kërkon të aksesojë dokumentet dhe përgjimet në USB

12:27 | 05/06/2026
Politikë

Rama nga Tivati: Për Zvërnecin s’ka ende projekt të miratuar

12:07 | 05/06/2026
Next Post

Dy burra shqiptarë bëhen bashkë për të rrahur një grua, e pëson edhe 12-vjeçari

E FUNDIT/ 6-vjeçarja bie nga kati i dytë i banesës në Kamzë

Sulm në një shkollë, ka të plagosur







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Përcillet për në banesën e fundit polici hero, do të prehet pranë vëllait të ndjerë

by mirseda
12:30 | 05/06/2026
0

Pas homazheve të mbajtura sot në Qendrën Kulturore të Pogradecit, trupi i policit hero të rënë në...

Seanca në GJKKO, avokati i Kryemadhit kërkon të aksesojë dokumentet dhe përgjimet në USB

12:27 | 05/06/2026

Rama nga Tivati: Për Zvërnecin s’ka ende projekt të miratuar

12:07 | 05/06/2026

“Po na vriten djemtë”/ Xhaxhai i policit të vrarë apel Begajt në homazhe

12:04 | 05/06/2026

Brikena konfirmon ndarjen nga Mateo: Vendosa të largohem

11:55 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com