Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

I vranë të birin me snajper në ballkonin e banesës, del fotoja e ‘Buzëderrit’, pjesë e bandës së “Gaxhait”

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
I vranë të birin me snajper në ballkonin e banesës, del fotoja e ‘Buzëderrit’, pjesë e bandës së “Gaxhait”

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë një foto të Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzëdërri”, të cilit mbrëmjen e 7 Janarit i ekzekutuan me snajper të birin 23 vjeç, Gëzim Sinemati, në ballkonin e banesës së tij në qytetin e Vlorës.

Sokol Sinomati, ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” në vitin 1997 në Vlorë, teksa në foto shfaqet bashkë me të akuzuarit e tjerë të kësaj bande në Gjykatën e Tiranës në vitin 1999.

“Ky eshte Sokol Sinomati në banken e te akuzuareve me banden e gaxhait në vitin 1999 në gjykaten e Tiranes” – shkruan shkurtimisht Artan Hoxha në foton e publikuar në rrjetet sociale.

Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.

Në 2014 gjykata e Lartë atëherë me relator Edmond Islamaj vendosën që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomati – të dy ushtarë të Gaxhait – të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin përfundimisht me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim, duke u dënur përfundimisht me 16 vite burgim. Ky vendim solli lirimin e tyre nga qelia,edhe pse ishin të akuzuar dhe dënuar për një tjetër vrasje të kryer në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vdekur mbeti Elton Tato.

Pas lirimit, ai u largua nga Shqipëria në vitin 2017-n, drejt Belgjikës, ku sërish merrej me aktivitet të paligjshëm dhe u arrestua aty në vitin 2021, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për ngjarjen e regjistruar në vitin 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku

Edhe i biri Gëzim Sinomati jetonte në Belgjikë, teksa kishte ardhur në vendin tonë dy herë brenda muajit, sepse i vdiq gjyshja dhe siç duket kishte vendosur të priste edhe të atin, që thuhet se do të dilte nga burgu për pak ditë, pasi i përfundonte dënimi.

Por, kundërshtarët, vepruan shpejt dhe e ekzekutuan dy ditë më parë, edhe pse ka dyshime se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër. Dyshohet se ata mund të kishin si qëllim të vrisnin xhaxhain e viktimës, Benard Sinomati, vëllai i Sokolit, i cili ndodhej në të njëjtën banesë. Edhe ky i fundit jetonte në Belgjikë dhe kishte dy muaj që kishte ardhur në Shqipëri.

Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Benard Sinomatit, dy vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku iu ekzekutua nipi 23 vjeçar.

TË LIDHURA

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike
Aktualitet

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

15:39 | 14/04/2026
Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin
Aktualitet

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

15:35 | 14/04/2026
Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë
Aktualitet

Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë

15:09 | 14/04/2026
Next Post
“Fëmijëve u thoshte se nëna juaj ka vdekur”, Zbardhen dëshmi tronditëse për familjen e grekut që vrau shqiptaren shtatzënë

“Fëmijëve u thoshte se nëna juaj ka vdekur”, Zbardhen dëshmi tronditëse për familjen e grekut që vrau shqiptaren shtatzënë

Ekzekutim i shqiptares shtatzënë në Greqi, partneri i shqiptares mohon akuzat: E vranë teksa flija, nuk e bëra unë!

Ekzekutim i shqiptares shtatzënë në Greqi, partneri i shqiptares mohon akuzat: E vranë teksa flija, nuk e bëra unë!

“Berisha libero”, emigrantë shqiptarë protestojnë në Romë kunder arrestimit të ish-kryeministrit

“Berisha libero”, emigrantë shqiptarë protestojnë në Romë kunder arrestimit të ish-kryeministrit







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta
Bota

“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta

by mirseda
15:57 | 14/04/2026
0

Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka bërë komente kritike ndaj Giorgia Meloni dhe kreut të...

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

15:47 | 14/04/2026
Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

15:39 | 14/04/2026
(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales

(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales

15:37 | 14/04/2026
Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

15:35 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com