Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Enea Mihaj u largua nga Famalicao pas 3 sezonesh. Thashethemet për të ardhmen e tij nuk mungojnë, teksa së fundmi “Givemesport” shkruan se Mihaj është shumë pranë marrëveshjes me klubin nga MLS, Atlanta United.
Atlanta United ka nevojë për përforcime në prapavijë dhe afrimi i 26-vjeçarit shihet si lëvizja e duhur.
Në këtë skuadër, Mihaj do të ketë mundësi që të tregojë veten , edhe pse rivaliteti është i madh.
Për të do jetë hera e parë që do luajë në SHBA, pas një karriere të fokusuar në Greqi dhe Portugali.