Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit, kishte shijen e zjarrit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Lorenc Vangjeli

Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik i Shqipërisë së dikurshme orientale, në dëshminë e tij tregon sjelljen tipike të bariut, një nga simbolet domethënës të shoqërisë.

Fillimisht, rrëfen Vlora, ai hapte me sëpatën e tij të vogël një zgavër në trungun e lisit dhe ndizte zjarr brenda saj. Kaq mjaftonte që mbas pak orësh, lisi shekullor të rrëzohej përdhe dhe gjethet e tij të shërbenin si ushqim i lumtur dite për bagëtinë. Vlora jep dëshminë e tij rrënqethëse se i njëjti pyll, pak para dhe pak pas pavarësisë nga otomanët, ishte rrudhur, tkurrur, mpakur e plakur siç ndodh me vetë shpresën njerëzore me plakjen e viteve. Zjarri kishte lënë shumë më pak pyll në këmbë dhe nuk kishte mbetur këmbë nga kafshët e egra të tij, që ishin arratisur me llahtar nga egërsia e vetëqeverisjës së shqiptarit të zakonshëm.

Bariut të djeshëm nuk i duhej analizë ekonomike, e llojit raport mes kostos dhe efikasitetit, nuk i duhej të dinte sa shpenzohej për atë që fitonte. Askush nuk i thoshte atij që qumështi që merrte për të ushqyer fëmijët, mishi që i shërbente për të shoqëruar burrërinë që i diktonte rakia apo leshi që i rinonte gunën nën pushkën që i zgjaste dhe forconte burrërinë, kishin shumë më pak vlerë se pylli që digjte.

Se kishte më pak vlerë i ushqyeri se ushqimi vetë. Nuk ja thoshte një gjë të tillë askush sepse gjithkush e konsideronte si të drejtë natyrore të tij, që për hir të ushqimit, patrioti me pushkë e gunë, me fyell dhe vetmi, me dele dhe dhi, mund të vriste, priste e digjte edhe zemrën e vatanit për të cilin ishte i gatshëm të binte therror e të therrte si kurban birin si Agamemnoni vajzën në port.

Një qind vjet më parë kjo ishte normale për një popull që rregullin e shihte si zanat të të dobtëve, që taksën e konsideronte si vjedhje nga i ligu dhe që vetë shtetin që i kishte imponuar pushtuesi, e konsideronte si armik që ose duhej grabitej, ose duhej luftuar.

E njëjta histori vazhdon edhe sot, kur shqiptari i zakonshëm e sheh pagimin e taksave si lek të humbur, shtetin si një “baba” që nevojitet vetëm për hall dhe atë çfarë është pronë publike e konsideron si sheshin perfekt për të bërë përsheshin vetjak, kur të dojë dhe si të dojë.

Shumica dërmuese, po vërtet shumica dërmuese e zjarreve të rënë në jugun e Shqipërisë, janë të zjarrvënie të qëllimshme. Janë zjarre që i ndezin barinjtë, që shpresojnë që në vend të pyllit, bredhit, pishës apo edhe ullinjve dhe të bimësisë së ulët mesdhetare, në përpjekjen e saj për rigjenerim, natyra do të krijojë kullotë bagëtish. Ndaj djegin pyllin për barin e bagëtisë. Kështu ndodh gjithmonë dhe ai qumësht, mish e lesh që niset më pas nga Karaburuni e Dukati deri në Tiranë, ka shijën dhe aromën e zjarrit kriminal të verës të banditëve të paditur. Që lenë pas hi dhe dëshpërimin e pafund se sa më shumë ndryshon, aq më shumë shoqëria shqiptare mbetet në thelb e njëjta gjë: edhe njëherë si përherë ajo dëshmohet dritëshkurtër, egoiste dhe individualiste, pa vizion vetjak dhe pa njerëz që t’i tregojnë vizion kolektiv, reflektive ndaj ndodhisë dhe aspak intuitive për atë që mund të ndodhë, e gatshme të djegë jorganin për një plesht dhe e gatshme të shkëmbejë çdo luan me pleshta, me kusht që pleshti të jetë në pushtet.

Çfarë mund t’i thuhet ndryshe bariut të djeshëm të Eqrem bej Vlorës nga fermeri i sotëm i Edi Ramës, kur mes tyre, bir i njërit dhe baba i tjetrit, qëndron njeriu i ri që donte të lindte Enver Hoxha. Banditi në pushtet, po aq i lig sa i marrë, e ngjiti si merimangë njeriun e ri në male që t’i bënte ato pjellore si fushat. Preu e shkuli pyje për të mbjellë patate dhe mbas pak vjetësh, ja dorëzoi edhe malin errozionit, edhe urisë njeriun e ri. Secili nga ta është i pafajshëm, sa kohë që kush hipën lart në Shqipëri, i duket vetja si Moisiu në mal dhe shpresë për ata që e shohin nga poshtë. Pa ditur se mali merr hak me mallkim dhe mallkimi i malit nuk shmanget e shuhet se shkruhet në çdo fletë peme të djegur.

Brez mbas brezi njëlloj, sa më shumë ndryshon, aq më shumë mbetet e njëjta gjë. Me kultin e ankesës në gjuhë, me lodhjen nga puna pa ja bërë ende “rixha” punës, me ëndrra si në Anadollin e largët dikur dhe me kërkesa si votues nga Amerika e sotme, zjarrvënësi i qëllimshëm i pyllit, ndërsa shihte zjarret në lajmet televizive, bëri tifo edhe për garën e Luiza Gegës në Tokio 2020. Brohoriti si patriot për pjesmarrjen e saj në finale dhe mallkoi si legen kur Gega nuk doli e para, pa kujtuar se edhe ajo si ai, është rritur me qumësht pluhur, është rritur në pluhur dhe ja kanë lënë talentin të stërvitet në pluhur.

Pa kuptuar se lajmet që prodhon Shqipëria edhe për atë ishull kuqezi shqiptar që e ndiqte nga shkallët e stadiumit japonez, janë të tilla që ju rikthejnë në fyt qumështin e dhisë, të pirë në fëmijëri. Qumështin e ardhur nga zjarri. I njëjti qumësht si ai që vjen sot nga Vlora dhe që nuk ndryshon shumë në thelb e shije me atë që pinte dikur Eqremi, evropiani i madh shqiptar që kishte ardhur nga orienti, për t’u ndjerë si dhia mes dhënve në atdheun e tij. Apo edhe si Rosaku i Shëmtuar, siç e shihnin bashkëkombasit e tij me skaje mustaqesh nga veshi në vesh, me pushkë në krah dhe burrëri të garantuar tre herë rrotull brezit.

Tags: lorenc vangjelizjarri Karaburun

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post

Situatë alarmante nga zjarret në Shqipëri

39% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë një javë pushime në vit

39% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë një javë pushime në vit

Çfarë po ndodh rreth nesh? Ngjarjet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Çfarë po ndodh rreth nesh? Ngjarjet kryesore në botë në 24 orët e fundit

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Tjetër incident ajror i lidhur me Rusinë, avioni i ministres spanjolle pëson defekt me GPS-in gjatë fluturimit mbi Kaliningrad
Bota

Tjetër incident ajror i lidhur me Rusinë, avioni i ministres spanjolle pëson defekt me GPS-in gjatë fluturimit mbi Kaliningrad

by mirseda
13:02 | 24/09/2025
0

Një avion ushtarak spanjoll me ministren e mbrojtjes në bord pësoi një “defekt” të GPS-it të mërkurën,...

PS-PD dërgojnë emrat e deputetëve, Kuvendi i miraton/ Si bëhet ndarja në komisionet parlamentare

PS-PD dërgojnë emrat e deputetëve, Kuvendi i miraton/ Si bëhet ndarja në komisionet parlamentare

12:08 | 24/09/2025
U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori 50-vjeçar në Bulqizë

U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori 50-vjeçar në Bulqizë

12:06 | 24/09/2025
Shkarkimi i Veliajt, Berisha jashtë Kuvendit: Ata që sulmuan prokurorët i bënë gjyq me pasion të tmerrshëm

Shkarkimi i Veliajt, Berisha jashtë Kuvendit: Ata që sulmuan prokurorët i bënë gjyq me pasion të tmerrshëm

11:54 | 24/09/2025
“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj

“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj

11:04 | 24/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com