Sali Lushaj ka paditur në Gjykatën e Tiranës deputetin socialist, Taulant Balla. Padia vjen pas akuzës së numrit 2 të PS-së ndaj Lushajt.
Balla e quajti Sali Lushajn “banda e Sali Berishës”, gjë që ka çuar në depozitimin e padisë. Mësohet se Lushaj kërkon 2 milionë lekë dëmshpërblim nga deputeti socialist.
Kjo deklaratë e Ballës u bë në emisionin “Opinion”, që çoi edhe në reagimin e Lushajt pak ditë më parë. Ai ndërhyu në emision ‘Opinion’ për mes një SMS-je.
Ai hodh poshtë akuzat e Taulant Ballës se njerëzit e përfshirë në çështjen ‘Babale’ janë një bandë.
“Nuk e di pse përmendet emri im nga Taulant Balla, por po i marr si lapsus. Unë udhëtoj i qetë nga Saranda në Tropojë dhe jam pishtar i demokracisë. Vëllai im është vrarë nga bandat e PS,” – ishte mesazhi i Sali Lushajt.