Pas lajmit për arrestimin e të vëllait, Alketa Vejsiu e kaloi me mjaft sportivitet këtë rast. Gjatë spektaklit, ajo tha se së bashku me të ftuarit e tjerë janë bërë bashkë, për të argëtuar publikun.
“Vij si gjithmonë çdo të hënë, me një qëllim të vetëm, për t’ju argëtuar e zbavitur”. Më pas ajo shtoi se “ Jam me fat sepse këtu në familjen e madhe të “Tv Klan”, asgjë që ndodh jashtë nuk interferon në festën dhe gëzimin e jetës”.
Siç e do tradita, pas këtij mesazhi ajo vazhdoi me spektaklin, i cili filloi me prezantimin e performancave.
Vëllai i moderatores u arrestua në sajë të operacionit të koduar “Telekomanda”. Endrit Vejsiu, 29-vjeç, u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, pasi në mjetin e tij u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë, dhe një sasi lënde narkotike.