Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

I akuzuar për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

8 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
I akuzuar për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, duke e dënuar me 6 muaj burgim, por ekzekutimi i dënimit u pezullua.

Ai do të jetë në provë për një vit dhe do të detyrohet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës. Zenelaj është i detyruar të paguajë shpenzimet hetimore dhe gjyqësore, që arrijnë në 220,000 lekë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 137/5 i vitit 2021, në ngarkim të pandehurit Guxim Zenelaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, me vendimin Nr. 26, datë 17.03.2025 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Guxim Zenelaj, për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Guxim Zenelaj, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Tiranë. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 1(një) vit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a) T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë; b) Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë për ndryshimin e vendbanimit.
Bazuar në nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, në shumën 220,000 (dyqind e njëzet mijë) lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen të pandehurit.
Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendim

TË LIDHURA

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton
Aktualitet

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Flinte në koshat e mbeturinave, u shtyp nga kamioni, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Britani
Aktualitet

Flinte në koshat e mbeturinave, u shtyp nga kamioni, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Britani

20:42 | 20/11/2025
Lezhë: Çahet argjinatura në Vain, toka nën ujë, hidrovori del jashtë pune
Aktualitet

Lezhë: Çahet argjinatura në Vain, toka nën ujë, hidrovori del jashtë pune

19:40 | 20/11/2025
Next Post
Makina përmbyset në kanalin me ujë! Plagosen 3 adoleshentë

Aksident rrugor në afërsi të mbikalimit të Patokut! Raportohet për tre të lënduar

I dënuar për masakrën në Urën Vajgurore, rrëzohet kërkesa e Fran Marashit për kundërshtimin e Regjimit të Posaçëm

I dënuar për masakrën në Urën Vajgurore, rrëzohet kërkesa e Fran Marashit për kundërshtimin e Regjimit të Posaçëm

Zgjedhjet e 11 majit, Balla: Në mandatin e ardhshëm transport publik për nxënësit, shkollat me labortaorë inteligjentë

Zgjedhjet e 11 majit, Balla: Në mandatin e ardhshëm transport publik për nxënësit, shkollat me labortaorë inteligjentë







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

by mirseda
22:33 | 20/11/2025
0

Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje...

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

21:56 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com