Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Humnera e ”shoferit Rama”

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Programet e partive, Baçi: Zbatimi, nëse ka llogaridhënie e shtet të së drejtës

Nga: Agim Baçi

Kryeministri Rama iu rikthye sërish metaforës së tij me timon, duke i kërkuar shqiptarëve që të hipin sërish në të njëjtin “urban” elektoral ku udhëtuan edhe katër vitet e fundit. Rama përdori si justifikim në këtë ofertë për shqiptarët rrugëtimin që duhej të bëjë edhe për katër vite më shumë pa LSI-në “në prehërin e socialistëve”.

Madje, ai i konsideroi mbështetësit e Metës dhe Kryemadhit “gjë”, duke shënuar kështu edhe nisjen e sulmit më frontal ndaj një force politike që shihet si pjesa që do t’i japë opozitës së sotme pushtetin. Në fakt, frika e tij është e drejtë. LSI ka treguar se ka qenë vendimtare për krijimin e qeverive, të paktën në vitin 2009 dhe 2013. Ndërkohë që në vitin 2017 z.

Rama zgjodhi një “forcë tjetër politike”  për koalicion– “partinë e Niçes”, duke tentuar të vijë në pushtet me të fortët dhe më një grup biznesmenësh të emëruar prej tij si të tillë apo të mbështetur hapur përmes parave publike të cilat ai tashmë nuk I fsheh aspak as duke bërë ligje të posaçme për ta.

E vërteta është se deri në vitin 2017, qeverisja e z. Rama mund të jetë përfolur për korrupsion. Ndërsa pas vitit 2017, qeveria e z. Rama përflitet jo vetëm për korrupsion (mjafton të lexojmë edhe raportet e nderkombëtarëve ne perceptimin për korrupsonin dhe zbatimin e ligjit).

Më shumë se gjithçka mbi qeverisjen e tij fliet për një lidhje të drejtëpërdrejtë me botën e krimit, duke krijuar ndoshta qeverinë më të frikësuar ndaj “të fortëve”, apo qeverinë më të dhënë ndaj banadave që pas vitit 1997. Këtë e tregoi edhe ngjarja e ndodhur në Elbasan “Ditën e Verës”, kur socialistët tradicionalë dhe veteraët, ishin zëvendësuar me “të fortët” të cilët z. Rama nuk i fsheh më nga publiku edhe kur ata rrafin apo nxjerrin armët në mes të qyteteve.

Sepse ata nuk janë më klientë që thirren apo largohen kur dëshiron z. Rama. Jo, ai e ka humbur këtë shans për t’i thirrur kur dëshiron ai, pasi ata tashmë janë partnerë me të në pushtet, ndaj dhe ndihen pjesmarrës në këtë fushatë po aq edhe sa vetë z. Rama.

Ky ndryshim i madh duhet të na alarmojë më shumë se kushdo, pasi kemi të bëjmë me një shofer që ka zgjedhur greminën si destinacion. Heqja e “patentës qeverisëse” me 25 Prill mund të jetë një shans i vogël për ta shpëtuar edhe vetë Ramën nga qorrsokaku ku e ka futur kjo dëshirë kaq e hapur e tij për çdo pushtet, duke humbur kontrollin mbi ata që dikur i ftoi ta ndihmonin për të marrë pushtetin. Ai vetë nuk ka fuqi më t’i largojë, por ne mundemi.

Nuk ka pse të kërkojmë nga Rama që të ndëshkojë të korruptuarit në katër vitet e ardhshme.

Nëse do kishte dashur, do i kishte bërë në këto katër vite, meqenëse juftifikohet se në katër vitet e para të qeverisjes nuk e la LSI. Mosndëshikimi i të korruptuarve të mëparshëm ka vetëm dy versione logjike- ose kemi të bëjmë me një paaftësi të gjithanshme për të bërë drejtësi, ose, e dyta, për një bashkëpunim të hapur me të keqen, me të korruptuarit – e në të dyja rastet Rama, me superpushtetin që ka, nuk mund të juftifikohet, pasi si pjesmarrja në korrupsion e krim, ashtu edhe paaftësia, duhen ndëshkuar njëlloj.

Por për të shmangur gjykimin popullor përmes një votimi racional, duket se Rama ka zgjedhur që në një krah të rikthejë premtimet e vjetra të vitit 2017 , si ajo e furnizimit me ujë 24 orë, dhe nga ana tjetër të premtojë edhe “plot aeroporte e porte në çdo qytet, me apo pa det”. Padyshim që vetëm budalla z. Rama nuk është me këtë lloj oratorie të sjelljes së ujit dhe fluturimit pa fund të shqiptarëve.

Ai qartësisht kërkon ndoshta që të nervozojë çdo shqiptar, me qëllimin që të shkojmë drejt ditës së votime pa asnjë arsyetim, pa asnjë kërkesë llogarie, pa asnjë bilanc për premtimet që ai bëri tetë vite apo katër vite më parë.

Ai kërkon thjesht t’i ndajë mes dashurisë dhe urrejtjes, duke besuar se ka më shumë militantë se opozita. Për të çdo i pavendosur është i tepërt në këtë betejë pasi do t’i prishë balancat që ka menduar, ndaj dhe me çdo kusht ai këkron t’i largojë ta pevendosurit nga votimi, nga vendimi për të marrë pjesë në zgjedhje. Ai shpreson të mbajë deri më 25 Prill një luftë e hapur vetëm brenda militantëve. Dhe ka frikë se LSI do të bëhet një urë për të pakënaqurit e majtë me të, ndaj këkron ta zhysë sa më shumë LSI-në në një mbijetesë, që të trembë votuesit që ka apo që po i bashkohen në çdo qytet.

Por, a mundet dhe, për me tepër, a duhet, që ne të votojmë thjesht edhe kur jemi përballë  llogaridhënies së gjithanshme, përmes mungesës së  arsyetimit ndaj qeverisjes në këto tetë vite, siç na ofron kryeminstri Rama?

A mundet që t’i besojmë në një rrugë plot kthesa një njeriu që kërkon të ecë vetëm me instikt, pa arsye, pra, pa hapur sytë edhe kur ne i thërrasim se jemi drejt greminës?

Justifikimi i Ramës “ne jemi më të besueshmit, ndaj na besoni sërish”, janë fiks si ato premtimet e atij burrit që e rreh gruan, dhe kur  e sheh se ajo do të ikë nga shtëpia,  ai nis t’i thotë se “vërtet unë të rrah, por burrat e tjerë janë edhe më të këqinj, ndaj rri me mua”.

Një teori kjo që thuajse nuk ka gjasa të jetë e efktshme edhe pas tetë vitesh, kur Rama ka qeverisur vetëm me “sektin e tij rilindas” pa i dhënë llogari askujt dhe duke bërë gjithçka sipas vendimeve të tij personale, madje duke shpërfillur edhe vetë PS-në.

Tags: Agim Baçihumneraopinionshoferi rama

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Varianti i ri i koronavirusit mbërrin në Kosovë, konfirmohen 3 rastet e para

Rëndohet bilanci në Kosovë, 8 viktima dhe 771 të infektuar në 24 orë

Udhëtonte me shofer, një mjet i preu rrugën/ Detaje nga vrasja e Mond Çekiçit

''Do më kishin vrarë dhe mua''/ Zbardhet dëshmia e shoferit të Mond Çekiçit

Televizori pengon zhvillimin e të folurit te fëmijët

Televizori pengon zhvillimin e të folurit te fëmijët







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com