Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Humbja e opozitës, aleatët nisin kritikat ndaj Bashës

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
U përfshinë në listën “Basha”, sa vota i sollën PD-së aleatët

Aleatët e PD-së në zgjedhjet e 25 Prillit kanë thyer heshtjen, duke pohuar gabimet në mandatin e shkuar që, sipas tyre, ndikuan në humbjen e zgjedhjeve. Pavarësisht se, të gjithë bashkë, aleatët nuk e mohojnë se Rama ka shfrytëzuar buxhetin e shtetit për të orientuar votën, ata sërish më së shumti i vënë theksin gabimeve të opozitës me strategjinë e zgjedhur të braktisjes së Kuvendit dhe më pas bojktotit të zgjedhjeve lokale, që i lanë shumë hapësira pushtetit Ramës. Sipas tyre, kryeministri Rama përfitoi shumë prej strategjisë së gabuar të opozitës.

Qëndrimet e aleatëve janë kështu një kambanë më shumë për njohjen e zgjedhjeve se sa për betejën e kontestimit të rezultatit për shkak të manipulimeve dhe vjedhjeve që pretendohen nga selia blu. Thirrja e fundit erdhi sot nga kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Në një reagim në rrjetet sociale,  pasi uroi Partinë Socialiste për fitoren, ai i kërkoi Partia Demokratike dhe Lulzim Bashës që të nxjerrin mësimet e duhura nga kjo humbje nëse duan që të fitojnë në ndeshjen e radhës. “Këto vendime të gabuara na kushtuan shumë. Nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoj nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen edhe pse unë i kam konsideruar të gabuara ato vendime e jam dakortësuar me ndërgjegje të plotë dhe për këtë fajësoj veten dhe jo të tjerët”, shkruan Duka në statusin e tij në FB.

Një ditë më parë ishte Nard Ndoka që reagoi  duke fajësuar veten se ishte mbështetur tërësisht te Lulzim Basha. Ai konfirmoi se nuk do të udhëheqë më Partinë Demokristiane pas shtatorit. Sipas tij, arsyeja kryesore e këtij vendimi ishte bashkëpunimi me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  “Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri. I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës“ – është shprehur Ndoka në një intervistë për emisionin “Top Talk”.  Ndoka ishte i renditur i 8-ti në listën e PD-së në Qarkun e Shkodrës dhe arriti të merrte vetëm 228 vota preferenciale, duke mos arritur të marrë dot një mandat deputeti.

Ndërkaq,  aleati kryesor i PD, Lëvizja Socialiste për Integrim, pati një reflektim menjëherë pas zgjedhjeve. Kryetarja e kësj partie, Monika Kryemadhi, në fjalimin e parë pas zgjedhjeve, pranoi se strategjia e gabuar i çoi drejt humbjes dhe konfirmoi se beteja vazhdon duke pranuar zgjedhjet. “Patëm një strategji të gabuar duke filluar nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale, që i dha në dorë pushtetin Edi Ramës. Kjo gjë dhe koha, dhe ky rezultat, tregoi që shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë për situatën ku ne ndodhemi sot, prandaj dua që në emër të LSI dhe timin personal, t’i kërkojë falje për këtë veprim dhe qëndrim”, tha Kryemadhi në një prononcim të së martës.  Ajo, ndryshe nga Duka e Ndoka, pohoi se opozita, e sidomos LSI, ishin përballë një pabesie të madhe, që e vuri Shqipërinë në një udhëkryq të rrezikshëm. “Rama i dha frymë bandave dhe krimit. I dha mundësi lëvizjeje oligarkëve dhe mediave të kapura nga oligarkët. Ne mbetemi të palëkundur në gjithë këtë proces. Jo vetëm që nuk do tërhiqemi, po do e vazhdojmë këtë betejë dhe më tutje”, tha Kryemadhi nga selia e LSI-së, ku edhe paralajmëroi pastaj hapat ligjorë për konstestimin e rezultatit.

Duhet të kujtojmë se LSI humbi mandatet në Durrës, Gjirokastër e Berat me rezultat shumë të ngushtë, duke hedhur dyshime se ndaj kandidatëve të saj kishte ndodhur një “masakër elektorale”.

Tags: aleatetkritikalulzim bahsa

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH
Aktualitet

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

14:07 | 08/12/2025
U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë
Aktualitet

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

12:35 | 08/12/2025
Next Post
Ftesa e Ramës dhe për çfarë mund të bashkëpunojnë PD dhe PS?

Ftesa e Ramës dhe për çfarë mund të bashkëpunojnë PD dhe PS?

”Hiq dorë ose do të të zhdukim”/ Kërcënohet kandidati për deputet në Fier

''Hiq dorë ose do të të zhdukim''/ Kërcënohet kandidati për deputet në Fier

Rusia ”hakmerret” për sanksionet, u ndalon hyrjen 8 qytetarëve të BE-së

Rusia ''hakmerret'' për sanksionet, u ndalon hyrjen 8 qytetarëve të BE-së







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

by mirseda
15:07 | 08/12/2025
0

Tensionet u përshkallëzuan ndjeshëm sot në Heraklion, ku protesta e fermerëve mori përmasa të mëdha dhe u...

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

14:07 | 08/12/2025
U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

12:35 | 08/12/2025
Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

10:01 | 08/12/2025
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

08:58 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com