Gazetari i Radio Televizionit Shqiptar, Mario Merhori ka raportuar nga Lushnja për emisionin “3D” në RTSH1 mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme ku mbetën të vdekur babë e bir, të dy vinçierë dhe u plagosën 7 të tjerë, midis tyre edhe deputeti Partisë Socialiste, Bujar Çela.
Gazetari Merhori solli detaje nga ngjarja teksa theksoi se djali i cili humbi jetën në objektin që u prek nga shpërthimi sapo ishte kthyer nga jashtë dhe kishte shkuar për të punuar së bashku me atin e tij, por që të dy fatkeqësisht humbën jetën.
“Nga komunikimi që kisha me banorët e zonës, bëhet fjalë për djalin Lidio i cili mbeti viktimë në këtë ngjarje dhe ai kishte pak ditë që ishte kthyer nga emigrimi dhe sot ishte dita e parë që ai erdhi për të ndihmuar babanë e tij në këtë kapanon por për fat të keq ndërroi jetë duke qenë se shpërthimi ishte tejet i madh dhe ata nuk mund të mbijetonin”, u shpreh gazetari Merhori.