Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Historia/ Takimi me azilkërkuesin shqiptar në Angli që më theu zemrën

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Historia/ Takimi me azilkërkuesin shqiptar në Angli që më theu zemrën

Një infermiere në Angli, ka rrëfyer një histori që brenda pak orësh i kishte zhdukur paragjykimet dhe stereotipet mbi shqiptarët në Angli.

Një takim me një djalosh 17-vjeçar nga Shqipëria që kërkon azil, e bëri infermieren të mendojë ndryshe, se si shqiptarëve u krijohet një mjedis armiqësor dhe u mbyllet dera, vetëm sepse ata kërkojnë një të ardhme më të mirë.

Rrëfimi i plotë i infermieres:

Po përpiqem të mos qaj teksa e shkruaj këtë ndodhi. Zemra më dhemb dhe ndihem thellësisht e trishtuar.

Në fund të një nate të zënë me punë në Departamentin e Emergjencës, une jam e vetmja mjeke për minorenët. Kam mbaruar punë dhe jam gati të largohem.

Një djalë i ri 17-vjeç ndodhet aty me këmbën e lënduar pasi kishte luajtur futboll. Ai ka shumë dhimbje dhe nuk është në gjendje të shtrijë plotësisht gjurin e tij. Mbase prishje e mundshme e kockave ose ligamenteve, por nuk jam e sigurt pa pasur përgjigjen e rrezeve. Pas kontrollit, mësoj se është lënduar vetëm në gju, por nuk shoh shumë plagë ose ënjtje.

Kërkoj që ta marrin për t’i bërë rrezet, ndërsa unë vijoj punën me disa skanime, telefonata dhe diskutime për të tjerë pacientë. Teksa dokumentoj gjetjet e mia, dëgjoj infermierët duke diskutuar për të. Ata thonë se ai është nga Shqipëria.

Unë menjëherë ndalem.

Një djalë i ri, thuajse i rritur, vetëm në Departamentin e Emergjencave në mes të natës. Unë nuk kisha regjistruar ende asgjë nga këto. Puna e turnit të natës, vëllimi i pacientëve dhe pritja e gjatë më kishin shpërqendruar aq shumë. Numri shumë i madh i viktimave të skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore të identifikuara në Britani të Madhe vijnë nga Shqipëria.

Ai kthehet dhe unë nuk shoh asnjë dëmtim të kockave në grafi, shkoj me të në dhomën e këshillimit. Dhimbja është nën kontroll teksa medikamenti ka nisur efektin, kështu që unë e njoftoj atë për rezultatet e grafisë.

“Nga jeni, mund të kuptoj një theks në bisedë”, i thashë.

“Nga Shqipëria.”

“Me kë po jeton aktualisht?”, jam kureshtare dhe mundohem të mos e jap veten nga ajo që më shqetësonte.

Ai është pak i ndrojtur, i sjellshëm dhe i sinqertë në mënyrën se si ai flet. Ashtu si vëllai im 17 vjeçar. Ai thotë se erdhi këtu për të kërkuar azil dhe është vendosur në akomodimin e këshillit me dy djem të tjerë të rinj. Ai është këtu vetëm, duke u larguar nga “problemet” në shtëpi dhe dëshiron të fillojë një jetë të re. Ai nuk lejohet të punojë derisa të marrë leje nga Zyra Kombëtare për të pranuar kërkesën e tij për azil. Ai pastaj do të bëhej refugjat.

Nuk e di ç’më ndodhi në këtë pikë. Nuk mund ta shpjegoj me të vërtetë, por do përpiqem. Unë ndjej të njëjtën teksa jam e ulur këtu duke shkruar. Zemra ime është lidhur në një nyje. Unë ende mund t’i shoh sytë dhe fytyrën e tij. Ishte si të isha duke parë në sytë e vëllait tim. Një mënyrë e ngjashme e të folurit. Shpresa dhe ëndrra të ngjashme. Dëshira të ngjashme të fëmijërisë dhe të drejta të ngjashme për paqe, edukim dhe një të ardhme.

Zemra ime u thye në atë moment. Ndoshta ishte gjithçka shumë personale. Nuk mund ta ndaja këtë. Unë nuk mund të shkëputesha. Ndihesha e pafuqishme të bëja ndonjë gjë për këtë. Ai është këtu vetëm, duke vrapuar nga çdo lloj tmerresh që nuk mund ta imagjinoj kurrë. Përballë dhunës, konfliktit dhe frikës, ai është shumë fëmijë.

Si më e madhja nga vëllezërit e motrat e mia, jam e mësuar me këtë ndjenjë. Një reagim i brendshëm më ndodh vetvetiu kur ata janë të mërzitur, të frikësuar apo të kërcënuar; një instinkt i dëshpëruar reaktiv për të mbrojtur. Por unë mendoj se ka pasur një tjetër shqetësim dhe një kërcënim më të madh për këtë djalë, që unë s’e heq dot nga mendja.

Po për njerëzit aty jashtë, që do të grabitnin një azilkërkues të ri si ai? Do e mashtronin me gënjeshtra dhe premtime për punësim. Do e çonin nga një vend në tjetrin, do i merrnin dokumentet, do e kërcënonin dhe do e rrihnin. Do e detyronin të punonte në një vend ndërtimi, fermë, lavazh, apo kuzhinë. 16 orë në ditë, gjashtë nga shtatë ditë punë në javë. Pa lekë, pa liri. Do i thonin që policia nuk do t’ia dijë dhe se avokatët janë në xhepat e tij. Që Britania do e deportonte atë ose do e arrestonte. Që u detyrohet para për të paguar akomodimin dhe ushqimin dhe se duhet të punojë për të paguar borxhet. Që do i vrasin shokët dhe familjen që i ka mbetur nëse i thotë diçka dikujt për këto kërcënime.

Mbase po tingëlloj shumë alarmuese. Nuk e di si të sillem me të. A jam thjesht mjekja e tij? Po përpiqem me dëshpërim të mos jem ajo çfarë ndjej; një motër mbrojtëse.

“Duket sikur je në vendin e duhur dhe në procesin e duhur. Por duhet të tregohesh i kujdesshëm. Jashtë ka burra dhe gra që do të të ofrojnë një punë. Mos i beso këta njerëz”.

I shpjegova shqetësimin që kisha për të. Shpresoj mjaftueshëm për ta mbajtur atë vigjilent, shpresoj jo shumë për t’i krijuar frikë.

Ai thjesht tund kokën. Kur ndaloj, ai më thotë se ka dëgjuar për këtë më parë. Ai ka dëgjuar se si disa adoleshentë shqiptarë trajtohen si skllevër.

U ndjeva e çliruar. Ai e di. Më duhet të largohem, ai më falendëron për ndihmën.

Çfarë më ndodhi? S’mund ta harroj fytyrën e tij. Ai ishte një nga pacientët që e kisha shumë të vështirë t’i largohesha. Brenda vetes po lutem që të qëndrojë i sigurt dhe i mbrojtur.

Por jam edhe e zemëruar. E zemëruar që bota e sheh atë thjesht si një numër, një statistikë, dikë që t’i mbyllë derën. Në krijimin e një mjedisi armiqësor, harrojmë që ai është djali, miku i dikujt. Vëllai i dikujt./ Përktheu TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite
Bota

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje
Bota

Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje

21:13 | 14/06/2025
Next Post

Përse e kanë stampuar në banderola studentët Thanas Xhillarin?

Studentët pushtojnë Tiranën, fadromat shembin ndërtesat në Shkozë

Studentët pushtojnë Tiranën, fadromat shembin ndërtesat në Shkozë

Kapiteni lë në mes stërvitjen, i bashkohet protestës së studentëve

Kapiteni lë në mes stërvitjen, i bashkohet protestës së studentëve

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com