Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Historia e trishtë/ Griseldën e fejuan pa dëshirë me një 41-vjeçar që e përdhunoi

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Historia e trishtë/ Griseldën e fejuan pa dëshirë me një 41-vjeçar që e përdhunoi

Vrasja e 17-vjeçares Griselda Gjikola në Tiranë, mbrëmjen e së mërkurës, nuk ishte e para që trondiste vendin për vitin 2018, por ashtu si të tjerat, as ajo nuk ishte e rastësishme.

VIKTIMA E VRASJES NE LAPRAKE, GRISELDA GJIKOLA
VIKTIMA E VRASJES NE LAPRAKE, GRISELDA GJIKOLA

Historia e Griseldës, që ndonëse në moshë të mitur kishte kaluar shumë peripeci, aq sa ishte detyruar të jetonte vetëm në kryeqytet, larg familjes së saj, duket se bën përgjegjës për ngjarjen edhe vetë familjen e saj. Kur ishte vetëm 14 vjeç, atë e fejuan pa dëshirë me një burrë 27 vjet më të madh, që e përdhunoi dhe i përmbysi të gjitha ëndrrat, aq sa ajo tentoi vetëvrasjen.

Edhe pse e vogël, ajo u tregua e fortë për të lënë pas krahëve këtë histori dhe e detyruar nga opinioni, nga kërcënimet, nuk u kthye më në fshatin Kurbnesh të Mirditës, ku opinioni e kryqëzoi, duke e quajtur jo të denjë pse i kishte ikur burrit nga shtëpia. Pa përkrahjen e askujt, ajo vendosi të vazhdonte shkollën në Tiranë.

makina griselda1

E vetme, me përkrahjen modeste të vëllait të saj 15 vjeç, Griselda, që trauma e së shkuarës ia bënte të nevojshme ndoshta edhe bisedat me një psikologe, u gjend në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar mbrëmjen e së mërkurës. Ajo mbeti e vrarë me plumb në kokë nga një 19-vjeçar, i cili ishte refuzuar në vazhdimësi dhe sot, disa ditë pas ngjarjes, ende nuk është arrestuar.

HISTORIA E GRISELDES

Gazeta “Panorama”, në numrin e datës 16 prill të vitit 2016, ka botuar një pjesë të rrëfimit të Griselda Gjikolës, e cila kishte denoncuar përdhunimin e bashkëjetuesit, i cili u arrestua nga Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Durrësit. Griselda, që në atë kohë nuk i kishte mbushur ende 15 vjeç, pak ditë pas fejesës pa dëshirën e saj me 41-vjeçarin M.H., me precedentë penalë dhe i sapoliruar nga burgu, denonconte përdhunimin dhe tmerrin e përjetuar në banesën e tij. Atëherë, ajo ishte nxënëse në klasën e nëntë në qytetin e Lezhës. Vajza tregonte se ishte fejuar pa dëshirën e saj në fund të muajit mars të atij viti dhe pas disa ditësh, i fejuari i saj, M.H., kishte kërkuar ta merrte “nusen” e re për të qëndruar disa ditë në banesën e tij. Ish-i fejuari i saj, me origjinë nga një fshat i Mirditës, mësohet se jetonte bashkë me prindërit e tij në një banesë në zonën e plazhit në Durrës. Pasi ka qëndruar për një javë në shtëpinë e të fejuarit, Griselda i është drejtuar Policisë së Lezhës për ta denoncuar atë për përdhunim.

makina griselda2

RREFIMI NE POLICI

NE 2016 Teksa i ishte drejtuar Policisë për të kallëzuar të fejuarin, Griselda Gjikola ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, në të cilën ishte përfshirë pa dëshirën e saj. Ndër të tjera, minorenia mësohet të jetë rrëfyer për 7 ditët e tmerrit që kishte përjetuar në shtëpinë e të fejuarit të saj, 27 vjet më të madh. “M.H. erdhi e kërkoi dorën time në shtëpi. Prindërit, pa marrë fare parasysh faktin se ishte 27 vjet më i madh, pranuan të më fejonin. Unë nuk doja, se isha në shkollë ende dhe ai shumë i madh për mua, por familja më detyroi të fejohesha me të.

Edhe pse këmbëngula për shumë kohë se nuk dëshiroja të lidhesha me atë person, familja insistoi shumë dhe më detyroi të pranoja fejesën me M.. Në fund të marsit, ne u fejuam dhe pas pak ditësh ai erdhi dhe më mori që të rrija ca ditë në shtëpinë e tij në Durrës, ku jetonte me familjen. Këtu nisi gjithçka. Qëndrova për një javë aty dhe i fejuari më detyronte të kryeja marrëdhënie seksuale pa dëshirë. Ai më përdhunonte çdo natë dhe më kërcënonte se do më vriste nëse do të largohesha prej tij. Kur u ktheva në shtëpi, u tregova prindërve se çfarë më kishte ndodhur dhe iu betova se nuk doja të vazhdoja lidhjen me M.”, kishte treguar Griselda në Polici, në prill të vitit 2016.

Më tej, ajo kishte deklaruar se ishte përdhunuar dhe kërcënuar nga i fejuari i saj, i cili nuk pranonte faktin se ajo nuk e donte si bashkëshortin e saj të ardhshëm. Ajo ka pohuar se, përveçse e përdhunoi për disa ditë intensivisht në shtëpinë e tij, M.H. e kërcënonte me jetë kur i kishte thënë se do prishte fejesën. “Pasi u ktheva në shtëpinë time, u thashë prindërve se nuk do të vazhdoja më me të dhe i thashë edhe M. se do ta prishja fejesën. Ai u irritua jashtë mase dhe këmbëngulte se do të më vriste nëse largohesha prej tij. Unë e kisha vendosur se nuk do të kthehesha më e gjallë tek ai njeri. Ai më merr në telefon dhe më kërcënon. Kërkoj ndihmë nga Policia, pasi ndihem e kërcënuar”, kishte deklaruar në atë kohë Griselda./Panorama

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
Matura 2019, dalin datat e provimeve për maturantët. Ja cili është i pari

Matura 2019, dalin datat e provimeve për maturantët. Ja cili është i pari

Video/ Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës, provokon pa të brendshme

Rita Ora ngre temperaturat në mes të dimrit, fotot provokuese nga Maldive

Zbulohet arsyeja shokuese pse 34-vjeçari vrau gruan dhe kunatën 18 vjeçe

Zbulohet arsyeja shokuese pse 34-vjeçari vrau gruan dhe kunatën 18 vjeçe







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com