Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Historia e pushtimit të Everestit, si nisën përpjekjet e para 100 vjet më parë

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Historia e pushtimit të Everestit, si nisën përpjekjet e para 100 vjet më parë

Më 18 maj 1921, 4 alpinistë Harold Rebërn, Aleksandër Kelas, Xhorxh Malori dhe Gai Bullok, dhe 4 shkencëtarë, natyralisti dhe mjeku Sendi Uollaston, gjeologu Aleksandër Heron, dhe hartografët Henri Morshed dhe Eduard Uiller, të udhëhequr nga drejtuesi i ekspeditës, koloneli Çarls Hauard-Bëri, u larguan nga Darjeling, drejt asaj do të hynte në histori si ekspedita e parë për të tentuar pushtimin e Everestit, malit më të lartë në botë.

Shoqëruesit e tyre ishin rreth 40 Sherpa, banorë vendas të punësuar për njohuritë e tyre shekullore mbi këto male, dhe që ishin të destinuar të bëhen bashkë-protagonistë të këtyre arritjeve historike, por shpesh të harruara nga historia.

Ekspedita, e organizuar nga Shoqëria Mbretërore Gjeografike dhe Klubi Britanik i Alpinistëve i mbledhur në Komitetin e Malit Everest, kërkoi disa muaj përgatitje teknike, por jo vetëm. Në fakt më e rëndësishme ishte puna diplomatike, që u kororëzua më dhjetor 1920, me lejen për të kaluar territorin e Tibetit, të dhënë nga Dalai Lama.

Marshimi drejt Everestit po ndodhte normalisht, por pas lartësisë prej 5.000 metrash Aleksandër Kelas, që hasi vështirësi që në ditët e para, u rrëzua përtokë dhe vdiq, ndoshta nga një sulm në zemër. Ishte 6 qershori i vitit 1921.

Grupi nuk kishte luksin që të ndalej. Xhorxh Malori, alpinisti që ishte i destinuar të lidhte fatin e tij me Everestin, dhe shoku i tij Gai Bullok arritën pas disa përpjekjesh të ngjiteshin deri në lartësinë 7.000 metra. Por era e fortë dhe temperaturat e acarta e detyruan ekspeditën që të ndalej. Për momentin Everesti kishte fituar, por rruga për në majë ishte zbuluar.

Aparati i parë i frymëmarrjes

Pas ekspeditës së parë, sfida për të pushtuar Everestin nuk u ndal. Në vitin 1922, nisi një ekspeditë e dytë me një risi të madhe. Xhorxh Finç, fizikant australian dhe një alpinist shumë i aftë, kishte zhvilluar “aparatin e parë respirator në histori”, që ishte një çantë shpine me katër cilindra çeliku të fiksuara në pjesët anësore.

Ai nuk do ta ndihmonte për të arritur majën e Everestit, por do të qe thelbësorë në vendosjen e rekordit të ri të lartësisë:8.326 metra. Dy vjet më vonë ishte anglezi Eduard Norton që arriti në lartësinë8580 metra, gjatë ekspeditës së tretë të madhe.

Ajo ekspeditë hyri në histori për shkak të zhdukjes së Xhorxh Malori (i vetmi që ishte gjithmonë i pranishëm në të gjitha ekspeditat e viteve 1921, 1922 dhe 1924) dhe Endrju  Irvajn. Ata u panë herën e fundit më 8 qershor 1924, para se të humbnin përgjithmonë gjurmët të goditur nga një ortek dëbore.

Pas tragjedisë së vitit 1924 pati disa vite ndërprerje. Ekspeditat u bënë më të rralla, dhe duhej pritur fundi i Luftës së Dytë Botërore që gara të rifillonte, e favorizuar edhe nga hapja e kufijve nepalezë, por jo vetëm.

Falë teknologjisë së zhvilluar gjatë luftës, pajisjet e alpinistëve ishin bërë më teknike.

Shtresat prej leshi të xhupave dhe xhaketave me xhufka të viteve 1930, u zëvendësuan nga xhaketat e para me pendët e patës, ndërsa litarët e kërpit ia lanë vendin aty prej najloni.

Në çatinë e botës

Dhe rezultatet nuk vonuan të vinin:në vitin 1952 alpinisti zviceran Rajmond Lambert dhe  Sherpa nga Nepali Tenzing Norgaj vendosën një rekord të ri duke arritur në lartësinë 8600 metra. Viti që pasoi ishte ai i pushtimit të majës.

Në orën 11:30 të mëngjesit të29 majit të vitit 1953, Tenzing Norgaj dhe Edmund Hilari, një bletërritës nga Zelanda së Re që ishte marrë me alpinizëm për disa vite, arritën në majën e Everestit.

Hilari bëri foton më të famshme në historinë e alpinizmit, teksa Tenzing ngrinte lart një sëpatë që përdoret për çarjen e akullit në shenjë fitoreje, bashkë me flamurin e Mbretërisë së Bashkuar (ekspedita ishte britanike), Nepalit, Indisë dhe OKB. Pastaj Hilari zbriti disa shkallë në Anën Verilindore. Shpresonte të gjente gjurmët e lëna në vitin 1924 nga Malori dhe Irvajn, dhe ndoshta trupat e tyre, por nuk gjeti asgjë.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/cultura/storia/prima-spedizione-Everest-1821

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: 100 vjetEverestpushtim

TË LIDHURA

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

23:00 | 04/06/2025
Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi
Bota

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Në temperatura të larta, mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë
Bota

Në temperatura të larta, mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë

21:47 | 04/06/2025
Next Post
Spahiu: Kam parë mesazhe të krerëve të opozitës, kanë orientuar protestat

Spahiu këshillon Bashën: Largo Berishën ose e ke ti radhën

U raportua për 1 mln paund, ja sa para u sekuestruan në portin e Durrësit

U raportua për 1 mln paund, ja sa para u sekuestruan në portin e Durrësit

Nik Gjeloshaj: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

Nik Gjeloshaj: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com