Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Historia e Afërditës, vajzës që u vra për nder nga babai

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Historia e Afërditës, vajzës që u vra për nder nga babai

Krimet brenda familjes për shkak të mentalitetit janë një histori e dëgjuar shpesh në Shqipëri, për fat të keq.

E tillë është edhe historia e Afërditës, shkodranes që tronditi Shqipërinë në vitin 2006, atëherë kur u zbulua.

Brahim Facaj

Ajo ishte fëmija i madh i Brahimit, ndërsa në moshë të vogël i vdiq e ëma. Pas kësaj, i ati i Afërditës, Brahim Facaj u martua me Nurijen, me të cilën pati dy fëmijë.

Afërdita iku adoleshente në Itali kur ishte adoleshente, vend nga i cili u kthye disa vite më vonë, por tashmë e shoqëruar me një djalë.

Ajo kishte punuar si prostitutë në Itali, gjë e cila do të sillte vdekjen e saj, pikërisht ditën që u kthye në Shqipëri.

Babai i saj, një burrë me tradita dhe mentalitet të fortë, nuk e ka duruar dot turpin kur vajza iu kthye në Shkodër, ndaj e vrau 19-vjeçaren në vitin 1996, duke e masakruar pas koke me një hekur.

Më tej, Brahimi së bashku me Nurijen e groposën viktimën dhe ashtu mbeti për 10 vjet me radhë. Fëmijën e saj e rriti Brahimi derisa u bë 12 vjeç kur edhe i akuzuari përfundoi në burg.

Por, duket se ndërgjegjja nuk e ka lënë të qetë njerkën e Afërditës, e cila shkoi në polici 10 vite pas krimit dhe rrëfeu mbi vrasjen.

“Afërditën e vrava unë dhe e groposa për të fshehur gjurmët”, kishte deklaruar ajo para policëve.

Por, nga ana tjetër, pas zbulimit të krimit, Brahimi mori përsipër vrasjen duke këmbëngulur se të bijën e kishte vrarë ai për nder.

Në leximin e pretencës para trupit gjykues, prokuroria kërkoi 25 vjet burg për Brahim Facajn, e 15 të tjera për bashkëshorten e tij, Nurijen. Brahimi e ka pritur i qetë kërkesën e akuzës, duke e ka cilësuar atë si të drejtë, por nga ana tjetër, ai ka kërkuar që e shoqja të dënohet më pak nga sa kërkoi prokuroria.

Brahimi ka thënë se Nurija nuk ishte pjesëmarrëse në krimin e vrasjes, por ajo e kishte ndihmuar vetëm për varrosjen e vajzës.

Gjykata e Shkodrës dha vendimin për Brahim e Nurije Facajn nga fshati Drisht i komunës Postribë në Shkodër, të akuzuar për “vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e krimit”. Për babanë e viktimës Brahim Facaj, gjykata vendosi 25 vjet burg, ndërsa për bashkëshorten e tij, njëkohësisht njerka e viktimës, vendosi 15 vjet burgim.

Por, Brahimi, i cili vuante dënimin për vrasjen e vajzës së tij, ndërroi jetë gjatë së dielës në reanimacionin e QSUT-së.

Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja e Facaj ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Emri i tij tronditi mbarë opinionin publik në vitin 2006, kur u zbulua se ai së bashku me bashkëshorten Nurijen, ishin autorë të vrasjes së vajzës së tyre Afërditës, vetëm 19 vjeç dhe kjo për shkak të një mentaliteti që ende është shkak për krimet brenda familjes./ Tirana Today

Tags: AferditaBrahim Facajhistoriaper ndervrau vajzen

TË LIDHURA

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg Rezart Taçi për pastrim parash
Aktualitet

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg Rezart Taçi për pastrim parash

16:52 | 07/04/2026
Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme
Aktualitet

Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme

16:35 | 07/04/2026
Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë

16:27 | 07/04/2026
Next Post
2.4 tonë drogë/ Shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve shqiptarë, shefi merr një plumb

2.4 tonë drogë/ Shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve shqiptarë, shefi merr një plumb

Eleminimi i Italisë, dëshpërimi i lojtarëve në foto. Shpërthejnë mediet

Eleminimi i Italisë, dëshpërimi i lojtarëve në foto. Shpërthejnë mediet

U shënoi dy gola turqve, ky është mesazhi i Armando Sadikut

U shënoi dy gola turqve, ky është mesazhi i Armando Sadikut







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg Rezart Taçi për pastrim parash
Aktualitet

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg Rezart Taçi për pastrim parash

by mirseda
16:52 | 07/04/2026
0

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për biznesmenin Rezart Taçi. Ky i fundit është dënuar me 11...

Donald Trump paralajmëron vdekjen e qytetërimit e tyre, Iran mban mbyllur Ngushtica e Hormuzit

Donald Trump paralajmëron vdekjen e qytetërimit e tyre, Iran mban mbyllur Ngushtica e Hormuzit

16:49 | 07/04/2026
Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme

Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme

16:35 | 07/04/2026
Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë

Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë

16:27 | 07/04/2026
Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

16:22 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com