Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Histori suksesi/Shqiptari,“sfidues” i gjigantëve bankarë në Zvicër

8 vjet ago
in Të Gjitha
Histori suksesi/Shqiptari,“sfidues” i gjigantëve bankarë në Zvicër

 “Eny Finance AG” është një kompani tashmë e njohur bankare, e cila ka sfiduar edhe gjigandët bankarë  në Zvicër. Por në fakt historia e suksesit varet nga ai që e drejton atë.

Kjo kompani drejtohet nga një shqiptar, i cili vijon të jetë një histori suksesi në tregjet bankare në Zvicër. Shqiptari, Bonart Qerimi është drejtuesi i kompanisë apo siç njihet ndyshe në gjuhën e manaxhimit  si CEO.

“Kanë krijuar produkte të financimit online, duke ofruar norma konkurruese interesi që mund të zbresin deri në 4.5%, e që nga ana tjetër, përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për sistemin bankar zviceran. Mirëpo, ndoshta askush nuk e di se disa nga aktorët kryesorë të kësaj beteje ishte edhe eksperti shqiptar, i cili po udhëheq tashmë kompaninë financiare zvicerane”-shkruan Albinfo.ch.

Suksesi i kësaj nisme ka sfiduar edhe gjigantët bankarë zviceranë. Bonart Qerimi është aktualisht në krye të «eny Finance AG», një kompani zvicerane që tregon për suksesin e kredive online.Bonarti, që vjen nga Struga, ka kaluar nëpër disa institucione financiare jo edhe pak të njohura, si “Deutsche Bank”, “IBM” dhe, së fundi, në vitin 2006 në “GE Money Bank”, tani me emrin “Cembra Money Bank”.

Këtu edhe trokiti në portën e botës së financave, kur filloi të lulëzonte biznesi online nëpërmjet internetit. Por, në atë kohë vëllimi i tyre nuk shkonte më shumë se deri në përqindje të ulëta njëshifrore. Bonarti ishte njëri prej atyre që kishte përforcuar dhe i kishte dhënë energjinë e duhur linjës së dhënies së kredive online me shumëfishimin e tyre brenda një kohe të shkurtër.Ky impakt i Bonartit nuk kaloi pa u vënë re nga të tjerët. Më 2011 ai merr një telefonatë nga investitori i “eny Finance AG”, pjesë e të cilit është deri tani. 

 Në “eny Finance AG” gjetëm ato që na mungonin
Investitori zviceran i “eny Finance AG”, përveç Bonartit, kishte mbledhur ekspertë nga të gjitha bankat në Cyrih. Bonarti, sigurisht, e kishte pranuar ofertën me dëshirë. “Në një kompani të madhe je dikushi, po edhe je vetëm një numër. Të gjitha ato që na mungonin i gjetëm në “eny Finance AG”: pavarësinë, autonominë dhe këtu arritëm ta bëjmë më transparente dhënien e kredive në krahasim me të tjerat banka”, kujton Bonarti fillimin në “eny Finance AG”.

Aty kishte filluar prej zeros, por ishte arritur të bëhej një revolucion në sistemin bankar. “Ne kishim një mundësi që të bënim gjithçka prej fillimit. Një sfidë që të vjen një herë në jetë”, thotë Bonarti.

Shumë shpejt ngjitet në krye të këtij institucioni financiar bankar në Zvicër. «Arrita me sinqeritet dhe me punë në krye të «eny Finance AG».Është edhe kulturë jona që të mbijetojmë me më pak, e këtë e bëra edhe në »eny Finance AG«», tregohet modest Bonarti, ndonëse kishte arritur të reduktojë kostot vjetore me 70 për qind.Shqiptari nga Struga e Maqedonisë që kishte migruar në moshën 12-vjeçare në Zvicër, thotë se ka ndryshuar koha dhe se tani më nuk është problem të menaxhohet një kompani zvicerane nga një i huaj, në këtë rast një shqiptar.

“Këtu jam shkolluar dhe kam përfituar nga kultura zvicerane. Barriera e diskriminimit nuk është më sikur përpara, kur është dashur të dërgohen me qindra aplikacione për një vend në zanat. Pra, çdokush që merr guximin dhe ka ambicje, mund të arrijë diçka edhe në Zvicër”– shprehet optimist Bonarti dhe u dërgon mesazh shprese moshatarëve të tij dhe gjeneratave të reja.

“eny Finance” ofron shërbimet e veta edhe në gjuhën shqipe

“eny Finance” është një kompani serioze zvicerane (një lloj i bankës së digjitalizuar), që është aktive në fushën e shërbimeve financiare. Kompania është themeluar në vitin 2011, kurse produktet (si p.sh. “eny Credit”) janë hedhur në treg që nga mesi i vitit 2012.

Produktet e “eny Finance AG” ofrohen nga punonjësit në disa gjuhë, në mesin e tyre edhe në gjuhën shqipe.“Nuk ka qenë vetëm kërkesë imja që të ofrohen shërbimet edhe në gjuhën shqipe, por kjo është bërë edhe falë faktit se komuniteti shqiptar në Zvicër paraqet tashmë potencial të rëndësishëm”, tha Bonarti. Ai është krenar që ka arritur të ofrojë kamatat më të ulëta 4.5 % në tregun bankar zviceran.

Në një kohë kur klientët ende paguajnë rreth 10% në bankat e tjera. Është edhe gjendja financiare e klientit ajo që përcakton lartësinë e kamatës. Dikush që ka një vend pune të rregullt, nuk është i lidhur në procedura përmbarimi (“Betreibung”) dhe nuk ka indikacione se nuk do ta kthejë kredinë, është potencial që mund të marrë një kredi me 4.5 % nga “eny Credit”, bën të ditur procedurat e dhënies së kredive CEO, Bonart Qerimi.

Tags: histori suksesisfiduesshqiptarisistemi bankare

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Preshevë/ Shpërndahen 6700 euro për fëmijët me aftësi të veçanta

Preshevë/ Shpërndahen 6700 euro për fëmijët me aftësi të veçanta

Greqia solidare me Shqipërinë, “konfliktet” shtyhen për më tej

Greqia solidare me Shqipërinë, “konfliktet” shtyhen për më tej

Ekspozita “Të ndjekësh ëndrrat”, sot në Muzeun Historik Kombëtar

Ekspozita “Të ndjekësh ëndrrat”, sot në Muzeun Historik Kombëtar







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi paraqitet në SPAK
Aktualitet

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi paraqitet në SPAK

by mirseda
13:10 | 05/02/2026
0

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes...

“Rama nuk dorëzon imunitetin e Lubi Ballukut, sepse dorëzon veten”, Berisha

“Rama nuk dorëzon imunitetin e Lubi Ballukut, sepse dorëzon veten”, Berisha

13:05 | 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

12:57 | 05/02/2026
Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë

12:44 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com