Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Histori prekëse/Familja hebreje gjen strehuesin shqiptar pas 75 vitesh kërkime

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Histori prekëse/Familja hebreje gjen strehuesin shqiptar pas 75 vitesh kërkime

Drita nga Izraeli dhe Ahmeti nga Shkodra megjithëse kanë lindur në një shtëpi dhe sot janë me “kokën e zbardhur”, takohen për herë të parë në Shkodër pas 75 vitesh. “Drita”, vajza e hebrejes Mimi Kamhi Ergas Faraxhi dhe Alberto, e pagëzuar me këtë emër shqiptar ka një histori të gjatë dhe krenare për ne.

Në vitin e largët 1943 një familje hebre u detyrua të udhëtojë nga Shkupi në Shkodër për ti shpëtuar përndjekjes naziste.

Alberto mbante në dorë një copë letër ku shkruhej adresa e Xhemil Shurdhës. Libri me kujtime “Jeta ime nën pushtimin nazist”, të Mimi Kamhi Ergas Faraxhi, i botuar në tre gjuhë, shqip, maqedonisht, anglisht nga autori Skender Asani u promovua dje në Shkodër në kuadër te ditës në kujtim të holokaustit.

Libri memoristik tregon jetën e një familje hebreje e cila ka gjetur mbështetje tek një familje shkodrane.

Mimi, autorja e kujtimeve në këtë libër, lindi në Shkodër vajzën e saj Drita, e cila sot udhëtoi nga Izraeli, për tu kthyer në vendlindje pas 75-vjetësh.

Në muzeun Marubi, të pranishmit nuk i mbajtën dot emocionet teksa Drita u takua me Ahmetin, djalin e Xhemilit që para 75 vjetësh i kishte hap derën dhe mikëpritur në shtëpinë e tij prindërit e saj.

Drita dhe Ahmeti janë fëmijët e dy familjeve, një hebreje dhe shqiptare që shtojnë dëshmitë e “gjalla”, mbi kontributin që populli shqiptar ka dhënë për të shpëtuar hebrejtë.

Këtë vit ministri Ditmir Bushati kishte zgjedhur që aktivitetin në ditën përkujtimore të Holokaustit ta zhvillonte në Shkodër, duke përuruar librin me kujtime “jeta ime nën pushtimin nazist”.

Duke folur para të pranishmëve jo pa emocion, Drita u shpreh “ Shkodrën e mbaja mend si nëpër ëndrra, si diçka që nuk e dija sa ishte e vërtetë dhe sa fantazmë, por tani që erdha dhe e pashë, jam e lumtur që mu rikthyen kujtimet, Shkodra është po aq e bukur”.

Ahmet Shurdha, e çoi më tej kujtimin e atyre ditëve, ndërsa shpjegoi me detaje si u miqësua Mimi me vajzat dhe gratë e familjes, ndërsa Alberto punonte.

Momenti më prekës i këtij takimi ishte kur Ahmeti tregon fotot e vjetra por të ruajtura me kujdes te atyre viteve./voal.ch

 

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Next Post
Emrat/Aksion blic në Tiranë, 7 persona në pranga

Emrat/Aksion blic në Tiranë, 7 persona në pranga

Koment në ditën e përkujtimit të Holokaustit: Asnjë kompromis

Koment në ditën e përkujtimit të Holokaustit: Asnjë kompromis

Zbardhen emrat/Kush janë sigurimsat e shtetit që janë emëruar nga Rama në poste të larta drejtuese

Zbardhen emrat/Kush janë sigurimsat e shtetit që janë emëruar nga Rama në poste të larta drejtuese







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës
Politikë

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

by mirseda
17:43 | 10/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga ambientet e selisë blu për t’iu drejtuar sheshit...

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

17:11 | 10/02/2026
SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

16:59 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com