Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hipotiroidizmi,  si të dallojmë ndryshimet në tiroide nga gjendja e jashtme 

5 vjet ago
in Kryesore
Hipotiroidizmi,  si të dallojmë ndryshimet në tiroide nga gjendja e jashtme 

Hipotiroidizmi është një gjendje që prek gjëndrën tiroide, një organ i vogël i vendosur në pjesën e poshtme të qafës. Duke qenë se simptomat zhvillohen shumë më vonë pasi të shfaqet sëmundja, shumë njerëz nuk arrijnë të kuptojnë se vuajnë nga hipotiroidizmi. Disa nga këto simptoma, si lodhja për shembull, shfaqet edhe kur kemi probleme të tjera shëndetësore, ose mund ta ngatërrojmë për shenjë të plakjes apo stresit. Endokrinologët shprehen se simptomat në këtë rast shfaqen pasi gjëndra e tiroides nuk po funksionon siç duhet. Në rastin e hipotiroidizmit, gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone, që ndihmojnë në funksionimin e disa sistemeve në trup.

Ç’ndodh kur nivelet e hormoneve të tiroides janë të ulëta?

Hipotiroidizmi mund t’ju shkaktojë ndjesinë e lodhjes dhe të ftohtit. Mund të shtoni edhe disa kile më tepër. Nivelet e ulëta të hormoneve të tiroides mund të ndikojnë gjithashtu në gjendjen emocionale dhe të menduarit. Për shembull, mund të keni:

a)Depresion

b)Probleme me kujtesën

c)Vështirësi për të menduar qartë

d)Mund të keni edhe dhimbje, ngurtësim dhe ënjtje në muskuj, kyçe, fytyrë, zonën e syve, gjuhë

Ngjirja e zërit dhe problemet me dëgjimin janë gjithashtu shenja të hipotiroidizmit. Ashtu si edhe kapsllëku që shoqëron këtë fenomen. Femrat kanë gjithashtu ndryshime në ciklin menstrual. Mund të ndodhin edhe ndryshime në lëkurë, si, lëkurë e zbehtë dhe e ftohtë apo tharje dhe acarim i lëkurës. Endokrinologët shprehet se mund të kemi gjithashtu zverdhje, sidomos në shputat e këmbëve, në  pëllëmbët e duarve si  dhe në fytyrë. Gjithashtu edhe thonjtë janë të brishtë dhe rriten shumë ngadalë. Një situatë e tillë shkakton edhe ndryshime te flokët, pasi shpesh bëhen më të ashpra dhe mund t’ju bien shumë.

Endokrinologët theksojnë se,  hipotiroidizmi mund të dobësojë gjithashtu edhe zemrën me mushkëritë. Në një rast të tillë pacienti mund të ketë ngadalësim të rrahjeve të zemrës, probleme me frymëmarrjen gjatë aktivitetit fizik, dobësi të përgjithshme, tension të lartë të gjakut si dhe nivele të larta të kolesterolit.

Trajtimi

Si rregull trajtimi është medikamentoz, por rol të rëndësishëm luan dieta. Këto të sëmurë duhet të ushqehen me produkte që përmbajnë shumë jod, siç janë produktet e detit, frutat e detit, peshqit, mishi, të brendshmet e bagëtive, qumështi, kosi, djathi, fruta etj.

Nuk duhet konsumuar lakër, lule lakër, brokoli, fasule, bizele,etj.

Duhet të konsumojnë rregullisht ujë dhe kripra minerale me doza normale.

Mjekimi me hormone konsiston në dhënien e Tiroksinës, në formën medikamentoze. Ky është mjekimi standart që si rregull merret në mëngjes, 30-60 minuta para ngrënies, e shoqeruar me një gotë ujë. Ky medicament akumulohet dhe qëndron 7 ditë në organizëm, kohë kjo që përkon me maksimumin e veprimit të tij. Qëllimi i mjekimit është të kthejë apo të reduktojë simptomat e hypotiroidizmit, gjë që arrihet dhe ndiqet me matjen TSH. Sa më të normalizuara të jenë këto vlera, aq më afër mjekimit ideal dhe funksionit normal të gjendrës tiroide të dëmtuar ne jemi.

Si rregull, TSH është gjithmonë e lartë në fillim të mjekimit sepse, e theksuam që në fillim, që kur tiroidja është e dëmtuar apo nuk përgjigjet ndaj stimujve, TSH rritet shumë për të tentuar normalizimin e funksionit të tiroidës.  Matja e T4 dheT3 nuk rekomandohet rutinë për shkak se marrja nga jashtë e këtyre hormoneve ndryshon në varësi të ushqyerjes, kohës së marrjes, etj. Prandaj vlerësimi i ecurisë bëhet vetëm me TSH. Ka raste kur jepen në formë medikamenti të dy hormonet e e tiroidës, apo kur jepet tiroxina bashkë me jodin por në këtë rast duhe të të kemi parasysh që gjëndrra tiroide të mos jetë totalisht e dëmtuar, se përndryshe jodi nuk do përpunohej dhe nuk do të jepte asnjë efekt.

 

 

Tags: Hipotiroidizmimjekushendeti

TË LIDHURA

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
Aktualitet

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

22:32 | 18/11/2025
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi
Aktualitet

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Fier, goditet me thikë pas një konflikti 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori
Aktualitet

Fier, goditet me thikë pas një konflikti 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori

20:26 | 18/11/2025
Next Post
Jeruzalem / Nata e Kadrit, përleshje mes policisë izraelite dhe palestinezëve

Jeruzalem / Nata e Kadrit, përleshje mes policisë izraelite dhe palestinezëve

Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

E fundit / Serbët në Veri shkrepin plumba në drejtim të atletëve kosovarë

U helmuan pasi konsumuan kërpudha, humbin jetën tri persona nga Gjilani

U helmuan pasi konsumuan kërpudha, humbin jetën tri persona nga Gjilani







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
Aktualitet

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

by mirseda
22:32 | 18/11/2025
0

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë qarkun Shkodër këtë të martë, më 18 nëntor, kanë krijuar...

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

22:14 | 18/11/2025
Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

21:51 | 18/11/2025
Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

21:30 | 18/11/2025
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com