Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Higuain ‘ndez’ derbin: Nuk flas me Icardin, e kam zili se është ‘vrasës’…

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Higuain ‘ndez’ derbin: Nuk flas me Icardin, e kam zili se është ‘vrasës’…

Jemi dy ditë nga derbi më i ‘zjarrtë’ në botën e futbollit, derbi i Milanos. Interi do të presë të dielën Milanin në “San Siro” për herë të parë në këtë sezon. Të dy skuadrat kanë pësuar shumë ndryshime dhe janë në një moment mjaft të mirë, pasi vijnë nga fitoret, zikaltërit pak më mirë.

Në prag të derbit ka folur lojtari më i mirë i Milanit, Gonzalo Higuain. Ai shpreson që të debutojë në derbi me gol si kanë bërë në të kaluarën yje si Weah, Shevchenko, Inzaghi, Kaka, Ronaldinho, Ronaldo apo Ibrahimovic. Në një intervistë të gjatë të dhënë për Marco Pasotta, sulmuesi argjentinas e ka të qartë objektivin për të fituar në derbin e së dielës kundër Interit:

Higuain, menaxhmenti i kuqezinjve ka thënë se afati kohor për t’iu kthyer fitimit të trofeve është tri vite…

Unë jam këtu tani dhe mendoj për fitoret këtë vit, nuk mund të pres tri vite. Duhet të jemi të vetëdijshëm se mund të fitojmë diçka tashmë, këtë sezon, sepse Milani i ka mjetet për ta bërë këtë. Dhe, nëse nuk kemi sukses, do të shohim një Milan tjetër. Ne duhet t’i bëjmë tifozët të kuptojnë se jemi në gjendje për një sezon të mirë.

Fjalë udhëheqësi. Ju keni pasur një hyrje triumfale në dhomën e zhveshjes së Milanit…

Një qasje e bukur, është e vërtetë. Më vjen keq vetëm për renditjen, sepse meritojmë të jemi më të lart. Përndryshe, ndihem në një moment shumë të mirë të jetës sime, si mendërisht, edhe profesionalisht. Ndihem i rilindur. Gattuso na ka përcjellë dashurinë e tij për futbollin.

E kaluara juaj është Juventusi. A mund të themi se situata ka marrë një kthesë të keqe, që nga finalja e Kupës së Italisë?

Brenda vetes, atë ditë kisha ndjenjën se po. Ndoshta e dija që diçka ishte thyer. Dhe pastaj Juve mori Ronaldon. Vendimi për ta lënë “Zonjën e Vjetër” nuk ishte i imi. I dhashë gjithçka Juventusit, fituam disa tituj, pas të cilëve erdhi Cristiano. Klubi donte të bënte një kërcim cilësor. Drejtuesit më thanë se nuk mund të qëndroja dhe se po përpiqeshin të gjenin një zgjidhje. Zgjidhja më e mirë ishte Milani.

A keni ndjenja hakmarrjeje kundër klubit të Juventusit?

Jo, ndaj askujt. Përkundrazi, kam një ndjenjë dashurie, sepse më kanë trajtuar shumë mirë atje. Shokët dhe tifozët më kanë dhënë një dashuri të madhe. Por, unë nuk kërkova të largohesha. Në thelb, të gjithë e thonë këtë, më nxorën jashtë (më përzunë). Edhe te Milani, menjëherë kisha një dashuri të madhe rreth vetes dhe kështu më bindën.

Le të flasim për Interin, tani. Në anën tjetër të llogores do të jetë Icardi, në derbin e së dielës…

Luhet 11 kundër 11, plus tre zëvendësime për çdo skuadër. Shpresoj që edhe unë të debutoj me gol në derbi e të bëj pjesë në klubin e këtyre emrave të mëdhenj, por gjeja më e rëndësishme është të fitojmë, jo kush shënon. Çfarë i kam zili Icardit? Goditjen me kokë, është vrasës brenda zonës.

Në teori të pastër, a mund të jetë juaji, një duet i pajtueshëm sulmuesish?

Do të thoja edhe po, sepse për mua nuk është problem të luaj me një sulmues tjetër. Në karrierën time kam pasur shumë sulmues përkrah meje. Unë përshtatem me gjithçka, ashtu si të tjerët duhet të përshtaten me mua.

A keni marrëdhënie jashtë fushës? A flisni?

Jo, ne nuk flasim.

Tags: çfarëderbinflashiguainIcardinKamMilanosndezzili

TË LIDHURA

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions
Sport

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit
Sport

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions
Sport

Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

21:18 | 15/04/2026
Next Post
Studiuesit kundër memeve: Kanë ndikim negativ

Studiuesit kundër memeve: Kanë ndikim negativ

Aksident në Pukë, i riu transportohet me helikopter drejt Tiranës

Aksident në Pukë, i riu transportohet me helikopter drejt Tiranës

Video/Historia e pabesueshme e Hoze Alvarengës, mbijetoi 438 ditë në oqean

Video/Historia e pabesueshme e Hoze Alvarengës, mbijetoi 438 ditë në oqean







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions
Sport

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

by mirseda
21:55 | 15/04/2026
0

Bayern 2-3 Real Madrid Supersfida e kthimit në Champions mes Bayern dhe Real Madrid po dhuron spektakël....

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

21:18 | 15/04/2026
Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

21:05 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com