Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Hidhet shorti për KED, debat mes palëve politike

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Hidhet shorti për KED, debat mes palëve politike

Në Kryesinë e Kuvendit ka nisur hedhja e shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku janë zbuluar edhe emrat e parë të të përzgjedhurve.

Kështu, Besnik Imeraj dhe Altina Xhoxhaj janë përzgjedhur si anëtarë të KED nga lista e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Vitore Tushaj është përzgjedhur anëtare zëvendësuese po nga kjo listë.

Po ashtu, Artan Broci është përzgjedhur si anëtar nga lista e Gjykatës së Lartë, ndërsa anëtari zëvendësues u zgjodh Shkëlzen Selimi.

Rovena Gashi u zgjodh pa short anëtare e KED si e vetmja kandidate nga Prokuroria e Përgjithshme.

Gentjan Trenova dhe Fatjona Mençe u përzgjodhën gjithashtu pa short si anëtarë të KED nga prokurorët pranë Gjykatës së Apelit.

As për anëtarin zëvendësues të Prokurorisë nuk u hodh shorti, pasi nuk pati kandidatë. Drejtuesja e shortit, Vasilika Hysi tha se nuk do të ketë anëtarë zëvendësues për këtë institucion.

Megjithatë, duhet thënë se mbledhja për hedhjen e shortit është shoqëruar me debate mes palëve politike.

Kështu, teksa është bërë gati të niset procedura e hedhjes së shortit, opozita ka pretenduar se ajo po bëhet në shkelje të ligjit:

Deputeti i PS-së, kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit:

“Kërkoj mirëkuptimin e opozitës që nëse duam të mos humbim kohë në krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, hajdeni, i bëmë ndryshimet kushtetuese me konsensus, bujrum të zhbllokojmë ligjin. Boll kanë pritur shqiptarët për të pasur atë sistem drejtësie që duhet. Për mua ky debat është më tepër politik, e lëmë te salla e ditës së enjte”, tha Manja.

Deputetja Hysi, ka theksuar se Kryetari i Kuvendit ka të drejtë të bëje vetëm një procedurë, hedhjen e shortit, “ju dilni kudo të flisni, në studio e ta diskutojmë, të vazhdojmë me procesin”.

Pas kësaj ka reaguar Halimi:

“Reflektoni tha kryetari i Ligjeve, diskutimi mes meje dhe Manjës është teknik. Qëndrimi ynë është që Këshilli i përkohshëm i Emërimeve në Drejtësi ishte vetëm për vitin e kaluar nuk ka më këshill të përkohshëm të emërimeve. E ka të qartë dispozita, nuk e them vetëm unë, Xhafaj një vit më parë ka thënë, më 13 shkurt ia ka dërguar shkresën në ambasada dhe i thotë dispozita kalimtare rregullon çështje të veçantë”, tha ai.

Edhe deputeti i LSI-së, Nasip Naço ashtu si PD e ka quajtur antikushtetues shortin:

“Ligjet i kemi pasur po nuk i keni zbatuar korrekt, Kjo që kërkon kryetari i Kuvendit ekstra procedurë, që thotë jam burri më i mirë në botë. Shortin e keni hedhur se nuk u ranë gjyqtarët që donit ju”, tha ai.

Presidenti Ilir Meta më parë kishte refuzuar të hidhte shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për shkak se mungojnë organet e tjera të drejtësisë.

Gjykata Kushtetuese
1. Besnik Imeraj
2. Altina Xhoxhaj
3. Vitore Tusha (ZV)
Gjykata e Larte
1. Artan Broci
2. Shkelzen Selimi (ZV.)
PROKURORIA E PËRGJITHSHME
1. Rovena Gashi

PROKURORET PRANE GJYKATAVE TE APELIT
1. Gentian Ternova
2. Fatjona Memeçaj

vijon…

Tags: anëtarëHidhetKEDshorti

TË LIDHURA

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Durrës. Policia jep detaje

17:23 | 03/11/2025
Ndërprerje uji në disa zona të Durrësit për shkak të punimeve në stacionin e Fushë-Kuqes
Aktualitet

Ndërprerje uji në disa zona të Durrësit për shkak të punimeve në stacionin e Fushë-Kuqes

17:20 | 03/11/2025
Afera e tunelit të Llogarasë, SPAK padit bashkëpunëtorë të Ballukut
Aktualitet

Afera e tunelit të Llogarasë, SPAK padit bashkëpunëtorë të Ballukut

17:17 | 03/11/2025
Next Post
Hapet “Kutia e Pandorës”/ Fuqitë botërore kundër Trump, SHBA ngushëllohet nga Çekia

Hapet “Kutia e Pandorës”/ Fuqitë botërore kundër Trump, SHBA ngushëllohet nga Çekia

Lulzim Basha refuzon ftesën e Ramës

Lulzim Basha refuzon ftesën e Ramës

Vëllezërit Norja kapen “mat” nga policia

Vëllezërit Norja kapen “mat” nga policia







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Durrës. Policia jep detaje

by mirseda
17:23 | 03/11/2025
0

Një person mendohet se është plagosur me armë zjarri në Durrës. Burime nga policia thonë se i...

Ndërprerje uji në disa zona të Durrësit për shkak të punimeve në stacionin e Fushë-Kuqes

Ndërprerje uji në disa zona të Durrësit për shkak të punimeve në stacionin e Fushë-Kuqes

17:20 | 03/11/2025
Afera e tunelit të Llogarasë, SPAK padit bashkëpunëtorë të Ballukut

Afera e tunelit të Llogarasë, SPAK padit bashkëpunëtorë të Ballukut

17:17 | 03/11/2025
Nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani, kush janë 23 kandidatët për Avokatin e Popullit. Lista

Nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani, kush janë 23 kandidatët për Avokatin e Popullit. Lista

17:15 | 03/11/2025
Kushtetuesja i jep të drejtë Veliajt, mbetet kryetar i Tiranës

Kushtetuesja i jep të drejtë Veliajt, mbetet kryetar i Tiranës

17:06 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com