Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Heshtje në selinë blu, ‘Partizani’ i mbyll gojën Berishës para mediave

5 muaj ago
in Politikë
Heshtje në selinë blu, ‘Partizani’ i mbyll gojën Berishës para mediave

Ditën e hënë, kur nisi zyrtarisht gjyqi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ai mungoi në mënyrë të pazakontë. Jo vetëm që nuk u paraqit në seancën e parë në Gjykatën e Posaçme, por shmangu edhe konferencën e përditshme me gazetarët, një rutinë që ai e ka ndjekur me rregull gjatë muajve të fundit.

Përkundër kësaj, kreu i Partisë Demokratike u mjaftua me një status në Facebook, ku akuzoi SPAK për nënshtrim ndaj urdhrave të Edi Ramës, pa dhënë asnjë sqarim konkret për mosparaqitjen në gjykatë apo për mungesën në komunikimin me median.

E njëjta sjellje u përsërit edhe të martën, ku Berisha sërish mungoi në selinë blu, duke lënë bosh podiumin ku zakonisht jep deklarata dhe përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Kjo tërheqje e papritur ka nxitur spekulime mbi arsyet e saj. Dy skenarë përfliten më së shumti:

Shmangie e pyetjeve për procesin gjyqësor, që tashmë është zyrtarizuar në GJKKO, duke i pamundësuar Berishës vijimin e retorikës për vjedhjen e votave dhe duke e vendosur përballë hallit të tij personal.

Rënia e kauzës së “vjedhjes së zgjedhjeve”, pasi rinumërimet në qarqet Tiranë dhe Fier nuk kanë përforcuar pretendimet e PD-së, përkundrazi – po nxjerrin në pah gabime që nuk përmbysin rezultatin dhe në disa raste i kanë dëmtuar vetë kandidatët e Berishës.

Nëse kjo heshtje zgjat, nuk përjashtohet mundësia që Berisha të marrë një “pushim politik” deri në shtator, për t’u rikthyer me një strategji të re, nëse do të arrijë të rindërtojë besueshmërinë e humbur.

Por deri atëherë, as mediat nuk mund t’i shmanget, dhe as kauza e pretenduar për zgjedhje të manipuluara nuk po qëndron në këmbë, ndërsa procesi gjyqësor pritet të hedhë më shumë dritë mbi një nga akuzat më të rënda ndaj tij në 30 vite karrierë politike.

TË LIDHURA

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës
Aktualitet

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

15:12 | 03/12/2025
PS për Avokatin e Popullit: Flasim kur të na mbërrijë zyrtarisht propozimi i Gazment Bardhit
Politikë

PS për Avokatin e Popullit: Flasim kur të na mbërrijë zyrtarisht propozimi i Gazment Bardhit

12:44 | 03/12/2025
Berisha i alarmuar nga lëvizja e Salianjit: Ka qëllime private dhe personale  debati bëhet brenda
Politikë

Berisha i alarmuar nga lëvizja e Salianjit: Ka qëllime private dhe personale debati bëhet brenda

12:15 | 03/12/2025
Next Post
Lamtumira e fundit për Metropolit Dhimitër, ndërron jetë katër ditë më parë

Lamtumira e fundit për Metropolit Dhimitër, ndërron jetë katër ditë më parë

Ra nga pallati ku banonte, humb jetën i moshuari në Tiranë

Ra nga pallati ku banonte, humb jetën i moshuari në Tiranë

Zjarr masiv në një ullishte në Elbasan, ndërhyrja e zjarrfikësve vështirësohet nga era dhe terreni

Zjarr masiv në një ullishte në Elbasan, ndërhyrja e zjarrfikësve vështirësohet nga era dhe terreni







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Pas lajmeve për divorc, Angela Martini trazon ujërat me postimin
Showbizz

Pas lajmeve për divorc, Angela Martini trazon ujërat me postimin

by mirseda
15:18 | 03/12/2025
0

Para disa javësh, media amerikane TMZ raportoi se modelja shqiptare Angela Martini kishte paraqitur kërkesën për divorc...

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

15:12 | 03/12/2025
Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit

Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit

14:40 | 03/12/2025
Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

14:16 | 03/12/2025
Paraqitet në SPAK Drejtoresha e AKSH-it

Paraqitet në SPAK Drejtoresha e AKSH-it

14:12 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com