Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Heronjtë e finaleve të Gjermanisë përfundojnë në “ferr”: Nga Gerd Muller tek Gotze

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Heronjtë e finaleve të Gjermanisë përfundojnë në “ferr”: Nga Gerd Muller tek Gotze

Është parajsa, por shumë pranë ferrit! Sepse më lart nuk mund të hipësh, më lart nuk mund të arrish dhe kësisoj është shumë e lehtë të rrëzohesh, më saktësisht, është e sigurt se do të biesh! Dje, Joachim Low ka bërë të ditur listën e futbollistëve që do të marrë me vete në kampionatin botëror në Rusi. Përjashtimi më i bujshëm është ai i Mario Götze. Në vitin 2014, në Brazil, goli i tij i dha fitoren e Kupës së Botës në finalen kundër Argjentinës.

Ishte 21-vjeç dhe kishte fituar tre kampionate në Gjermani, dy me Borussia Dortmund dhe një me Bayern, dhe kishte luajtur në finalen e Champions League. Klas dhe elegancë, por mbi të gjitha teknik dhe shpejtësi veprimi. Padyshim që Mario mund të bëhej ndër më të mirët e planetit, por pas atij goli filloi rënia e lirë.

Probleme, polemika, zhgënjimi… deri ta lënia jashtë ekipit kombëtare. Nuk është hera e parë të ndodh. Katër gjermanët që kanë vendosur katër titujt kampion të fituar nga ky komb shumë shpejt e kanë gjetur veten nga paraja në ferr, sikur të kenë bërë një pakt me “djallin” për golin e shënuar!MARIO GÖTZE – Mjaftojnë numrat e Mario për të kuptuar vështirësitë. Pasi vendosi finalen kundër Argjentinë, Gotze në Bundesliga ka shënuar vetëm 15 gola në 4 vjet. Në fillim u la në stol nga Guardiola, më pas kritikat e tifozëve të Bayern që nuk donin rikthimin e tij, më pas disa dëmtime, një sëmundje dhe në fund stoli me Stöger. Nga mosha 18 deri 21 vjeç ai shënoi 32 fola në kampionatin gjerman, ndërsa nga 21 deri në 24, më pak se gjysma e tyre, 15 gola.

Mario nuk është më ai i dikurshmi dhe këtë nuk e ka fshehur drejtuesit i Dortmund, Watzke, disa muaj më parë: “Ai gol në Kupën e Botës i ka rënduar shumë. Tani i mungon diçka. Mario ka problemin e gjithë atyre futbollistëve të rinj që arrijnë suksesin më të madh që në hapat e parë të karrierës. Ndoshta vuan “sindromën” që ka penuar të gjithë futbollistët që kanë vendosur titullin botëror për Gjermaninë.” Po, sepse Mario ka përfunduar në “ferr” dhe atje gjen shoqërinë e tre parardhësve…HELMUT RAHN – Gjermania e fitoi për herë të parë Kupën e Botës në Zvicër në vitin 1954. Me mrekullinë e Bernës, që është bërë edhe film, gjermanët arritën të fitojnë ndaj Hungarisë së Pushkashit, edhe pse ishin në disavantazh 2-0. Dy nga tre golat, përfshi atë vendimtarin, i realizoi Rahn. Që nga ai moment erdhi rënia drastike e karrierës së tij. Shumë alkool, shumë probleme. Në vitin 1957 u ndalua duke ngarë makinën në gjendje të dehur. Kundërshtoi policët duke i sulmuar ata. Në vitin 1960 e përsëriti veprimin dhe përfundoi për një muaj në burg.GERD MÜLLER – Në vitin 1974 golin vendimtar e shënoi Gerd Müller. Në fushën e lojës “Bomber der Nation” arriti ende të bëj diçka. Pasi kishte shënuar të paktën 30 gola në 5 nga 6 kampionatet e fundit para botërorit, edhe pse nuk e humbi nuhatjen e golit nuk i kapi më shifra të tilla me 23, 28 dhe 24 gola përkatësisht në vitet pas Kupës së Botës 1974. Edhe ai pati shumë probleme me alkoolin dhe u largua nga Bundesliga për të luajtur në SHBA.

“Më keq nuk mund të shkonte, – tregoi vetë Muller. – Mbërrin aq lart sa nuk mund të ngjitesh më. Prek qiellin dhe më pas rrëzohesh dhe vetëm rrëzohesh, gjithmonë e më shumë derisa shkon në ferr. Nuk bën më asgjë, i kalon ditët e jetës bosh, pa u marrë me asgjë. Pa ndihmën e shokëve ndoshta nuk do të jetoja më.” Shokët ishin Beckenbauer, Hoeness dhe Rummenigge që arritën ta bindin të rehabilitohej dhe të merrte ndihmë te psikologu.ANDY BREHME – I fundit nga gjermanët që kishte vendosur Kupën e Botës, para Götze ka qenë Andy Brehme, i cili shënoi penalltinë e fitores kundër Argjentinës në vitin 1990. Më pas ai fitoi Kupën UEFA me Inter dhe kupën dhe kampionatin gjerman me Kaiserslautern, por edhe ai u përball me vështirësi. Disa vite më parë u ndal i dehur në timon dhe më pas rrezikoi edhe burgun sepse u kap sërish duke i dhënë makinës dhe pse iu hoq patenta. Para disa kohësh bënë bujë problemet e mëdha financiare, që e penguan të shkonte edhe te festa e organizuar nga Federata Gjermane e Futbollit në vitin 2015, për të festuar 25-vjetorin e suksesit në “Itali ‘90”. Ndoshta nuk donte të kujtonte dhe të festonte. Ai është goli që të çon në parajsë, por që në të gjitha rastet për gjerman shërben si një korridor drejt ferrit…(Telesport)

Tags: ferrfinaleveGerd MullerGjermanisëGötzeheronjtëpërfundojnë

TË LIDHURA

Vetëm 2 ndeshje larg rekordit, gati rinovimi i të ardhmes së sulmit të Shqipërisë
Sport

Vetëm 2 ndeshje larg rekordit, gati rinovimi i të ardhmes së sulmit të Shqipërisë

19:59 | 09/03/2026
“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje
Sport

“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje

13:46 | 09/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
(Video) Çmendet burri, tenton të vrasë ish-gruan në komisariatin e policisë

(Video) Çmendet burri, tenton të vrasë ish-gruan në komisariatin e policisë

Ironia e fatit/Vjehrra “nxirret zvarrë” nga banesa, nusja gëzon shtëpinë

Ironia e fatit/Vjehrra "nxirret zvarrë" nga banesa, nusja gëzon shtëpinë

‘Europol’, PD: Pa dalë Tahiri para drejtësisë s’ka negociata me BE

Alibeaj: Xhafaj kërcënoi Ramën, ja paralajmërimi që bëri për kryeministrin







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë
Bota

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

by mirseda
22:26 | 09/03/2026
0

Në mesditë të së hënës, ndërsa sulme ajrore godisnin disa pjesë të kryeqytetit iranian, mijëra njerëz u...

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Deklarata e Trump se lufta në Iran në thelb ka mbaruar, nis menjëherë ulja e çmimeve të naftës

Deklarata e Trump se lufta në Iran në thelb ka mbaruar, nis menjëherë ulja e çmimeve të naftës

22:11 | 09/03/2026
Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

21:45 | 09/03/2026
Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë

Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë

21:33 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com