Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

HEC-et në Valbonë, Apeli ‘parashkruan’ falsifikimin e firmave

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
HEC-et në Valbonë, Apeli ‘parashkruan’ falsifikimin e firmave

Apeli rrëzoi kërkesën e banorëve të Valbonës për të nisur çështjen penale për falsifikimin e firmave në dokumentet e konsultimit publik që u shërbyen kompanive për të marrë të drejtën për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës.

Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar të martën kërkesën e shoqatës Toka dhe banorëve të Valbonës për të hapur çështjen penale mbi falsifikimin e firmave të banorëve të fshatit Dragobi në procesverbalin e konsultimeve me publikun, i cili i shërbeu kompanisë koncesionare për marrjen e të drejtës për ndërtimin e HEC-ve në luginë.

Liridon Mustafaj koordinator i shoqatës Toka i tha BIRN në një bisedë telefonike se Apeli la në fuqi një vendim të Gjykatës së Faktit në Tropojë, sipas të cilit çështja nuk mund të ndiqej penalisht pasi vepra penale e dyshuar ishte parashkruar.

Banorët kanë denoncuar prej tre vjetësh falsifikimin e procesverbaleve të konsultimit me publikun, që ishin pjesë e dokumentacionit të kompanive që morën të drejta për HEC në Valbonë. Sipas procesverbalit banorët ishin dakord për ndërtimin e HEC-eve. Në një investigim të BIRN të qershorit 2016 banorët thanë se në listën e firmëtarëve kishte persona të vdekur tre vjet para përpilimit të këtij procesverbali, ndërsa të tjerë thanë që nuk kishin qenë të pranishëm dhe nuk kishin firmosur.

Çështja u denoncua nga banorët, të cilët hapën një seri procesesh kundër ndërtimit të HEC-ve në zonë, përfshi një gjykim në Gjykatën Administrative që kërkon anullimin e koncesionit dhënë kompanisë Dragobia Energy.

Kompanitë Dragobia Energy dhe Valbona Energy Project mohuan atëherë të kishin kryer falsifikim.

Vendimi i gjykatës së Apelit në Shkodër për të mos hetuar falsifikimin e firmave i ka revoltuar banorët. “Jam 24 vjeç dhe  m’i thanë burgut “hapu”. Nuk më duket e drejtë. I drejtohemi gjykatës, por fiton koncensionari, që e mbështet qeveria e drejtësia”, tha Bekim Demiraj në oborrin para gjykatës.

Adhurim Ismailaj thotë se në dokument del se ka fitrmosur gjyshi i tij i vdekur tre vjet para se të përpilohej procesverbali. “Shihet dukshëm se gjithçka është fallso, personat që kanë emrin e firmën aty janë gati të dëshmojnë se nuk kanë firmosur”, tha Ismailaj.

Banorët thanë se nuk do të dorëzoheshin. Ata thonë se ndërtimi i HEC-ve shkatërron Luginën e Valbonës dhe po ashtu dëmton potencialin turistik të zonës.

Kundërshtimi i banorëve për HEC-et në zonë vijon prej gati tre vjetësh, ndërsa po ashtu në vijim janë disa procese gjyqësore. Më herët gjatë këtij viti Gjykata Administrative e Apelit vendosi pezullimin e punimeve për HEC që po ndërtohet nga ‘Dragobia Energy,’ si masë sigurimi padie.

Në një vendim kontravers, për të cilin Ministria e Drejtësisë njoftoi inspektim,  Gjykata e Faktit në Tropojë vendosi ta rrëzonte vendimin e gjykatës sipërore dhe lejonte punimet, pavarësisht se ato ishin jashtë afatit të lejes së ndërtimit. Banorët kanë apeluar këtë vendim.

Në verë banorët e Dragobisë, zona ku po ndërtohen HEC, protestuan duke bllokuar rrugën pasi shpërthimet e kryera prej kompanisë që po ndërton HEC u shkaktuan dëme në shtëpi, ndërsa dëmtuan edhe rrjetin elektrik. Policia ndaloi dy inxhinierë të kompanisë, të cilët po ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërkohë në fund të shtatorit 2018 një grup aktivistësh ndërkombëtarë dhe banorë të luginës së Valbonës bllokuan për disa orë hyrjen e kantierit të hidrocentralit Dragobia, ndërsa kërkuan zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative për pushimin e punimeve nga ana e kompanisë.

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, është një nga pikat më të bukura natyrore të veriut të Shqipërisë dhe një atraksion turistik, që çdo vit i sjell të ardhura banorëve të zonës përmes vizitorëve dhe turistëve. Ai gëzon mbrojtje të veçantë nga ligji, ku ndalohen veprimtaritë ndërtimore që mund të dëmtojnë biodiversitetin, por qeveria shqiptare gjatë dekadës së fundit vendosi aty ndërtimin e 14 HEC-eve,  tre prej të cilëve janë aktualisht në ndërtim

Tags: ‘parashkruan’ApelifalsifikiminfirmaveHEC-etValbone

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Publikohet lista/Bojkotuan Parlamentin, ja sa do paguhen deputet e opozitës

Publikohet lista/Bojkotuan Parlamentin, ja sa do paguhen deputet e opozitës

Messi sfidon Ronaldon dhe jashtë fushës, ja lëvizja e yllit argjentinas

Bojkotuan ‘Topin e Artë’, Ronaldo dhe Messi bëhen bashkë në ‘Bernabeu’

Unaza e re/ ARRSH nis procedurën e shpronësimit për 46 objekte

Unaza e re/ ARRSH nis procedurën e shpronësimit për 46 objekte







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com