Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Harrojini testet moderne/Ja si gratë egjiptiane kryenin testin e shtatzënisë 3600 vjet më parë

7 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha
Harrojini testet moderne/Ja si gratë egjiptiane kryenin testin e shtatzënisë 3600 vjet më parë

Nga: Matteo Rubboli

Testi modern për të kontrolluar nëse është apo jo shtatzënë një grua, i lejojnë asaj të marrë një përgjigje falë reaksionit kimik të urinës, e cila konfirmon apo mohon praninë e një hormoni të caktuar, gronadotropinës korionike, i pranishëm vetëm tek gratë shtatzëna.

Mund t’iu duket e pabesueshme, por që 3600 vjet më parë, në Egjiptin e lashtë, gratë bënin diçka të ngjashme. Ato uronin mbi një thes të mbushur me elb dhe një tjetër me grurë, dhe pastaj prisnin se çfarë do të ndodhte me to. Natyrisht, nuk ishte një test që mund ta jepte përgjigjen brenda pak minutash.

Por brenda pak ditësh mund të njihje rezultatet e eksperimentit. Autori i studimit më të fundit është Kim Rajholt, egjiptolog i njohur, kreu i koleksionit të papirusëve të Karlsbergut në Universitetin e Kopenhagës, ku thuhet: Nëse mbinte elbi, fëmija ishte djalë. Nëse mbinte gruri, fëmija ishte vajzë.

Nëse as elbi dhe as gruri nuk tregonin shenja të mbirjes, testi konsiderohej negativ. Kjo metodë e lashtë, ishte studiuar tashmë nga historianët e mjekësisë, por në universitetin danez kohët e fundit, ka përfunduar përkthimi i hieroglifeve që konfirmojnë hipotezat e mëparshme.

A ishte ky lloj testi efektiv?

Duket e pabesueshme të thuhet, por sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, një studim i shekullit të XX-të, konfirmoi hipotezat e grave të lashta egjiptiane. Testi kishte një saktësi

prej 70 për qind. Natyrisht, ai nuk qe në gjendje të identifikonte gjininë e fëmijës së palindur.

Suksesi i testit do të rritej, nëse do të kishte nivelet nivele të larta të estrogjenit, të cilat mund të stimulojnë lehtësisht rritjen e farave.

Përveç testit të shtatzënisë, papirusi i studuar përfshin gjithashtu disa trajtime për sëmundjet e syrit. Në një intervistë për televizionin CNN, Rajloht tha:”Tekstet janë të dëmtuara, të shkruara në një gjuhë të lashtë të lexueshme nga shumë pak njerëz, dhe terminologjia e përdorur është jashtëzakonisht komplekse.  Papirusët mjekësore egjiptiane janë shumë të rrallë, dhe ky përkthim i ri mund të jetë një moment historik për shkrimet e tjera”.

Një nga studiueset projektit, Sofi Shiod u shpreh:” Shumë nga idetë që gjenden në tekstet mjekësore të Egjiptit të lashtë, shfaqen sërish në tekstet greke dhe romake. Më vonë, ato u përfshinë në tekstet mjekësore mesjetare të Lindjes së Mesme, dhe më pas arritën deri në mjekësinë paro-moderne”.

Ky test empirik i shtatzënësisë, ndikoi në të gjithë shkencën e mëvonshme mjekësore, dhe përmendja e metodës gjendet gjithashtu në një libër folklorik gjerman të shekullit XVII-të.

Urina u konsiderua themelore në kuptimin e gjendjes së shëndetit të njerëzve, dhe në një

tekst tjetër të vitit 1553 lexojmë:”Urina në shtatzëni është e qartë, një ngjyrë limoni e zbehtë

që priret nga e bardha, me një lloj njolle mbi sipërfaqen e saj”.

Testet e tjera empirike, përfshinin përzierjen e verës dhe urinës, duke pritur reagimet kimike që tregonin ose jo gjendjen interesante. Koleksioni i papirusëve Karlsberg, përfshin rreth 1400 dorëshkrime, shumica e të cilave datojnë në periudhën nga vitit 2000 Para Erës Sonë deri në vitin 1000 të Erës Sonë. Pjesa më e madhe e këtyre teksteve, nuk ishin përkthyer deri në dhurimin e tyre Universitetit të Kopenhagës në vitin 1939. /Bota.al

 

Tags: grate egjiptianetesti shtatzenise

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Video/ Banorët e ‘Astirit’ rrëmbejnë hunjtë, vihen në mbrojtje të banesave

Video/ Banorët e 'Astirit' rrëmbejnë hunjtë, vihen në mbrojtje të banesave

Kryetari i FRESSH-it del zbuluar, i publikojnë mesazhet private për Ramën (foto)

Kryetari i FRESSH-it del zbuluar, i publikojnë mesazhet private për Ramën (foto)

Habit Muka pas dorëheqjes: Zyrën ma dorëzuan bosh, në Ministrinë e Arsimit s’kishte as ujë

“Larvë politike”, Taulant Muka i përgjigjet Ramës. Ka një paralajmërim të fortë







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com