Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Harris-Pelosi, moment historik gjatë fjalimit të Presidentit Biden

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Harris-Pelosi, moment historik gjatë fjalimit të Presidentit Biden

VOA/ Marrë nga Associated Press

Nënpresidentja Kamala Harris dhe Kryetarja e Dhomës së Parë Nancy Pelosi hynë në histori të mërkurën në mbrëmje si të parat gra, së bashku para kombit gjatë fjalimit të Presidentit Biden drejtuar vendit. Presidenti Joe Biden mbajti fjalimin e tij të parë para një sesioni të përbashkët të Kongresit të mërkurën në mbrëmje. Pranë tij në podium ishin zonjat Pelosi dhe Harris, dy demokrate nga Kalifornia.  “Do të jetë mjaft emocionuese. Dhe fakti që shënohet një moment historik është i mrekullueshëm. Pa diskutim, ka ardhur koha,” tha zonja Pelosi disa orë para fjalimit gjatë një interviste në kanalin televiziv MSNBC.

Zonja Pelosi, tashmë është e familjarizuar me momentin e prezantimit të presidentit amerikan para Kongresit. Ajo ka qenë në këtë rol gjatë presidencës së George W. Bushit, Barack Obamës dhe Donald Trumpit. Avokivistet për të drejtat e grave thanë se mundësia për të parë zonjën Harris dhe zonjën Pelosi të ulura së bashku, pranë Presidentit Biden do të jetë një “moment i bukur”. Por ata vunë në dukje se mbetet ende i parealizuar synimi për të zgjedhur një grua presidente si dhe miratimi i një amendamenti të Kushtetutës për të sanksionuar të drejta të barabarta mes gjinive.

Joe Biden dha ndihmesën e tij që nga momenti kur u zotua të zgjidhte një grua si kandidate për nënpresidente dhe me deklarimin se kishte zgjedhur Senatoren demokrate Harris për atë rol. “Ky është një fillim i shkëlqyer dhe duhet të vazhdojmë të ecim përpara për t’u dhënë grave të drejta të barabarta,” tha Christian Nunes, president i Organizatës Kombëtare për Gratë.

Zonja Pelosi ka hyrë në histori si e para grua që mori kryesimin e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë presidencës së George W Bushit. Ish-Presidenti Bush e përmendi këtë fakt gjatë fjalimit të tij drejtuar vendit, kur u shpreh se kishte privilegjin të ishte presidenti i parë që e hapte fjalimin me fjalët “zonja kryetare”.

Nancy Pelosi, 81 vjeçe, rimori këtë post të fuqishëm gjatë presidencës së zotit Trump dhe ishte e ulur pas tij në podium gjatë dy fjalimeve të tij të fundit në Kongres. Në një moment që bëri bujë të madhe, ajo grisi fletët e fjalimit të zotit Trump pasi presidenti e mbaroi fjalën drejtuar Kongresit në 2020.

Zonja Harris, 56 vjeçe, hyri vjet në histori si e para grua nënpresidente dhe personi i parë me ngjyrë dhe me origjinë nga Azia e zgjedhur në postin numër dy të vendit. Si nëpresidente, ajo është edhe Presidente e Senatit, prandaj do të ulet së bashku me zonjën Pelosi në podium gjatë seancës së përbashkët të Kongresit.

Debbie Walsh, drejtoreshë e Qendrës për Gratë Amerikane dhe Politikën në Universitetin Rutgers, tha se fjalimi i 28 prillit do t’u tregojë burrave, grave, djemve dhe vajzave se gratë mund të zgjidhen dhe të mbajnë poste të nivelit të lartë dhe se ato kanë të drejta si burrat.

Zonja Walsh gjithashtu vuri në dukje premtimin e zotit Biden për të zgjedhur një grua si kandidate për nënpresidente dhe përmendi larminë e kabinetit të tij. Ajo tha se Presidenti Biden kishte të ngjarë të fillonte fjalimin duke u kthyer me fytyrë nga zonjat Pelosi dhe Harris në një gjest krenarie, jo thjesht në aspektin personal, “por unë mendoj krenar për vendin dhe krenar për partinë e tij. Mendoj se ai do t’i shohë qartë implikimet historike të këtij momenti dhe rolin që ai luajti në realizimin e tij “.

“Të gjithë ne që punojmë për angazhimin e grave në role udhëheqëse, ne ende presim me padurim ditën kur personi që del para Kongresit për të mbajtur fjalimin të jetë grua,” shtoi zonja Walsh. “Por tani për tani, ky është një moment për t’u shënuar”.

Zyra e zonjës Harris nuk pranoi të komentojë të mërkurën mbi rolin e saj historik kur presidenti të dalë para Kongresit për të mbajtur fjalimin, duke preferuar ta lërë imazhin e prezencës së saj të përcjellë mesazhin.

Përveç fjalimit të mërkurën, zonjat Harris dhe Pelosi kanë një tjetër rol historik: ato janë përkatësisht e para dhe e dyta në radhë për të marrë udhëheqjen e vendit nëse presidenti aktual nuk është më në gjendje të përmbushë detyrën.

Tags: BidenharrisPelosiSHBA

TË LIDHURA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave
Aktualitet

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat
Bota

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
Next Post
E fundit / Tentuan të trafikonin 10 kg kanabis në Greqi, në pranga 4 shtetas

E fundit / Tentuan të trafikonin 10 kg kanabis në Greqi, në pranga 4 shtetas

Rama: Partia Socialiste është krijuar për të bërë gjëra të vështira

BIRN: Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Ramës mandatin e tretë

“Do të takohemi sërish nesër”, Yuri Kim flet pas konsultimeve me Këshillin Politik

Yuri Kim vizitë të paparalajmëruar në kryeministri, nuk dihen arsyet







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com