Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka njoftuar se tashmë eshtrat e të atit të saj, Qazim Jakupit, do të prehen në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte zotuar para saj se do t’i kthente eshtrat e babait të saj në vendlindje.
Në fund të muajit gusht, Haradinaj i premtoi këngëtares Leonora Jakupi se eshtrat e të atit do të ktheheshin në vendlindje, pas 20 vitesh. Qazim Jakupi, babai i këngëtares, ra dëshmor gjatë luftës së Kosovës.