Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Hahn dhe Pribe japin udhëzime për reformat urgjente që duhet t’i realizojë Maqedonia

9 vjet ago
in Të Gjitha
Hahn dhe Pribe japin udhëzime për reformat urgjente që duhet t’i realizojë Maqedonia

Maqedonia urgjentisht do të duhet t’ju rikthehet reformave të Pribes, ndërsa skanimi i parë për suksesin e deritanishëm do të bëhet në fillim të javës së ardhshme kur në Shkup do të qëndrojnë komisari për zgjerim dhe fqinjësi, Johannes Hahn dhe Reinhard Priebe, kryesues i grupit të ekspertëve të BE-së të cilët vitin e kaluar përpiluan listën e reformave prioritare që duhet ti zbatojë Maqedonia. Hahn dhe Pribe do të takohen me të gjithë faktorët politikë në Maqedoni me të cilët do të diskutohet orientimi i vendit për tu anëtarësuar në BE dhe NATO.

Pribe do të vijë të sigurohet se janë duke u respektuar reformat në vend, sipas raportit që mban mbiemrin e tij. Ndërkaq komisari Hahn do të ndjekë nga afër edhe një seancë të hapur të Qeverisë. Qeveria është zotuar se do të intensifikojë aktivitetet për zbatimin e reformave në 6 muajt e ardhshëm me qëllim që këtë vit të fitohet rekomandimi pa kushte për fillimin e negociatave me BE-në.

Vitet e kaluara Komisioni Evropian, disa herë i ka tërhequr vërejtjen Maqedonisë se ka shënuar regres dhe ka humbur shumë kohë në procesin reformues dhe integrues, andaj një grup ekspertësh të udhëhequr nga Rinhard Pribe përpiloi një listë reformash dhe obligimesh që vendi duhet ti mbushe urgjentisht.

Fusha e parë, sensitive të cilën e përcaktoi Raporti është “Ndjekja e komunikimeve” dhe ka të bëjë me bisedat e përgjuara. Rekomandimet të cilat i jep ky Raport, përfshijnë: mandati i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të zvogëlohet në mënyrë përkatëse dhe DSK të mos ketë qasje të drejtpërdrejtë te pajisja teknike për përgjim, raporton Shenja.

Për fushën e dytë “Gjyqësori dhe prokuroria” në raportin e Pribes rekomandohet përforcimi i komunikimit ndërmjet institucioneve gjyqësore si dhe zvogëlimi i masës paraburgim gjatë procedurës hetimore. “Mbikëqyrja e jashtme nga trupa të pavarur” respektivisht Avokati i Popullit dhe Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është fusha e tretë e Raportit. Fusha e katërt janë zgjedhjet dhe në mesin rekomandimeve të tjera janë edhe zbulimi i pa rregullsive të cikleve zgjedhore paraprake dhe këto manipulime zgjedhore të procedohen në mënyrë gjyqësore. Fusha e fundit është liria e mediave, një nga fushat e vlerësuara si më të cenuara në Maqedoni, ndërsa  gjendja në mediat thuhet se vazhdimisht përkeqësohet. Këto fusha përmbajnë edhe një listë të gjatë konkrete të obligimeve, ndryshimeve ligjore dhe reformave të tjera të cilat duhet të implementohen si kusht për procesin integrues të vendit.

Tags: johannes hahnKomisioni EvropianmaqedoniReinhard Priebe

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Basha i merr timonin Ramës dhe ja jep…

Basha i merr timonin Ramës dhe ja jep...

Meta: Rama është i tepsisë dhe kusisë, s’ka lidhje me të majtën dhe të djathtën

Meta: Rama është i tepsisë dhe kusisë, s’ka lidhje me të majtën dhe të djathtën

Misteret e galaktikës ku jetojmë

Misteret e galaktikës ku jetojmë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com