Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Haga, gjykata që fundosi kasapët e Ballkanit    

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Haga, gjykata që fundosi kasapët e Ballkanit    

Nga Mia Swart, “Mail&Guardian”/21 dhjetori 2017, shënoi fundin e një epoke për drejtësinë penale ndërkombëtare. Atë ditë mbylli dyert Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY).

E themeluar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në vitin 1993, për të nxjerrë para drejtësisë ata që ishin më shumë përgjegjës për shkeljet e të drejtës humanitare gjatë konfliktit në Ballkan, gjykata e nisi punën e saj në Hagë, kur lufta në Bosnje ishte në kulmin e saj.

Ashtu si gjykata e parë e krimeve të luftës në Nuremberg, edhe kjo gjykata kaploi imagjinatën e publikut.

Kur shpërtheu në Evropë vala më e madhe e spastrimit etnik që pas Luftës së Dytë Botërore, bashkësia ndërkombëtare vendosi të krijojë një gjykatë me anë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të gjykuar autorët e krimeve.

Me qindra kampet e përqendrimit të ndërtuara nga Serbia, ngjallën kujtimet më të këqija të Luftës së Dytë Botërore, dhe tronditën ndërgjegjen kolektive të bashkësisë ndërkombëtare. Afrika e Jugut nuk iu shmang këtyre zhvillimeve.

Gjyqtari Richard Goldstone u caktua nga presidenti Nelson Mandela për të shërbyer si kryeprokurori i gjykatës.

Qe një detyrë e frikshme dhe e pashembullt. Ishte Goldstone, ai që firmosi paditë e para të gjykatës, duke përfshirë ato kundër Radovan Karadziç dhe Ratko Mladiç për gjenocidin në Srebrenicë.

Si Karadziç dhe Mladiç, dy nga udhëheqësit më të lartë serbo-boshnjakë, u ekstraduan në Hagë vetëm në vitin 2011, duke dëshmuar kësisoj vështirësitë e vazhdueshme që kishte gjykata në pasjen e bashkëpunimit të duhur shtetëror.

Duke pasur parasysh synimin e qeverisë jug-afrikane për t’u tërhequr nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, vlen të kujtojmë se Mandela mbështeti fuqishëm përpjekjet ndërkombëtare, për të ndjekur penalisht krimet ndërkombëtare të krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Ai pa një rol të rëndësishëm për Afrikën e Jugut, brenda kësaj përpjekjeje. Kur dy vite më vonë u ngrit gjykata për krimet në Ruanda, Goldstone u angazhua fillimisht si prokuror i të dyja gjykatave. Gjykatës mbi Jugosllavinë nuk i munguan dramat e saj.

Unë i kam ndjekur proceset në Gjykatën mbi krimet në ish-Jugosllavi më 2001-shin, dhe kujtoj emocionet kur Slobodan Miloshevic u transferua në Hagë në verën e atij viti.

Gazetarë korrespondentë të mediave kryesore botërore, u vendosën në hollin e ndërtesës së gjykatës. Aty raportoi çdo ditë gazetarja e mirënjohur Christiana Amanpour. Gjyqi ndaj Milosevic mori fund papritur në vitin 2006, kur ai u gjet i vdekur në qelinë e tij, pas një ataku kardiak. Pati shumë teori konspiracioni rreth vdekjes së tij.

Dhe në nëntor 2017, vetëm një muaj para mbylljes së gjykatës, komandanti kroat i Bosnjës Slobodan Praljak tronditi botën duke u vetëhelmuar publikisht në sallën e gjyqit, pasi kishte protestuar për dënimin e tij për krime lufte. Një spital holandez, konfirmoi se ai vdiq nga ataku kardiak, pas pirjes së cianidit të kaliumit.

Po çfarë efekti ka patur ICTY për komunitetet në ish-Jugosllavi? Kjo pyetje është bërë gjithnjë e më interesante për vëzhguesit dhe komentatorët e gjykatës.

Akademikët, kanë argumentuar se kur interesat e bashkësive kombëtare dhe ndërkombëtare bien ndesh me njëra-tjetrën, gjykata i jep prioritet interesit të aktorëve të saj ndërkombëtarë mbi ato lokale.

Ata pretendojnë se gjykata nuk ishte e dizajnuar për të prekur kryesisht palët lokale në Jugosllavi. Por trashëgimia e gjykatës në rajon është e rëndësishme.

Distanca e saj fizike nga skena e konfliktit, e kufizoi ndjeshëm dukshmërinë dhe marrëdhënien me palët e interesuara.

Opinioni publik në lidhje me punën e gjykatës, varet shpesh varet nga identiteti etnik i të akuzuarit.

Brenda Ballkanit, gjykata u akuzua vazhdimisht për një paragjykim anti-serb. Por jo të gjithë serbët, e kundërshtojnë kontributin e gjykatës.

Kur u pyetën mbi trashëgiminë e gjykatës në Ballkan, një student serb tha ajo se arriti të vendoste mohimin e Srebrenicës, në një nivel me mohimin e Holokaustit.

Gjykata ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në disiplinën e ligjit, i quajtur ligji ndërkombëtar penal. Mund të argumentohet se gjykata, në një masë të madhe, ndihmoi në krijimin e këtij trupi ligjor.

Aktgjykimet e saj, kanë kontribuar më tej në krijimin e një rekordi historik, dhe kanë ofruar bazën për nismat e ardhshme të drejtësisë tranzicionale në rajon.

Gjykata ishte jo vetëm e diskutueshme, por një objektiv legjitim i kritikës. Ishte jashtëzakonisht e kushtueshme, dhe shpesh kritikohej për ritmin e ngadaltë të saj.

Megjithatë, është e qartë se ajo i hapi rrugën krijimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe gjykatave të tjera ‘ad hoc’, dhe gjykatave speciale të krimeve të luftës. Po të mos ishte për gjykatën, viktimat e spastrimit etnik në Ballkan kryesisht do të qenë harruar.

Pavarësisht gjithë të metave të saj, ajo qe një pasardhëse e denjë e Gjykatës së Nurembergut që bëri epokë. Sa i përket çështjes nëse gjykata ka kontribuar në pajtimin afatgjatë në Ballkan, duhet të përdoret klisheja e vjetër: Këtë do ta tregojë vetëm koha.

Shënim: Mia Swart është drejtuese e hulumtimeve mbi demokracinë dhe qeverisjen në Këshillit të Shkencave Humane, dhe bashkëpunëtore e Qendrës Brookings në Doha

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: BallkanitfundosiGjykataHagakasapët

TË LIDHURA

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet
Bota

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan
Bota

Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan

20:47 | 20/04/2026
Next Post
Afera e Trump/130.000 dollarë për t’i mbyllur gojën pornostares

Afera e Trump/130.000 dollarë për t’i mbyllur gojën pornostares

Skenar dramatik/ Tusk: Ballkani do përfundojë si “Game of Thrones”

Skenar dramatik/ Tusk: Ballkani do përfundojë si "Game of Thrones"

Të martën takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë

Të martën takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com