Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Habisin shkencëtarët: Mikroplastika po ‘pushton’ trupat e njerëzve

7 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Habisin shkencëtarët: Mikroplastika po ‘pushton’ trupat e njerëzve

Në studimin e parë të këtij lloji, studiuesit austriakë kanë ndjekur lëvizjen e mikroplastikës në sistemin e qenieve njerëzore. Rezultatet tregojnë se plastika që është një element i gjithëpranishëm në jetën tonë, është tani gjithashtu një element konstant në trupin e njeriut.

Hulumtimi u prezantua në këtë javë në Vjenë të Austrisë, në takimin më të madh gastroenterologjik në Evropë, UEG Week.

Në gjurmët e plastikës

Dy studiues austriakë, Dr. Philipp Schwabl me Universitetin Mjekësor të Vjenës dhe Dr. Bettina Liebmann me Agjencinë e Mjedisit në Austri studiuan pjesëmarrës nga vende të ndryshme, përfshirë Finlandën, Italinë, Japoninë, Holandën, Poloninë, Rusinë, Britaninë dhe Austrinë.

Mikroplastikat janë grimca plastike me një madhësi më pak se 5 mm. Ato janë shpesh rruaza të vogla plastike që gjenden në shumë prodhime kozmetike. Disa vende, përfshi Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Korenë e Jugut, kanë ndaluar produktet me këta përbërës. Por mikroplastika krijohet gjithashtu kur copa të mëdha të plastikës shpërbëhen me kalimin e kohës. Plastika në përgjithësi është kudo. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 8 milion metra tonë plastike përfundon çdo vit në oqeanet e botës. Forumi Ekonomik Botëror vlerësoi se amerikanët hodhën mbi 33 milionë metra tonë plastikë në vitin 2014.

Courtesy - Philipp Schwabl
Courtesy – Philipp Schwabl

Por ky studim i vogël, sugjeron se plastika, qoftë e keqe apo jo për shëndetin tonë, është tashmë e pranishme tek të gjithë ne.

Pjesëmarrësve në studim iu kërkua të mbanin një ditar ushqimor për shtatë ditë para se të merrnin pjesë në studim. Më pas ata dorëzuan mostra të jashtëqitjes tek studiuesit të cilët i analizuan për përmbajtjen e mikroplastikës.

Çdo mostër testoi positive duke provuar prezencën e mikroplastikës. Hulumtuesit identifikuan deri në nëntë lloje të ndryshme plastike.

Courtesy - Philipp Schwabl
Courtesy – Philipp Schwabl

Si hyn plastika në sistemin tonë? Në rastet e këtij studimi, plastika që u gjet tek njerëzit është e lidhur me ngrënien e ushqimeve të mbështjella me plastikë apo pirja e lëngjeve nga shishet plastike. Por shumica e pjesëmarrësve gjithashtu kishin ngrënë peshk në dietën e tyre, kështu që Dr.Schwabl thotë se tani, “nuk mund të arrihet në një përfundim të saktë mbi origjinën e plastikës” në sistemin tonë. Nevojiten më shumë studime në të ardhshmen për ta përcaktuar saktësisht sesi hyn plastika në systemin tonë.

Si ndikon plastika në sistemin tonë?

A na bën keq prania e gjithë kësaj plastike në trup? Dr. Schwabl thotë se, tani për tani, nuk ka studime përfundimtare që sugjerojnë se plastika përbën rrezik për njerëzit. Por, ai thotë se “studimet e kafshëve kanë treguar se mikroplastika mund të shkaktojë dëmtim të zorrëve, pakësimin e aftësisë së absorbimit të hekurit dhe stresit hepatik”.

Shqetësimi është se”çfarë do të thotë kjo për ne, dhe sidomos për pacientët me sëmundje gastrointestinale”, thotë Dr. Schwabl. “Ndërsa përqendrimet më të larta të plastikës në studimet me kafshët janë gjetur në zorrë, grimcat më të vogla mikroplastike janë të afta të hyjnë në qarkullimin e gjakut, sistemin limfatik dhe madje mund të arrijnë deri në mëlçi”. Dr. Schwabl thotë se është i befasuar, që plastika duket të jetë e pranishme tek të gjithë ne dhe pret që sasia e mbledhur në trupin tonë të vazhdojë të rritet, nëse bota nuk ndryshon në mënyrë drastike përdorimin e plastikës.

Tags: "pushton"e njerëzveHabisinmikroplastikashkencëtarëttrupat

TË LIDHURA

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar
Aktualitet

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar

17:20 | 26/12/2025
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Humbi në derbi, ministri i Brendshëm ‘tallet’ me ekipin e zemrës

Humbi në derbi, ministri i Brendshëm ‘tallet’ me ekipin e zemrës

Rruga e gjatë e pro-evropianëve për të ndalur Brexit

Brexit në kaos, britanikët duan një referendum të dytë

Rafinha shënon dhe nuk feston ndaj Interit, Insigne ‘pushton’ Parisin (Video)

Rafinha shënon dhe nuk feston ndaj Interit, Insigne ‘pushton’ Parisin (Video)







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com