Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Guvernatori ‘ultimatum’ bankave: Rrisni kredinë, ndihmoni bizneset

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Guvernatori ‘ultimatum’ bankave: Rrisni kredinë, ndihmoni bizneset

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, iu kërkoi bankave të nivelit të dytë të dalin nga situata stanjante dhe të rrisin kreditimin për ekonominë. Sejko e bëri deklaratën në takimin përmbyllës së Shoqatës së Bankave, ku deklaroi se sektori mbetet i qëndrueshëm.

“Viti që po mbyllet, konfirmoi qëndrueshmërinë e sektorit bankar shqiptar. Ai mund të vlerësohet i veçantë për vetë faktin që sistemi përjetoi ndryshime strukturore të rëndësishme, të cilat priten të finalizohen në vitin që po hyjmë. Veprimtaria e sektorit vijoi të zgjerohej, duke mbetur e mirëkapitalizuar, likuide dhe me fitim. Megjithatë, përtej kësaj, vlerësoj se niveli i përgjithshëm i kreditimit të ekonomisë është ende larg potencialit dhe mundësitë për të zgjeruar kredidhënien janë të shumta. Mirëkuptoj deri diku faktin që në këtë fenomen ndërthuren probleme si nga ana e kërkesës së dobët, ashtu edhe nga një ofertë e kushtëzuar nga standardet e shtrënguara të kreditimit. Megjithatë, përtej faktorëve strukturorë, vlerësoj se duhet të reagojmë për të shmangur gjendjen stanjante në kreditimin e ekonomisë”, u shpreh Sejko.

Sejko kërkoi që bankat të propozojnë masa konkrete për gjallërimin e ekonomisë. “Ritmi i rritjes ekonomike e ka të nevojshme gjetjen e mbështetjes në dinamikën e kreditimit bankar. Synim konstant mbetet nevoja për ta eksploruar tregun në vazhdimësi, për të identifikuar klientët potencialë, veçanërisht familjet dhe bizneset e vogla dhe më kryesorja për t’i ndihmuar ata në ndërtimin e një projekti të vlefshëm për financim. Kjo kërkon të konceptoni dhe ndërtoni strukturat, proceset dhe produktet e nevojshme, si edhe të planifikoni burimet e duhura financiare”, u shpreh Sejko.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vlerësoi se ritmet e rritjes së ekonomisë vijojnë të jenë pozitive mbështetur nga eksportet, investimet dhe konsumi. “Ecuria e përgjithshme e ekonomisë shqiptare, gjatë vitit 2018, duhet vlerësuar si pozitive. Rimëkëmbja ekonomike është e prekshme në gjithë dimensionet e saj. Ritmi i rritjes është përshpejtuar, punësimi është rritur, ekuilibrat e brendshëm dhe të jashtëm të vendit janë forcuar, ndërkohë që treguesit kryesorë të shëndetit të sektorit bankar paraqiten në përmirësim. Inkurajues është fakti se burimet e rritjes ekonomike janë në rritje dhe të mirëdiversifikuara. Nga ana e kërkesës agregate, rritja ekonomike u mbështet nga rritja e eksporteve të mallrave e shërbimeve, si dhe nga rritja e konsumit dhe e investimeve të brendshme. Perspektiva e zhvillimit të vendit mbetet pozitive. Kjo do të thotë se Shqipëria ofron premisa solide biznesi dhe rritjeje për sektorin bankar. Megjithatë, rritja dhe zhvillimi nuk vijnë vetiu. Përkundrazi, ato pasqyrojnë përkushtimin, mundin dhe dedikimin e të gjithëve”, tha Sejko.

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Next Post
Video/ Juncker tapë? Pas sherrit me May, i ‘fut duart’ biondes në Bruksel

Video/ Juncker tapë? Pas sherrit me May, i ‘fut duart’ biondes në Bruksel

Ronaldo prezantohet në derbin e Torinos me goditjen katastrofë, më pas shënon (Video)

Ronaldo prezantohet në derbin e Torinos me goditjen katastrofë, më pas shënon (Video)

Studentët nuk dorëzohen, paralajmërojnë protestë masive të hënën

Studentët dalin ‘jashtë loje’, PD dhe LSI marrin në dorë protestën







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com