Javorja “Fokus” në numrin e saj të sotëm shkruan se VMRO-DPMNE dhe BDI ishin marrë vesh që dygjuhësia të jetë edhe në uniformat e policisë. Kjo revistë sjellë detaje nga bisedimet midis dy partive, ku në pjesën e avancimit të përdorimit të gjuhës shqipe, nënvizohet edhe detaji rreth asaj se VMRO-DPMNE kishte pranuar dygjuhësinë në polici. Por përveç kësaj revista sjellë edhe detaje të tjera të marrëveshjes.