Një 21-vjeçar nga Tirana ka denoncuar në polici zhdukjen e gruas se tij. Denoncim për të cilin ka pritur plot 2 muaj.
Policia bën me dije se ka marrë kallëzim nga shtetasi L.B., vjeç 21, banues në Tiranë. Ai kërkon ndihmën e policisë pasi 2 muaj me pare i ka ikur gruaja nga shtëpia, shtetësia A.B., (H.), 20 vjeçe.
Njoftimi i policisë
Më datë 20.09.2018, shtetasi L.B., vjeç 21, banues në Tiranë, kallëzon se, para 2 muajve i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetësia A.B., (H.), vjeçe 20, banues në Tiranë. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.