Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Gruaja e Ismailajt: Meta donte të “gjobiste” çekët. Bëri presion në aferën CEZ-DIA. Na kërkoi mijëra euro për fushatë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Gruaja e Ismailajt: Meta donte të “gjobiste” çekët. Bëri presion në aferën CEZ-DIA. Na kërkoi mijëra euro për fushatë

Bashkëshortja e biznesmenit Kastriot Ismailajt ka tronditur me deklaratën e saj duke theksuar se presidenti i vendit Ilir Meta ka tentuar të“gjobisë” kompaninë çeke të energjisë CEZ duke kërkuar miliona euro duke qenë se kishte ndërmjetësuar në uljen e çmimit të energjisë dhe e kishte favorizuar atë si kompani. Sipas saj, Meta bëri gjithçka përgjatë “aferës së CEZ” që ta bllokonte procesin dhe për këtë ka lëvizur të gjithë gurët.

Në një intervistë për “Pamfleti.com”, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt rrëfen se si Presidenti Meta është munduar të përfitojë nga lidhjet e Ismailajt në Pragë. Ndërsa thotë se ishte Ilir Meta që bëri të mundur uljen e çmimit të energjisë për CEZ dhe i kërkoi Ismailit që ta “gjobisnin” kompaninë çeke të energjisë, pasi me këtë ulje kishte përfituar miliona euro. Për këtë favorizim, Meta sipas saj, i kërkonte miliona euro kompanisë çeke. Për këtë ajo tha se disponon sms-të e komunikimit të tij me Kastriotin, nisur edhe nga miqësia e tyre e hershme.

Ajo shton se Meta ka kërkuar edhe para për fushatën elektorale. Vojsava Ismailajt shprehet se për të gjitha këto detaje që po zbardhen një nga një, është ndjerë e kërcënuar bashkë me familjen, kërcënime direkt dhe indirekte me jetë, vetëm e vetëm që të mbyllej arbitrazhi për DIA-n dhe CEZ. Pasi të implikuarit, me në krye Metën po shikonin se në çdo seancë po dilnin detaje të reja.

Zonja Vojsava përse keni vendosur të largoheni jashtë Shqipërisë? A ka lidhje kjo me letrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, zotit Spartak Braho, i cili deklaroi se ju jeni e kërcënuar dhe se duhet të mbroheni nga shteti?

Vojsava Ismailaj: Jam larguar nga Shqipëria, sepse pas arrestimit të bashkëshortit tim, Kastriotit, jam ndjerë e kërcënuar dhe e rrezikuar, jo siç deklaroi zoti Braho, por nga pushteti, dmth njerëz të veshur me pushtet. Çështjet për të cilat ai po hetohet janë madhore, janë çështje ku janë përfshirë dhe përfolur emra shumë të pushtetshëm të politikës shqiptare dhe unë si bashkëshortja e tij kam ndjerë se ne si familje mund të jemi të rrezikuar nga presione të njerëzve të pushtetshëm që nuk do të dëshironin që Kastrioti të sqaronte shumë detaje gjatë hetimeve që po kryhen ndaj tij…

Ka pasur direkt dhe indirekt kërcënime. Persona të njohur të mi dhe të Kastriotit, më kanë thënë: Kastrioti të tërhiqet nga Arbitrazhi që të lirohet. Ky është kërcënimi që ka ardhur në mënyrë indirekte, direkt më kanë kërcënuar persona të panjohur për jetën time dhe të djalit tim, më kanë ndjekur dhe ruajtur gjatë gjithë kohës persona të ndryshëm, kudo ku unë shkoja, para shtëpisë etj.

Kur flisni për persona të pushtetshëm, siç e keni përmendur edhe më parë, për kë e keni fjalën konkretisht? A mund të përmendni ndonjë emër?

Vojsava Ismailaj: Mund të përmend Presidentin e sapoemëruar të Shqipërisë zotin Ilir Meta, i cili ishte një ndër personat e interesuar drejtpërdrejtë që zhurma rreth të ashtuquajturës “afera CEZ” në Shqipëri, të shuhej. Kjo e lidhur me aktivitetin e tij kur ka qenë ministër i Jashtëm apo edhe ministër i Ekonomisë.

Ku e keni fjalën?

Vojsava Ismailaj: Kastrioti për shkak të aktivitetit të tij të hershëm, jashtë Shqipërisë kishte lidhje dhe miq në të gjitha anët e botës. Ilir Meta, por edhe të tjerë janë përpjekur vazhdimisht t’i shfrytëzojnë këto lidhje për të nxjerrë përfitime. P.sh lidhja e Kastriotit me CEZ në Pragë, është krijuar falë lidhjeve të tij dhe jo ndikimit të politikanëve shqiptarë. Këta të fundit kanë qenë ata, Ilir Meta në mënyrë të veçantë, që kanë shfrytëzuar lidhjet e Kastriotit, për të krijuar ata më pas lidhje me persona të rëndësishëm të biznesit apo edhe të politikës. Kështu ka ndodhur edhe me rastin e CEZ-it.

A mund të jeni më e qartë?

Vojsava Ismailaj: Kastrioti e kishte mik Ilir Metën dhe deri në fund të vitit 2012 marrëdhëniet e tij me Ilir Metën kanë qenë tepër të ngushta. Qysh në kohën para se të bëhej Kryeministër apo dhe person i rëndësishëm në politikë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë. Kemi kaluar shumë dreka dhe darka së bashku: Ilir Meta i kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESH-it. Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht. Për t’ju rikthyer historisë së CEZ-it, po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë, pra Ilirin, me pretendimin se ai i kishte bërë të fitonin miliona euro.

Ju e dini këtë nga bashkëshorti juaj?

Vojsava Ismailaj: Jo vetëm nga ai. Mjaft që të shohësh sms-të që Ilir Meta i dërgonte Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qenë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale.

Dini ndonjë rast konkret? Nga kush dhe në çfarë periudhe?

Vojsava Ismailaj: Di shumë, jo vetëm një .. Por këto i di më mirë Kastrioti. Atë që mund të them unë është se në kohën që u prish kontrata e DIA me CEZ, Kastrioti ka qenë shumë i shqetësuar se Ilir Meta i kërkoi një shumë të madhe eurosh. (Pamfleti)

Tags: aferabashkëshortjaCEZDIAilir metaismailajKastriotvojsava

TË LIDHURA

Shkodër/ Kanosi me armë zjarri të riun, arrestohet 26-vjeçari
Aktualitet

Shkodër/ Kanosi me armë zjarri të riun, arrestohet 26-vjeçari

16:29 | 04/12/2025
Spiropali në Ministerialin e OSBE: Siguria në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur
Kosovo

Spiropali në Ministerialin e OSBE: Siguria në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur

14:54 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina
Aktualitet

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Next Post
Tahiri: Të zbardhet Gërdeci dhe 21 janari, pastaj flasim për mua

Tahiri: Të zbardhet Gërdeci dhe 21 janari, pastaj flasim për mua

Trafiku i drogës/Alibeaj: Rama dhe Tahiri, pakt mafioz për të fshehur krimet e tyre

Trafiku i drogës/Alibeaj: Rama dhe Tahiri, pakt mafioz për të fshehur krimet e tyre

Nasip Naço: Tahirit duhet t’i hiqet imuniteti; PS të mos e mbrojë

Nasip Naço: Tahirit duhet t’i hiqet imuniteti; PS të mos e mbrojë







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

120.5 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Malaj: Projekti, investim strategjik
Politikë

120.5 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Malaj: Projekti, investim strategjik

by mirseda
16:44 | 04/12/2025
0

Në rendin e ditës gjatë seancës parlamentare, sot 4 dhjetor, janë edhe tre projektligje për marrëveshje kredie...

Shkodër/ Kanosi me armë zjarri të riun, arrestohet 26-vjeçari

Shkodër/ Kanosi me armë zjarri të riun, arrestohet 26-vjeçari

16:29 | 04/12/2025
Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit

Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit

16:15 | 04/12/2025
LISTA/ Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, zbulohen emrat e 10 kandidatëve

LISTA/ Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, zbulohen emrat e 10 kandidatëve

16:12 | 04/12/2025
SHUHET KITARISTI LEGJENDAR/ Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, Steve Cropper

SHUHET KITARISTI LEGJENDAR/ Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, Steve Cropper

14:59 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com