Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Greqi, shkatërrohet një bandë hajdutësh shqiptarë, vlera e sendeve mbi 1 milion euro

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Greqi, shkatërrohet një bandë hajdutësh shqiptarë, vlera e sendeve mbi 1 milion euro

Policia greke thotë se ka shkatërruar një bandë hajdutësh të përbërë nga shtetas shqiptarë.

Ata ishin shndërruar në tmerrin e vilave luksoze në Athinë, ndërsa vlera e sendeve dhe objekteve të vjedhura e kalon shumën 1 milion euro.

Policia njoftoi pasditen e së martës se ka arrestuar në Agio Dimitrios të Athinës, një prej pjesëtarëve të bandës, i moshës 23 vjeç.

Në të njëjtën kohë, janë identifikuar edhe tre bashkatdhetarë të tij, njeri prej të cilëve, i moshës 28 vjeç, është arratisur nga burgjet greke.

Policia thotë se ka verifikuar si vepra të bandës në fjalë, të paktën 3 vrasje në tentativë, 9 grabitje me armë dhe 36 vjedhje.

Siç ka rezultuar nga hetimet, banda ishte krijuar në prill 2016 dhe vepronte çdo herë me përbërje të ndryshme, por gjithmonë ishte prezent 28-vjeçari i arratisur nga burgu, shkruan “Ora News”.

Ata vepronin kryesisht në orët e vona të mbrëmjes dhe vinin në shënjestër banesa luksoze në zona të ndryshme të Athinës, duke marrë bizhuteri, shuma parash dhe automjete.

Në tre raste ata kanë përdorur edhe armët: një herë kundër pronarit të një vile në Vula, i cili tentoi të vetëmbrohej dhe dy herë kundër policëve që ishin vënë në ndjekje të tyre.

Deri tani policia ka sekuestruar një sasi të madhe bizhuterish, një armë luftarake dhe tri pistoleta. Një shumë parash prej 11.340 euro, si dhe 1.100 dollarë, mjaft telefona celularë, si dhe një sasi e konsiderueshme targash false.

Policia ka gjetur 18 automjete dhe ua ka dorëzuar pronarëve të tyre të ligjshëm.

Sipas policisë, vlera e sendeve të vjedhura e të grabitura e kalon shifrën një milion euro.

Policia, gjithashtu, ka konkluduar se tre pjesëtarët e tjerë të bandës janë larguar tashmë për në Shqipëri, ndaj janë nxjerrë urdhra arresti ndërkombëtar.

 

TË LIDHURA

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

22:27 | 06/11/2025
Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt
Politikë

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro
Politikë

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Next Post

Zyrtare, Dortmund - Monaco luhet nesër në 18:45

Zyrtare, Dortmund – Monaco luhet nesër në  18:45

Zyrtare, Dortmund - Monaco luhet nesër në 18:45

Viktor Orban është armiku i Evropës brenda shtëpisë

Viktor Orban është armiku i Evropës brenda shtëpisë







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

by mirseda
22:27 | 06/11/2025
0

Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën...

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

21:37 | 06/11/2025
Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com