Dy persona kanë grabitur një firmë private, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku këta persona, ende të paidentifikuar, kanë hapur kasafortën e biznesit dhe kanë marrë rreth 1.000.000 lekë, (10 milion lekë të vjetra), si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë.
Mësohet se hajdutët kanë hyrë nga pjesa e pasme e biznesit, duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë, ndërsa grabitja u shënua rreth orës 05:45.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.