Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Gogu prezanton Prioritetet 2026: Fokus te evazioni, krimi kibernetik dhe trafiku

2 ditë ago
in Politikë

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu prezantoi sot Rekomandimet Prioritare 2026 në luftën kundër kriminalitetit, në një takim të përbashkët me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe Drejtuesin e SPAK Klodian Braho.

Dokumenti, i miratuar me VKM nr. 347 datë 13 maj 2026, përmban tregues të matshëm, burime verifikimi dhe afate konkrete, duke e shndërruar rekomandimet nga akt orientimi në instrument vlerësimi të lidhur drejtpërdrejt me piketat përmbyllëse të Kapitujve 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit.
Rezultate të 2025
Analiza e zbatimit të rekomandimeve të vitit të kaluar konfirmon tendenca pozitive: SPAK nisi kryesisht 37% të procedimeve të reja — rritje prej 19.8% krahasuar me 2024; çështjet e prapambetura për 2020–2021 u reduktuan me 78%, përpara afatit të planifikuar; vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti rreth 33 milionë euro. Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dërguan 182 procedime korrupsioni për gjykim, rritje prej 15.92%.

Tre fusha të reja strukturore për 2026
Rekomandimet 2026 sjellin tre shtesa me karakter strukturor: evazionin fiskal si prioritet penal të lidhur me mbrojtjen e interesit financiar të shtetit; kriminalitetin kibernetik me ngritje njësish të specializuara dhe investime teknologjike; dhe kriminalitetin rrugor me intensifikim të hetimeve dhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit.
Qartësi institucionale
Ministri theksoi ndarjen e qartë të mandateve: Ministria e Drejtësisë harton politikën penale dhe metodologjinë e vlerësimit; prokuroria zbaton mandatin kushtetues me pavarësi të plotë procedurale. Rekomandimet nuk janë direktiva janë orientim i politikës penale të shtetit, i miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Do të formalizohet gjithashtu një protokoll për mbledhjen periodike të të dhënave ndërmjet Ministrisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK.

TË LIDHURA

Politikë

Koçiu: Investimi në Zvërnec, mundësi për vende pune dhe zhvillim ekonomik

19:18 | 04/06/2026
Politikë

Korreshi ironizon problemet në shëndetësi: Më thanë se isha me leuçemi!

19:15 | 04/06/2026
Kryesore

Rama nga Porto Montenegro për protestat: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

19:04 | 04/06/2026
Next Post

Bie emigracioni në Gjermani, në 2025 më pak kërkesë për azilit nga Siria dhe Afganistani

Policitë e Shqipërisë dhe Kosovës, marrëveshje për menaxhimin e fluksit gjatë sezonit veror

Rama fton në dialog protestuesit e Zvërnecit: Jam gati t’ju dëgjoj







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Politikë

Koçiu: Investimi në Zvërnec, mundësi për vende pune dhe zhvillim ekonomik

by mirseda
19:18 | 04/06/2026
0

Zëvëndëskryeministrja Albana Koçiu ka bërë një postim në rrjete sociale ku është ndalur tek turizmi, të cilin...

Pedagogia nga Suedia i bashkohet protestës për Zvërnecin: Koha për bashkim kombëtar

19:16 | 04/06/2026

Korreshi ironizon problemet në shëndetësi: Më thanë se isha me leuçemi!

19:15 | 04/06/2026

Rama nga Porto Montenegro për protestat: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

19:04 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës/Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, gratë dhe fëmijët në krye

18:47 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com