Deputeti demokrat, Endri Hasa, shumë bujë bëri në Kuvend e më gjerë pasi goditi Ramën me vezë. I pyetur nëse është penduar, ai i mëshon faktit se këtë akt do e ripërsëriste sërish. Deputeti i PD ka deklaruar se këtë akt do ta ribënte sërish, duke e konsideruar atë amanet të studentëve dhe protestës së tyre.
Sipas tij, ‘aksioni’ i vezëve nuk është i fundit. Hasa, në një intervistë në ‘Gazetën Shqiptare’ thotë se kalimi i kordonit të sigurisë në Kuvend me vezë nuk ishte i vështirë, pasi në sallën plenare nuk lejohen sendet metalike.
Ai nënvizon më tej se situata aktuale duhet ta detyrojë Kryeministrin Rama, që të dëgjojë kërkesat e qytetarëve dhe t’i përmbushë ato.