Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

 Glaukoma ose “Vjedhësja e heshtur e shikimit”

5 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
 Glaukoma ose “Vjedhësja e heshtur e shikimit”

Glaukoma konsiderohet  nga mjekët okulistë si  “vjedhësja e heshtur e shikimit”, për shkak se humbja e shikimit ndodh gradualisht për një periudhë të gjatë, ndërsa simptomat paraqiten atëherë kur sëmundja është mjaft e avancuar. Sipas mjekëve, nëse njëherë shikim humbet ai nuk mund të kthehet, kështu që qëllimi i trajtimit është parandalimi i përparimit të sëmundjes.

Në fakt, Glaukoma është një term që përshkruan një grup të çrregullimeve të syrit që karakterstikë të përbashkët kanë rritjen e presionit të lëngut të syrit,  që quhet presioni intraokular. Lëngu i syrit prodhohet nga procesuset ciliare të syrit,pastaj ky lëng kalon në dhomëzën e pasme të syrit më tutje përmes pupillws kalon në dhomëzën e përparmë të syrit, nga këtu rrjeta trabekulare përmes kanalit të Schlemm-it drenon këtë lëng në pleksusin skleral dhe në qarkullimin e gjakut. Ndërkaq, rritja e presionit introkular mund ta dëmtojë të pamurit në syrin e afektuar dhe mund të shpiejë në verbim të plotë nëse nuk trajtohet. Situata deri te humbja e të pamurit vjen për shkak të dëmtimit të nervit optik i cili dërgon sinjale të të pamurit nga syri deri tek truri.

Glaukoma klasifikohet në dy kategori:

1-Glaukoma me kënd të hapur

Glaukoma me kënd të hapur përparon me ngadalë, pacientët mund të mos e vërejnë se kanë humbur shikimin derisa sëmundja të përparojë dukshëm.Te glaukoma me kënd të hapur rrjedhja e lëngut të syrit zvogëlohet për shkak të dëmtimit dhe mbylljes së rrjetës trabekulare, funksioni origjinal i së cilës është të absorbojë lëngun e syrit. Glaukoma me kënd të hapur përparon me ngadalë, pacientët mund të mos e vërejnë se kanë humbur shikimin derisa sëmundja të përparojë dukshëm. Te glaukoma me kënd të hapur rrjedhja e lëngut të syrit zvogëlohet për shkak të dëmtimit dhe mbylljes së rrjetës trabekulare, funksioni origjinal i së cilës është të absorbojë lëngun e syrit. Rritja e presionit intraokular ushtron shtypje në trupin qelqor (corpus vitreous), i cili më tutje shtyn retinën ne drejtim të koroidesë duke shtypur enët e gjakut që ushqejnë retinën me gjak. Pa furnizim të mjaftueshëm me gjak qelizat retinale vdesin dhe nervi optik atrofohet duke shkaktuar verbim. Fijet nervore më së largu prej pikës fokale dështojnë të parat, për shkak të distancës nga furnizimi qendror me gjak, kështu qw humbja e të pamurit te glaukoma fillon në periferi të fushës vizive duke progresuar çdo herë e më keq e ashtuquajtura “të pamurit e tunelit” – tunnel vision. Nga kjo lloj glaukome shkaktohet humbja graduale progresive e fushës vizive si dhe ndryshimet në nervin optik.

2-Glaukoma me kënd të mbyllur

Glaukoma me kënd të mbyllur mund të paraqitet papritmas dhe shpeshëherë shoqërohet me dhembje. Humbja e shikimit mund te përparojë shpejt por diskomforti shtyen shumicën e pacientëve të kërkojnë ndihmë mjekësore para se të ndodhw dëmtimi i përhershëm i të pamurit. Te glaukoma me kënd të mbyllur këndi mes kornesë dhe irisit është komplet i mbyllur duke pamundësuar rrjedhën e lëngut të syrit nga dhomëza e pasme në atë të përparme dhe jashtë rrjetës trabekulare. Te kjo lloj glaukome shkaktohet dhembje e papritur e syrit, syri i skuqur, shikimi i halove përreth dritës, mundim, vjellje dhe dobësim i papritur i shikimit.

Faktorët e rrezikut

E para është mosha.  Personat mbi moshën 60 vjeçare kanë të rritur rrezikun për këtë sëmundje. Rreziku për zhvillim të glaukomës rritet me kalimin e viteve. Ata që kanë një histori familjare me glaukomë janë më të shfaqur ndaj këtij rreziku. Gjithashtu, ndikojnë edhe  dëmtimet fizike të syrit apo traumat e syrit. Okulistët rreshtojnë në këtë rreik edhe trashwsinë e kornesë,tumoret e syrit, inflamacionet e syrit apo shkëputjen e retinës.

Diagnoza dhe mjekimet

Testi për glaukomë duhet të përfshijë matjen e presionit intraokular përmes tonometrisë, ekzaminimi i këndit të dhomëzës së përparmë dhe ekzaminimi i nervit optik. Për mjekimet e glaukomës ka dy lloje mjekimesh- ai farmaceutik dhe kirurgjikal.

a)Mjekimi farmaceutik

Presioni intraokular mund të ulet me barna në formë të pikave për sy. Klasë të ndryshme të barnave përdoren për trajtimin e glaukomës ku secila prej tyre mund të kenw efekt lokal dhe sistemik. Këto ilaçe përdoren në rastet kur duhet të rrisin rrjedhjen e lëngut të syrit nëpër këndin mes irido-korneal, kur duhet të ulin prodhimin e lëngut të syrit nga trupi biliar, ose edhe të dyja të kombinuara. Mjekët sugjerojnë agjentët miotik të cilët shkaktojnë kontraksionin e muskujve ciliarë dhe hapjen e rrjetës trabekulare duke lejuar rrjedhjen e lëngut të syrit nëpër këndin irido-korneal. Gjithashtu, edhe inhibitorët e anhidrazës karbonike që ulin sekretimin e lëngut të syrit duke inhibuar anhidrazën karbonike në trupin ciliar.

b)Mjekimi kirurgjikal

Në mjekimin e glaukomës gjejnë zbatim edhe kirurgjia konvencionale edhe ajo lazerike. Përmes kirurgjisë laserike te glaukoma me kënd të hapur arrihet, rritja e rrjedhjes së lëngut të syrit ose eliminohet bllokimi i qarkullimit të lëngut të syrit te glaukoma me kënd të mbyllur.

 

Tags: glaukomamjekushikimisytë

TË LIDHURA

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!
Aktualitet

SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!

18:44 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë
Aktualitet

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
Next Post
Rama me atlete me logon e PS-së: “Për të vrapuar duhen dy këmbët”

Rama me atlete me logon e PS-së: “Për të vrapuar duhen dy këmbët”

Rama nga Lapraka : “Nuk iu futa politikës se doja të isha politikan”

Rama nga Lapraka : "Nuk iu futa politikës se doja të isha politikan"

PD: Në Selinë e PS, servera që marrin të dhënat personale të qytetarëve

PD: Në Selinë e PS, servera që marrin të dhënat personale të qytetarëve







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com