Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjyqtari mashtrues e hajdut, ngec në rrjetën e Vetting-ut

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Gjyqtari mashtrues e hajdut, ngec në rrjetën e Vetting-ut

Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë, nuk e kaloi Vetting-un. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi shkarkimin e tij bazuar në 3 kriteret e rivlerësimit.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza është në sistemin e drejtësisë shqiptare që në vitin 1992, kur përfundoi studimet me titullin jurist në Universitetin e Tiranës.

Po në këtë vit Thanza filloi punën si gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë të Shkodrës, ku ka shërbyer deri në vitin 2006. Nga ky vit e deri në vitin 2009 ka qenë gjyqtar në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës. Më pas karrierra e Thanzës do të ngrihej menjëherë, pasi në vitin 2009 emërohet gjyqtar në gjykatën Kushtetuese, ku shërbeu deri në vitin 2013.

Më tej karriera e Thanzës si gjyqtar do të vazhdonte si anëtar në Gjykatën e Lartë, ku shërben edhe aktualisht. Gjithashtu mes viteve 2004, deri në vitin 2009 ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe pedagog i jashtëm pranë disa universiteteve shtetërore dhe private.

Por e gjithë kjo karrierë duket se është shembur pasi Thanza gjatë kohës që ka qenë gjyqtar në gjykatën e Shkodrës, është dënuar në Itali, në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe gjobë për vjedhje, vendim për të cilin instiucionet shqiptare nuk mund të mos kenë pasur dijeni, por që nuk e kanë bërë publike edhe kur Thanza ngjiti shkallët më të larta në sistemin e drejtësisë, në Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë.

Mes qindra dosjeve që Thanza ka gjykuar gjatë karrierës së tij 26-vjeçare në sitemin e drejtësisë, janë procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë, ku familjarët e vitimave të 15 marsit 2008, opinioni publik dhe politika kanë akuzuar disa herë që ende nuk është dhënë drejtësi. Po ashtu ai ka dhënë vendime në gjykimin e disa deputetëve në Gjykatën e Lartë, si Tom Doshi, Mark Frroku apo Gent Strazimiri.

Pas faktit që u mësua publikisht, 26 vite pasi Thanza është bërë pjesë e sistemit të drejtësisë, pyetjet që shtrohen janë të shumta; si një gjyqtar i dënuar për vjedhje në Itali dhe ka dhënë drejtësi në Shqipëri në të gjitha shkallët e gjyqësorit? Nëse çështja e dënimit të tij do të ishte bërë publike që prej 19 vjetësh, a do të kishin marrë tjetër rrjedhë çështjet e bujshme që ai ka patur në dorë, siç është rasti i tragjedisë së Gërdecit?

Kush mban përgjegjësi që në sistemin shqiptar të drejtësisë për gati 3 dekada ka dhënë vendime një gjyqtar i dënuar dhe nëse nuk do të ishte seanca e kësaj të marte e vettingut, ky gjyqtar do të vazhdonte i qetë karrerën e tij në Gjykatën e Lartë. Pikëpyetje hidhen edhe në ligjin e dekriminalizimit, i cili nuk e filtroi gjyqtarin e lartë. Më shumë se gjithçka, edhe se shqiptarët që po bëjnë vettingun e prokurorëve edhe gjyqtarëve, rastin Thanza e zbuluan të huajt që monitorojnë procesin e vettingut.

TË LIDHURA

“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi besim te SPAK dhe Strasburgu
Aktualitet

“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi besim te SPAK dhe Strasburgu

10:38 | 21/01/2026
Rama në Bulevard me familjarët e viktimave, lule në vendin ku u vranë 4 protestuesit
Aktualitet

Rama në Bulevard me familjarët e viktimave, lule në vendin ku u vranë 4 protestuesit

10:20 | 21/01/2026
Rama zotohet për zbardhjen e ‘21 Janarin” dhe justifikohet: Pse s’u bë drejtësi?
Aktualitet

Rama zotohet për zbardhjen e ‘21 Janarin” dhe justifikohet: Pse s’u bë drejtësi?

10:16 | 21/01/2026
Next Post
“Më përdhunon sa herë dal nga apartamenti”, çfarë e shqetëson Fugën?

Fuga: Dridhen leqet e këmbëve, s'prishet teatri se bie mallkimi mbi 7 breza

Statistikat/ Çdo shqiptar ka shkuar mesatarisht tre herë tek doktori në 2017-n

Statistikat/ Çdo shqiptar ka shkuar mesatarisht tre herë tek doktori në 2017-n

“Shitja” e detit/Rama: Turp të kenë ata që më akuzojnë si tradhtar. Hahn: Pa marrëveshje s’ka BE! (Video)

Hahn në Tiranë, shmang Ruçin dhe Bashën. Ia zgjat dorën Metës e Ramës







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi besim te SPAK dhe Strasburgu
Aktualitet

“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi besim te SPAK dhe Strasburgu

by mirseda
10:38 | 21/01/2026
0

Xhaxhai i Aleks Nikës, një nga protestuesit e vrarë në demonstratën e 21 janarit, u shpreh se...

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

10:30 | 21/01/2026
Rama në Bulevard me familjarët e viktimave, lule në vendin ku u vranë 4 protestuesit

Rama në Bulevard me familjarët e viktimave, lule në vendin ku u vranë 4 protestuesit

10:20 | 21/01/2026
Rama zotohet për zbardhjen e ‘21 Janarin” dhe justifikohet: Pse s’u bë drejtësi?

Rama zotohet për zbardhjen e ‘21 Janarin” dhe justifikohet: Pse s’u bë drejtësi?

10:16 | 21/01/2026
“Gjurmët e shumta humbën, por ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëvë”,Rama: Si u rikthye në Spak

“Gjurmët e shumta humbën, por ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëvë”,Rama: Si u rikthye në Spak

10:13 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com