Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gjyqi në GJKKO, Laert Haxhiu nuk përballet me shokun e tij “pentito”, dëshmon Tafani:

1 muaj ago
in Aktualitet

Seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar në mungesë të të pandehurit, i cili nuk është paraqitur për t’u përballur me ish-bashkëpunëtorin e tij të kthyer në të penduar.

Në sallën e gjyqit ka dëshmuar Artan Tafani, i cili konsiderohet kyç në zbërthimin e grupit kriminal të Haxhiut. Ai është marrë në pyetje nga prokurori Behar Dibra, i cili e ka thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Gjatë seancës, Tafani ka dhënë një dëshmi të detajuar mbi njohjen me Haxhiun dhe veprimtarinë kriminale, duke e rrëfyer në mënyrë të drejtpërdrejtë para trupit gjykues:

“Me Laertin jam njohur nga një çun nga Lushnja. Jemi takuar në Dajt nëpërmjet Lulzim Arapit, ai ma ka prezantuar. Laerti më ka thënë ‘ça di të bësh’, pasi ai kishte marrë informacion që unë kisha bërë vjedhje me dhunë. Herën e parë më ka dhënë 1 mijë euro.

Më ka kërkuar Laerti t’i vendos një sasi tritoli në një banesë në Lushnjë, në pronësi të Erjon Çoku. Për këtë ngjarje kam takuar Laertin dhe më ka thënë se çfarë duhet të bëj. Tritolin e kisha unë, ma kishte dhënë Sajmir Krasniqi. Më ka thënë Laerti 100 euro sa për lekë xhepi.

Nga Korça shkova direkt në Lushnjë dhe nga ora 2-3 e natës shkova e vendosa tritolin dhe u ktheva prapë në shtëpi. Në atë kohë flisja me Laertin dhe i thashë çfarë veprimesh bëra.

Erjon Çoku ishte një person që shiste heroinë dhe e njihja se isha përdorues. Ky i kishte marrë Laertit mallin dhe nuk i kishte dhënë lekët. Besnik Çoku është vëllai i Erjonit, rrinte jashtë shtetit. Ishte hera e parë që bëja një gjë të tillë.”

TË LIDHURA

Aktualitet

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026
Aktualitet

Lamallari dhe Hita ngushëllojnë familjen e efektivit Enea Mekolli

20:41 | 04/06/2026
Aktualitet

Familja e efektivit të vrarë në Maliq: Do të prehet në vendlindje, jo te Dëshmorët

20:21 | 04/06/2026
Next Post

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Përplasja Trump-Kimmel, komediani i përgjigjet Presidentit amerikan: Shfaqja vazhdon

Emiratet largohen nga OPEC-u, “tërmet” në Gjirin Persik. Donald Trump: Irani është në kolaps







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Politikë

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

by mirseda
21:19 | 04/06/2026
0

Pas diskutimeve dhe debateve të shumta në seancën plenare, janë miratuar me votat e mazhorancës 2 projektligje,...

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026

“Keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

20:53 | 04/06/2026

Lamallari dhe Hita ngushëllojnë familjen e efektivit Enea Mekolli

20:41 | 04/06/2026

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com