Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Gjykata Speciale/Liderët kosovarë “s’prapsin” ndërkombëtarët

8 vjet ago
in Të Gjitha
Gjykata Speciale/Liderët kosovarë “s’prapsin” ndërkombëtarët

Veprimet e liderëve politikë dhe institucionalë të Kosovës kanë treguar se nuk kanë mirëkuptim karshi qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, lidhur me çështjet që vlerësohen të ndjeshme në raportet e ndërsjella, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Sipas tyre, çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si dhe së fundmi edhe tentimin për të dërguar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, propozimin për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, kanë nxitur veprime me plotë nervozë të udhëheqësve të Kosovës dhe të cilat shkojnë ndesh me zhvillimin e marrëdhënieve të mira me shtetet tjera, e në veçanti me vendet mike për Kosovën.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se ngjarjet e fundit kanë krijuar përshtypjen në opinion se udhëheqësit e Kosovës, për shkak të interesave personale ose klanore, nuk janë të përgjegjshëm si drejtues të shtetit, si dhe ndaj obligimeve që kanë marrë ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Siç thotë ai, janë situata shumë të rralla kur ambasadorët e vendeve mike të dalin me qëndrim zyrtar, kundër qëndrimit, të cilën në këtë rast e ka Qeveria ose kundër vendimit që eventualisht mund ta marrë Kuvendi.

“Është fakt që ne jemi shtet sovran dhe i pavarur, si dhe është fakt që ne i ndjekim procedurat demokratike. Mirëpo, gjithashtu është fakt që përmes procedurave demokratike nuk mund të sjellësh asnjë vendim që është antidemokratik ose asnjë vendim që shkon ndesh me synimet e Kosovës, por edhe me synimet e ruajtjes së miqësisë me shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën, si dhe me obligimet, karshi bashkësisë ndërkombëtare, që i ka marrë Kosova”, thotë Tahiri.

Ismajl Hasani, njohës i zhvillimeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se ftohja e raporteve ndërmjet faktorëve ndërkombëtarë dhe lidershipit të Kosovës, në mënyrë sporadike ka nisur para se të zhvilloheshin ngjarjet e fundit, me deklarata të cilat nuk kanë qenë në frymën e linjës së një zhvillimi normal që mund ta ketë një shoqëri.

“Por, ajo që kemi parë javën që shkoi, ishte kulmi i këtyre përpjekjeve për të zhbërë atë që është krijuar me mund nga populli i Kosovës, nga miqtë ndërkombëtarë. Është rrezikuar seriozisht projekti i përbashkët i Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë nga aleatët tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe shtetet tjera që kanë pasur kuptim për lirinë e Kosovës”, vlerëson Hasani.

Por, a i kanë dëmtuar raportet me miqtë ndërkombëtarë, sjelljet dhe veprimet e liderëve politikë dhe institucionalë të Kosovës dhe a mund të rezultojnë me pasoja për vet shtetin e Kosovës?

Politologu Tahiri, shpreh mendimin se kjo do të pasqyrohet në kuptimin afatshkurta dhe afatgjatë.

“Në kuptimin afatshkurta, nuk është prodhuar asgjë, sepse nuk është marrë ndonjë vendim, me gjithë tentativën. Në kuptimin afatgjatë, tregon karakterin e qeverisjes së Kosovës dhe të njerëzve që janë në krye të udhëheqjes dhe e vë në pikëpyetje se a jemi partner të qëndrueshëm ndërkombëtarë apo jo, pa marrë parasysh legjitimitetin momental që mund ta kenë krijuar përmes votës”.

Ndërkaq, Hasani vlerëson se bashkësia ndërkombëtare, e veçanërisht miqtë e Kosovës, e kanë humbur besimin në lidershipin aktual të vendit. Nisur nga kjo, sipas tij, do të ishte më mirë për Kosovën që ky lidership të mos jetë më në skenën politike të vendit, por mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme tash për tash, do të ishte veprim i rrezikshëm. Rrjedhimisht, siç thotë ai, edhe rikthimi i besimit tek vendet mike, mbetet çështje problematike.

“Që mbahen mend këto dhe që faktori ndërkombëtar nuk falë, sepse investimi i tyre është tepër i madh, kjo nuk diskutohet. Është çështje, pastaj, se si kornizohet kjo, me një zhvendosje të vëmendjes nga Kosova, me një ngrirje të avancimit të Kosovës, me një ngrirje të avancimit të proceseve për integrime në Bashkimin Evropian, procesin e liberalizimit të vizave, i cili tashmë me këtë akt është larguar shumë, si dhe integrimet euroatlantike, për të cilat është trumbetuar për kohë të gjatë”.

“Sidoqoftë, pas dy tentimeve, ditën e premte, për të dërguar në Kuvend të Kosovës për votim propozimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, reagimet e ambasadorëve të vendeve të Quintit në Kosovë kanë qenë mjaft të ashpra”-shkruan REL.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, e ka cilësuar këtë veprim si “ngulje e thikës pas shpinës për Amerikën”.

Ndërkaq, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, e ka quajtur mbrëmjen e së premtes, si “nata më e rrezikshme për Kosovën që nga përfundimi i luftës”.

Tags: kosoveLideratnderkombetaret

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Gattuso: “Zhdukim” Candreva-Perisic dhe dalim të fituar

Gattuso: “Zhdukim” Candreva-Perisic dhe dalim të fituar

Egjipt/Ekzekutohen me varje 15 militantë islamikë

Egjipt/Ekzekutohen me varje 15 militantë islamikë

Kisha Ortodokse malazeze “fut hundët” në dialogun Serbi-Kosovë

Kisha Ortodokse malazeze "fut hundët" në dialogun Serbi-Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më
Sport

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

by mirseda
22:20 | 11/08/2025
0

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka treguar se fitorja e skuadrës së tij në finalen e Ligës...

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025
Reali merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

Reali merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

21:10 | 11/08/2025
Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

20:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com