Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të PD, Sali Berisha i cili në ankimin e tij kërkoi shfuqizimin e masës së SPAK “arrest shtëpie” ndaj tij.
Në lidhje me këtë vendim të GJK, gazetarja Klodiana Lala me anë të një lidhjeje live direkte për një emision televiziv dha më tepër detaje. Ajo tha se GJK e ka nisur shqyrtimin sot në orën 10:30 dhe anëtarët kanë debatuar për kërkesat e bëra nga ish-kryeministri.
Kërkesa ndaj tij është rrëzuar, pasi kërkesa nuk ka marrë aprovimin e 5 votave në Kushtetuese. Ky vendim i GJK i hap rrugë kreut të PD Sali Berisha që t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.
Gazetarja Klodiana Lala: Sali Berisha kërkonte të njihej si antikushtetuese masa ‘arrest shtëpie’, që u caktua nga GJJKO, masë që u la në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. GJK e ka nisur shqyrtimin sot në orën 10:30 dhe anëtarët kanë debatuar për kërkesat e bëra nga ish-kryeministri. GJK ka arritur në përfundimin se rruga e ndjekur nga gjykata ishte në përputhje me Kushtetutën.
Kërkesa ndaj tij është rrëzuar, pasi kërkesa nuk ka marrë aprovimin e 5 votave. Ky vendim i GJK i hap rrugë kreut të PD Sali Berisha që t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut. Sali Berisha pretendon se masat ndaj tij janë marrë në kundërshtim me ligjin. Berisha fillimisht ishte në masën “detyrim paraqitje” në GJKKO, por ai nuk zbatoi këtë masë. Beteja e Berishës me drejtësinë është e humbur, së paku në raundin e parë të saj.