Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Akuzohet për gjenocid dhe krime lufte, nesër vendimi për Ratko Mlladiç

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Akuzohet për gjenocid dhe krime lufte, nesër vendimi për Ratko Mlladiç

Nesër në Hagë do të jepet vendimi për ish-liderin ushtarak serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç, mbi të cilin rëndojnë 11 akuza, përfshirë ato për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë do të japë vendimin e saj të shkallës së parë pas gjyqit 4-vjeçar të Mlladiç, i cili ishte një nga të arratisurit më të kërkuar në botë para se të kapej.

74-vjeçari akuzohet për gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995, gjenocid në gjashtë komuna të tjera boshnjake në vitin 1992, përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, terrorizim të popullsisë së Sarajevës me një fushatë bombardimi dhe sulmesh me snajper, si edhe pengmarrje të personelit të OKB-së.

Ndërkohë arrestimi i tij erdhi në 2011-n, pas një arratie prej më shumë se 15 vjet. Gjatë gjyqit të Ratko Mlladiç janë marrë në pyetje rreth 300 dëshmitarë, ndërsa Gjykata e Hagës ka pranuar 10 mijë prova.

Gjykata e Hagës do të japë një nga vendimet e saj më të pritura të mërkurën – atë kundër gjyqit të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

Vendimi i Gjykatës së Hagës ditën e nesërme, është një ndër më të priturat dhe do të ndiqet nga një numër u madh viktimash të luftës, si dhe përfaqësues të entitetit serb të Bosnjës, Republika Srpska, ushtrinë e të cilit Mlladiç e komandonte gjatë konfliktit në fillim të viteve 1990.

“Si një e mbijetuar e traumës, mendoj se pavarësisht se cili është dënimi, ai do të jetë shumë i shkurtër dhe jo mjaftueshëm për të gjithë ata që ai ka lënduar,” tha Lejla Deljanin për Birn. Ajo është një banore e Sarajevës, e cila u plagos rëndë në kokë me një plumb snajperi në 1992-n, kur ishte vetëm 11 vjeçe.

Por djali i ish-komandantit serb të Bosnjës Darko Mlladiç është shprehur se babai i tij nuk ishte fajtor për krimet, për të cilat akuzohej. Për Birn ai ka shtua se “çdo vendim tjetër që nuk është lirimi i tij nga akuzat, do të jet13• i papritur për familjen e tij”.

Sipas Darko Mlladiç, të gjitha analizat ligjore tregojnë se Prokuroria e Hagës nuk e vërtetoi aktakuzën që akuzon babanë e tij. Ai gjithashtu këmbënguli se “nëse do të zbatohej ligji penal normal, gjenerali Mlladiç më 23 nëntor do të kthehej në shtëpinë e tij”.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe avokati i 74-vjeçarit, Dragan Ivetiç, i cili tha se ish-gjenerali mund të mos marrë pjesë në dhënien e vendimit për të më 22 nëntor për shkak të gjendjes së dobët shëndetësore.

“Një doktor ka thënë se çdo lloj stresi, përfshirë një procedim gjyqësor, mund të rrisë shansin që Mlladiç të pësojë ndonjë infarkt, atak ose të vdesë,” tha Ivetiç, lajmëroi “Associated Press”.

Ndërkohë më herët gjatë këtij muaji, avokatët mbrojtës të Mlladiçit kërkuan nga Gjykata e Hagës shtyrjen e dhënies së vendimit të shkallës së parë deri kur të përcaktohej nëse ish-shefi ushtarak serb i Bosnjës ishte mendërisht dhe fizikisht i aftë të merrte pjesë në gjyqin e tij.

Kujtomë se në vitin 2011 kur Mlladiç u arrestua, ka pësuar tre infarkte. Si pasojë, në muajin mars të këtij viti, mbrojtja e tij kërkoi që ai të lirohej përkohësisht dhe të lejohej të shkonte në Rusi për trajtim mjekësor.

Avokatët pretendonin se trajtimi i tij mjekësor në qendrën e paraburgimit të gjykatës së OKB-së kishte qenë i papërshtatshëm.

Por gjykata e refuzoi një kërkesë të tillë, duke thënë se Mlladiç kishte marrë trajtimin e duhur mjekësor në Hagë.

Tags: BosnjësGjykata e Hagësish-komandantin serbtë mërkurënvendimi

TË LIDHURA

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

16:16 | 06/03/2026
Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”
Rajoni

Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”

09:48 | 06/03/2026
Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit
Rajoni

Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit

12:47 | 04/03/2026
Next Post
Besiktas siguron kualifikimin/ Maribor u prish festën rusëve në shtesë (Video)

Besiktas siguron kualifikimin/ Maribor u prish festën rusëve në shtesë (Video)

VIDEO/ Sherr në Kuvendin serb, deputetët gjuajnë njëri-tjetrin

VIDEO/ Sherr në Kuvendin serb, deputetët gjuajnë njëri-tjetrin

Gruevski i hapi dyert Rusisë në rajon/Meta e mbështet: Garanton stabilitetin në rajon

Gruevski i hapi dyert Rusisë në rajon/Meta e mbështet: Garanton stabilitetin në rajon







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com